Kur terheqja fizike ofron mundesi!

Share

LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122957
<b>Pikėt</b> Pikėt : 260915
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Kur terheqja fizike ofron mundesi!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 30/11/2009, 11:25


Kur dikush vėrtet na pėlqen, nuk ėshtė vetėm ēėshtje ndjenje apo tėrheqje fizike: na nxisin instiktivisht genet, hormonet dhe sistemi ynė imunitar. Po perse? Sepse, qė prej miliona vitesh u nėnshtrohemi rregullave tė sakta biologjike dhe evolutive.

Gruaja e veshur me njė fustan tė hollė nėn tė cilin duket kėmisha tėrheq vėmendjen e tė tre burrave qė janė ulur nė tavolinė. Me kokėn e pėrkulur anash ajo flet dhe qesh ndėrkohė qė herė pas here kalon dorėn nė flokėt e saj tė zinj. Edhe burrat flasin e qeshin me tė. "Po sillet nė mėnyrė tė pėrkryer" pohon Deivid Givens. "Koka e pėrkulur anash, krahėt e zhveshur, tė gjitha kėto janė sinjale pritjeje".

"Njerėzit nuk i zėnė besė aq lehtė njėri-tjetrit. Atėherė lind pyetja: Si ėshtė e mundur qė dy trupa arrijnė tė bashkohen aq sa tė nxjerrin nė dritė njė qenie tjetėr?" Si fillim flirtojnė. Me sytė qė kėrkojnė sy tė tjerė, njerėzit synojnė njė afrim i cili funksionon, megjithėse shpesh ngjan disi mėngjarash. Ai i ofron diēka pėr tė pirė, ajo qesh me batutat e tij. Ajo heton fytyrėn e tij, ai synon tė kuptojė qėllimet e saj. Njėri nga tė dy gjen kurajė sa tė kėrkojė njė numėr telefoni. Mė pas njė takim, njė drekė e shpejtė, njė kafe, njė film. Dhe me pas ndoshta njė takim tjetėr. Pas misterit dhe magjisė sė dashurisė qėndrojnė ligjet themelore tė biologjisė dhe gjenetikės.

Tėrheqja nė ēift

Miliona vjet mė parė paraardhėsit tanė e gjenin shokun e zemrės pa ndihmėn e internet-it, analizave tė ADN-sė, klubeve apo lokaleve publike. Thjesht niseshin nga fiziku: burrat kėrkonin gra tė gatshme pėr tė riprodhuar, me ije tė bėshme, te domosdoshme kėto pėr tė pėrballuar shtatzėninė; ndėrkohė qė gratė kėrkonin burra me gene tė shėndosha, shprehje e tė cilave janė gjatėsia dhe trupi i lidhur. Ose me njė sistem tė fortė imunitar. Simetria ėshtė njė tjetėr shenjė prove lidhur me genet e dikujt, shprehur kjo nė proporcionin e dy anėve tė fytyrės, krahėve, duarve dhe kyēeve.

Tornil dhe Stiven Gangestad kanė zbuluar se simetria vlerėsohet nga tė dy gjinitė. Ideja e "genit tė sigurisė" shtrihet edhe tek sytė, duart dhe krahėt. Pra, mesa duket, simetria ėshtė kaq e rėndėsishme sa gratė jo vetėm e shohin, por edhe e nuhasin. Por, ecuria e tėrheqjes parashikon njė ndryshim interesant: megjithėse pėr ēiftėzim gratė preferojnė burrat simetrikė me shumė testosterone, pėr tė krijuar familje ato zgjedhin tipa tė tjerė fytyre. Sipas tyre, ky lloj burri ofronte siguri dhe ngrohtėsi. Por, pėr burrat ėshtė ndryshe. Burrat i tėrheq mė shumė njė femėr me fytyrė nė formė zemre, me nofulla tė vogla dhe sy tė mėdhenj.

Ai ka organizuar nė internet njė program tė "krijimit tė fytyrave": ky program konsistonte nė ndarjen e fytyrave mė tė famshme nė kategori si bukuria dhe rinia, pėr t'i pėrzierė mė pas nė mėnyra tė ndryshme tė cilat votoheshin nga burrat. Rezultati i testit: bukuria ose fytyra nė forme zemre pėrputhej me rininė mė shumė rreth moshės 22-vjeēare, periudhe kjo ku gruaja arrin pjellorinė maksimale; dhe meqenėse njė grua pjellore ofron mė shumė mundėsi pėr tė transmetuar genet e saj, nisur nga pikėpamja evolutive ėshtė logjike tė ndihesh i tėrhequr nga njė grua e re e aftė tė riprodhoje.

Sjellja intime

Burrat dhe gratė duhet tė marrin parasysh edhe diēka tjetėr nė raportin me partnerin e tyre: rrezikun. Kėtu hyn nė lojė sjellja, e cila ofron siguri nė fazėn e njohjes midis dy njerėzve. "Ardhja rrotull ėshtė njė varg i pafund lejesh qė gjithsesi duhen marrė, pėr tė arritur aty ku duam", thotė Givens. Dikush tregon njėfarė interesi, tjetri nuk refuzon, atėherė dikushi i parė ndihet i tėrhequr pėr tė marrė vesh se ēfarė ndodh. Ėshtė pėr t'u theksuar fakti se tė dy dėshirojnė tė duken mossulmues.

Mendja dhe trupi

Hapin e parė drejt partnerit e bėn trupi ynė, i cili di ēfarė bėn. Atė e drejtojnė sinjalet qė lėshon trupi i partnerit: lėvizjet, era, tingujt, shijet, pėr tė cilat nė ato momente as qė mendojmė. Tė ndjekėsh instiktin ėshtė rruga mė e thjeshtė dhe mė e shpejtė pėr tė bėrė dashuri. Si pėrfundim nuk mund tė thuhet se qeniet njerėzore i nėnshtrohen vetėm instinkteve bazė. Pėrveē biologjisė, ėshtė eksperienca personale ajo qė i shtyn njerėzit nė drejtime tė ndryshme, pohon njė psikologe nė universitetin e Ben Gurionit ne Izrael.

"Ka pjesė tė kodit tonė romantik tė cilat janė tė pėrbashkėta me kulturat e ndryshme dhe me njerėzit e tjerė, tė tjerat janė tejet personale". Veēanėrisht eksperiencat e para janė shumė domethėnėse. Sot teknologjia u lejon ēifteve tė evitojnė tėrėsisht botėn fizike. Kjo u jep shpresė atyre qė nuk kanė nofulla perfekte apo raport tė saktė bel-ije. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr njė grua e cila nuk ka sy tė mėdhenj tė mrekullueshėm. Hilja qėndron nė shprehjen e ndjenjave qė nė kontaktin e parė, duke pasur gjithnjė parasysh se nė fund tė fundit edhe simetritė e pėrsosura kanė njė kufi.

Flirtimi

Arti i flirtit drejtohet nga sinjale qė i kanė rrėnjėt thellė nė historinė tonė evolutive, me gjithė praninė e kulturave tė ndryshme. Shkencėtarėt kanė zbuluar se kėto sinjale janė rrjedhim i kodeve tė tėrheqjes tė cilat kanė ekzistuar miliona vite mė parė. Kodet, si p.sh. shigjeta e dashurisė, na drejtojnė tek shoku i zemrės. Sepse tėrheqja fizike qė provojmė ndaj dikujt ofron mundėsi mė tė mėdha pėr t'u ēiftėzuar dhe pėr t'ia transmetuar genet tona brezave tė ardhshėm. "Nuk ka bukuri pa shėndet", nėnvizon Devendra Sing, psikologe ne Universitetin e Teksasit dhe Austinit.

Qė prej 20 mijė vjetėsh, burrat pėlqejnė ije dhe bel tė pėrmasave saktėsisht tė pėrcaktuara, sepse ato janė tregues tė riprodhimit. Shkencėtarėt kanė zbuluar se gratė preferojnė burrat e gjatė, sepse ata bėjnė mė shumė fėmijė se burrat e shkurtėr. Pra megjithėse dashuria mund tė jetė njė ndjenjė shumė tėrėsore nga pikėpamja psikologjike, dridhja e parė e dėshirės merr pamjen e nevojės pėr bashkim dhe pėr riprodhim.

Hormonet

Tek burrat, hormonet janė pėrcaktues pėr njė sistem tė fortė imunitar. Meqenėse ėshtė e pamundur tė kontrollosh hormonet tek njė njeri, atėherė hetohen shfaqjet e tyre tė jashtme. Tek burrat testosteroni lexohet nė fytyrė. Tornil ka zbuluar se adoleshentet me nivele tė larta tė testosteronit, kur rriten kanė mjekėr mė tė gjerė dhe fytyrė mė tė tėrhequr.

Fytyra e tėrhequr flet pėr njė trup tė lidhur. Ajo qė nė fakt tėrheq vėmendjen e burrave ėshtė momenti kur estrogjenet transformojnė njė vajze nė grua duke depozituar ind dhjamor nė ije dhe duke zvogėluar rrethin e belit nė raport me ijet. Sipas eksperteve, proporcioni magjik ėshtė njė bel, rrethi i tė cilit shkon nė 60 - 70 pėrqind tė masės sė ijeve. Arsyeja pėr tė cilėn ky konfigurim ėshtė kaq tėrheqės ende nuk ėshtė e qartė, por me siguri kjo ka tė bėjė me njė dėshmi tė qėndrueshme evolutive mes kėtij lloj trupi dhe sistemit riprodhues.

Gjenetika

Ekzistenca e njė fare llojshmėrie gjenetike brenda njė trungu familjar ėshtė e domosdoshme pėr luftimin e sėmundjeve. Mesa duket, burrat dhe gratė ia dolėn mbanė pėrsėri kur pėrcaktuan mėnyrėn se si tė gjejnė njė partner jo vetėm tė shėndoshė, por edhe gjenetikisht tė aftė, pa i bėrė analizat e ADN-sė. Disa kėrkues zvicerane duke studiuar genet e sistemit imunitar kanė zbuluar se gratė tėrhiqen nga era e burrave me gene tė ndryshme nga tė tyret.

Por nuk ėshtė vetėm ēėshtje ere. Elemente tė veēantė kimikė, tė paerė, tė quajtur feromone ndikojnė ndjeshėm nė sjelljen seksuale tė njerėzve. Njė kombinim i tyre zgjat ciklin menstrual dhe njė tjetėr e ndėrpret. Ky zbulim ishte prova e parė domethėnėse qė njerėzit i nėnshtroheshin lidhjes kimike e cila ndikonte nė aktivitetin seksual. Meklintok thotė se efektet e feromonit nuk janė aq te dukshme tek qenia njerėzore, pėr shkak se sjellja ėshtė mė komplekse. Megjithatė efektet kimike janė tė pranishme dhe kjo shpjegon mbase sesi ėshtė e mundur qė gratė "nuhasin" simetrinė.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 24/1/2017, 18:20