Nga stoli nė fushė, Shqipėria me probleme

Albatros
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19029
<b>Pikėt</b> Pikėt : 37312
<b>Votat</b> Votat : 106
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje Nga stoli nė fushė, Shqipėria me probleme

Mesazh nga Albatros prej 6/10/2008, 17:19


Tifozėt e Kombėtares shqiptare ėndėrrojnė qė ekipi i tyre i zemrės tė bėjė ndonjė mrekulli kėtė edicion, sepse kuqezinjtė janė nė krye, por ecuria e lojtarėve tė pėrfaqėsueses nuk aktivizohen rregullisht nė klubet e tyre. Sikur tė mos mjaftonte kjo, disa nga lojtarėt kyē tė Shqipėrisė do tė udhėtojnė drejt Hungarisė dhe Portugalisė pasi kanė kaluar dėmtime aspak tė lehta. Njė situatė e tillė, nuk ia lehtėson aspak punėn trajnerit Han, por edhe vetė skuadrės pėr tė marrė rezultate pozitive nė dy ndeshjet e radhės mė 11 dhe 14 tetor.

Rezervat

Erjon Bogdani, gjiganti i sulmit kuqezi qė aktivizohet te Kievo, nuk luan rregullisht aty, madje deri tani nuk ėshtė aktivizuar nė asnjė ndeshje si titullar. Edmond Kapllani gjithashtu nuk ka arritur tė fitojė njė vend titullari te Karlsruhe, kjo pėr shkak edhe tė njė dėmtimi qė pėsoi disa javė mė parė. Besart Berisha, sulmuesi tjetėr i pėrfaqėsueses, ka shėnuar tre gola me Rozenborgun, por edhe ai ėshtė rezervė te skuadra norvegjeze. Jahmir Hyka, talenti i pėrfaqėsueses shqiptare, i cili luajti si titullar nė dy ndeshjet kundėr Suedisė dhe Maltės, nuk ka luajtur nė asnjė takim si titullar te skuadra e tij Mainc 05, madje edhe aktivizimi si zėvendėsues ka qenė me pikatore nga tekniku i skuadrės gjermane. Kapiteni i kuqezinjve, Altin Lala, gjatė kėtyre javėve ka luajtur vetėm njė ndeshje si titullar, madje edhe dje e ka nisur nga stoli ndeshjen ndaj Borusia Dortmundit. Skela, i cili ėshtė njė nga lojtarėt mė tė aktivizuar te Kotbusi, dje nuk ėshtė grumbulluar fare nė ndeshjen kundėr Hamburgut. Kristi Vangjeli, mbrojtėsi i pėrfaqėsueses, vazhdon tė mos luajė te grekėt e Arisit. Elis Bakaj i Partizanit ėshtė pezulluar nga klubi dhe nuk ka luajtur nė dy javėt e fundit. Elvin Beqiri gjithashtu, pėr shkak tė problemeve fizike nuk ėshtė aktivizuar rregullisht te Vllaznia.

Dėmtimet

Mė shqetėsuesi ėshtė ai i Klodian Duros. Nė dy ndeshjet e kaluara ishte njė ndėr futbollistėt mė nė formė, por pėsoi njė dėmtim nė ndeshjen e Kupės UEFA kundėr Manēester Sitit dhe i ka munguar Omonia Nikosias nė tre ndeshjet e fundit. Kapllani gjithashtu pėsoi njė dėmtim qė e mbajti jashtė fushave pėr mė shumė se dy javė. Lorik Cana pėsoi njė dėmtim nė gju dy javė mė parė, i cili gjithsesi nuk rezultoi problematik. Hamdi Salihi mungoi javėn e kaluar pėr shkak tė njė dėmtimi qė pėsoi, por konfirmoi se do tė jetė nė dispozicion tė trajnerit pėr dy sfidat e radhės. Ndėrkaq, Ilion Lika ka pėsuar njė dėmtim dje nė skuadrėn e tij dhe kjo e ka detyruar tė mungojė nė dy ndeshjet e ardhshme tė pėrfaqėsueses. Lojtarėt kuqezi qė kanė luajtur rregullisht gjatė kėsaj periudhe janė Beqaj, Curri, Dallku, Cana dhe Salihi.

    Ora ėshtė 22/7/2019, 20:13