BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Binni


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫


Me rastin e Ditės sė Flamurit, 28 Nėntorit, presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu i ka dėrguar njė telegram urimi presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi.
“Nė emėr tė popullit dhe tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės, ju shpreh urimet e mia mė tė pėrzemėrta me rastin e Ditės sė Flamurit – 28 Nėntorit”, thuhet fillimisht nė urim.

Shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 nėntor 1912, siē thekson presidenti Sejdiu nė urim, ishte pa dyshim ngjarja mė e madhe nė historinė e kombit shqiptar qė prej nėntorit tė Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut.

“Kjo ditė e bekuar mblodhi tok prijėsit e tė gjitha viseve shqiptare nė qytetin e Vlorės, tė cilėt njėzėri e shpallėn Shqipėrinė shtet mė vete, tė lirė dhe tė pavarur. Qė nga ajo kohė, shqiptarėt nė Shqipėri, nė Kosovė dhe kudo nė trevat e tjera etnike janė rritur, janė edukuar dhe janė flijuar duke e mbajtur lart e me krenari Flamurin Kombėtar, kėtė simbol tė unitetit, tė paqes dhe tė dashurisė nė mes tė gjithė shqiptarėve pa dallim krahine e besimi”, thuhet nė telegramin e urimit.

“28 Nėntori ėshtė ditė e secilit shqiptar, pavarėsisht ku jeton a punon ai. Ajo ėshtė ditė qė na i pėrkujton sakrificat e mėdha dhe luftėn e pėrhershme qė kanė bėrė shqiptarėt gjatė gjithė historisė pėr tė ruajtur tė paprekshme frymėn e qenies sė vet nacionale”.

“Sot, nė 97-vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė saj, Republika e Shqipėrisė mund tė mburret me tė arriturat e saj, sidomos tė kėtyre viteve tė fundit. Anėtarėsimi nė NATO dhe ecja e fuqishme e Shqipėrisė drejt integrimit nė Bashkimin Evropian janė njė motiv i madh edhe pėr ne nė Kosovė qė tė punojmė pėr jetėsimin e standardeve tė kėrkuara nga kėto institucione. Pėrmbyllja e plotė e kėtij procesi tė madh njėdrejtimėsh do ta rrumbullakonte njėherė e mirė kthimin e kombit shqiptar nė shtratin e vet tė natyrshėm shpirtėror, kulturor e politik evropian”, shprehet presidenti Sejdiu nė urimin e tij.

“Duke ju rishfaqur ndjenjėn e konsideratės sime mė tė lartė, i dashur President, uroj qė Republika e Shqipėrisė dhe populli i saj tė kenė pėrherė vetėm mbarėsi dhe suksese!”, pėrfundon telegrami

http://www.Botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto