BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
TIRANĖ - Njė charter special ka sjellė nė Shqipėri me pranga Aldo
Baren. Ish-kapoja i bandės sė Lushnjės i shumėkėrkuar nga drejtėsia
shqiptare, ka ardhur sot nė Rinas rreth orės 10:00. Ai u arrestua nė
Turqi nė mars 2006.


Shoqėrimi i tij ėshtė bėrė nėn masa tė forta sigurie, qė sollėn edhe
bllokimin e plotė tė rrugės Rinas-Tiranė. Njė eskortė policie e
shoqėroi deri nė burgun 313 nė Tiranė.


Aldo Bare ose Alfred Shkurti, (emri i tij i vertetė) u arrestua afro
tre vjet mė pare nė Ankara, por ekstradimi i tij s'ka qenė i lehtė pėr
autoritetet shqiptare. Bare pretendoi nepermjet avokatit te tij turk se
nuk duhet te ekstradohej ne atdhe pasi rrezikohej deri nė eliminim
fizik. Gjatė seancave gjyqėsore tė shqyrtimit tė kėrkesės pėr
ekstradim, Aldo Bare ka shprehur dėshirėn pėr ekstradimin e tij nė
Itali, duke refuzuar tė kthehet me pranga nė duar nė Shqipėri. Ndėrkohė
edhe shteti Italian kishte paraqitur interes pėr ekstradimin e Bares,
pasi atje ai ishte nėn akuzė pėr trafik droge.


Lėvizja pėr kapjen e tij u aktivizua pasi Prokuroria e Krimeve te Renda
e cilia formuloi ndaj Aldo Bares akuzat per krijimin e organizates
kriminale, akuzat per me teper se 15 vrasje, per rrembim personi,
shkaterrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale ne bashkepunim
nga organizata kriminale.


Bare dhe organizata e tij kriminale akuzohen per vrasjen dhe rrėmbimin
ne korrik te vitit 1997 tė Artur Dajes, per vrasjen ne vitin 2000 te
agjentit te policise Klejdi Bano, per vrasjen e mbetur ne tentative te
ish-shefit te policise Sinan Meta, per vendosjen e eksplozivit ne
stadiumin e Lushnjes, per vendosjen ne 2001 te ekplozivit ne banesen e
inspektorit te policise Idriz Shuli, per vrasjen ne janar te vitit 2005
te Klodian Haxhiut, per vendosjen ne mars te 2005 te eksplozivit ne nje
apartament ne rrugen Don Bosco ne Tirane, per vrasjen ne korrik 2005 te
Baki Taullajt, per vendosjen e eksplozivit ne makinen e ish-drejtorit
te policise kriminale, Xhavit Shala, dhe per nje numer vrasjesh te
tjera.


Pėr kryerjen e kėtyre veprave, i pandehuri Aldo Bare bashkė me shokėt e
tij, Enver Dondollaku, Arben e Enver Boriēi, Ilir Stėrgu, Afrim Hoxha,
Erion Cici, Rexhep Gina, Arjan Aliēko dhe Jorgo Muzaka po gjykohet
pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė pėr Krimet e Rėnda nė kryeqytet.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto