Pema e DASHURIS ....

Share
avatar
Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Pema e DASHURIS ....

Mesazh nga Vizitor prej 25/11/2009, 15:19

Ishte njėherė njė pemė shumė e bukur, degėt e sėcilės lartėsoheshin qiellit tė pafund. Kur vinte sezona e lulėzimit, tė gjithė fluturat mė tė bukura loznin si tė llastuara nė tė. Kur vinte koha e frutave, zogjė ngjyrash e vendesh tė ndryshme mblidheshin dhe ia thonin cicėrrimave...

Njė ēunak, poashtu, vinte shpesh tė lozte nėn kurorėn e pemės. Dhe, tek ajo filloi tė shfaqej njė ndjenjė dashurie dhe respekti ndaj fėmijės. Dashuria mes tė madhit dhe tė voglit ėshtė e mundur nėse i madhi nuk ėshtė i vetėdijshėm se ėshtė i madh. Pema nuk e dinte se ėshtė e madhe; vetėm njeriu e ka kėtė lloj tė vetėnjohjes.

Djaloshi i ngazėllyer erdhi, dhe pema ia lėshoi degėt. Ajo do tė ishte tepėr mirėnjohėse nėse djaloshi do tė shijonte aromėn e luleve tė saj.
Djaloshi rritej. Duke e parė atė me kurorė lulesh nė qafė se si vallėzonte nėn degė, pema mbushej gėzim e hare. Djaloshi rritej e rritej. Filloi tė ngjitej degėve ku kėndonte pa pra.

Por, koha kalonte, ndėrsa djalin nisėn ta brengosin probleme e obligime tė tjera. Ambicioziteti shtohej. Tash, ai takohej edhe me shokė, andaj edhe nuk vinte te pema. Por, ajo priste me durim, thėrriste nga thellėsia e shpirt:"Eja, eja! Vetėm ty tė pres!" Dashuria pret ditenatė. Ajo ndihej e dėshpėruar. Dashuria ndihet e dėshpėruar nėse nuk mund tė jepet, tė ofrohet; ajo ėshtė mė e lumtura atėherė kur dorėzohet nė tėrėsi, tė dhurohet e plotė. Njė ditė, ai kaloi aty pari dhe pema nuk u durua: "Tė prita ditė tė tėra por ti nk u duke?" Djali ia ktheu: Ēfarė ke ti? Pse tė vij unė tek ti? Mos ke ndoshta para? Unė kėrkoj vetėm para!" Pema e befasuar thotė.

"Ti do tė vjen nėse tė jap diēka? Ne s'vuajmė nga kjo sėmunde prandaj dhe jemi tė lumtur. Lulet lulėzojnė nė ne, frutat piqen, ofrojmė hije freskuese, zogjtė bredhin degė mė degė duke kėnduar edhepse ne s'kemi para. Jo, jo, ne s'kemi nevojė pėr para", dhe pėr njė ēast pema u ndal, pėr tė vazhduar: "Mos shko gjetkė, i dashuri miku im. Vil frutat e mia dhe shiti. Kėshtu do tė fitosh para". Djaloshi pranoi menjėherė. Hipi nė pemė dhe i voli frutat bile edhe ato tė papjekurat. Pema ishte e lumtur edhepse disa degė i theheshin.

Qoftė edhe e thyer, dashuria gjithmonė gėzohet, pėrderisa egoja dėshpėrohet edhe kur mer. Djaloshi nuk u duk pėr njė kohė tė gjatė. Tash, kisht para dhe mundohej t'i dyfishonte. Pemėn e kishte harruar fare, ndonėse ajo aq e dėshironte kthimin e tij, madje, si nėna me gjinjtė plot qumėsht kur ia refuzon fėmija. Pas shumė vitesh, tashmė i pjekur, djaloshi erdhi. Pema i tha: "Eja ēunaku im. Eja tė mė pėrqafosh."

Ai ia ktheu: "Pusho mė me atė sentimentalizėm. Dokrra fėmijėsh... Nuk sheh se s'jam mė fėmijė?"

Por, pema vazhdonte tė thėrriste:"Eja, eja e kėrce nėpėr degėt e mia. Vallėzo. Eja e luaj me mua."

Njeriu nuk prante:"Mjaft mė me kėto pėrrallėza qė nuk sjellin dobi. Unė duhet tė ndėrtoj shtėpi. A mund tė mė japėsh shtėpi?" Pema shpėrtheu: "Shtėpi?! Unė jetoj pa shtėpi.... Por, nejse... preji degėt e mija kėshtu do tė jesh nė gjendje tė ndėrtosh shtėpi...? Pa humbur kohė, ai i preu tė gjitha degėt. Nga gjithė ajo pemė mbeti vetėm trungu i mjerė. Njeriu as qė iu falendėrua.... Ai e ndėrtoi shtėpinė. Pastaj, sėrish kaluan vite e vite. Trungu priste. Dėshironte ta thėrriste por nuk kishte gjethe as degė qė tė paktėn pėrmes erės t'ia dėrgonte porosinė. Nė shpirtin e saj fishkėllente jehona:

"Eja, eja i dashuri im. Eja..." Por, asgjėkundi gjurmė njeriu.
Koha kalonte, dhe njeriu u plak. Ashtu i kėrrysur, njė ditė kaloi skaj pemės, tashmė vetėm trung." Ē'mund tė bėj mė pėr ty? Ti erdhe sėrish pas kaq shumė kohėsh"- i tha trungu." Ē'mund tė bėsh pėr mua? Dua tė shkoj vendeve tė largėta tė fitoj. Pėr kėtė mė duhet udhėtimi me lundėr" - ia ktheu plaku.

Trungu i pėrgjigjet i lumtur: "Kėtu nuk ka vend pėr brengosje, dashuria ime. Prej trungun tim dhe ndėrto njė lundėr prej tij. Por, mos harro: unė gjithmonė do ta pres kthimin tėnd."

Njeriu edhepse i lodhur fort, e preu trungun pa pėrtesė. E ndėrtoi lundrėn dhe lundroi. Nga pema gjigante kishte mbetur vetėm njė cung i vogėl, i cili e priste tė dashurin, e priste, e priste...

Egoja nuk shkon atje ku nuk mund tė marrė gjė. Egoja ėshtė vetėm njė varfanjak (lypės) i amshushėm, pėrderisa dashuria ka mėshirė.
Njė mbrėmje, fare rastėsisht, mė ra tė pushoj afėr kėtij cungu. Ai mu ankua:" Miku im akoma s'ka ardhur. Jam shumė i brengosur pėr tė.

Mos ėshtė fundosur diku nė det? Apo ndoshta ka humbur? Mund tė mos jetė gjallė? Sa mė shumė qė i afrohem fundit tė jetės sime aq mė shumė dua tė dėgjoj pėr tė, ta kem afėr. Unė s'kam ē'ti ofroj mė, ndėrsa ai e njeh vetėm gjuhėn e grabitjes".

Egoja e njeh vetėm kėtė gjuhė. Gjuha e tė dhuruarit ėshtė vetėm dashuria.
Nuk ka mbishkrim, hartė, fjalor pėr dashuri. Nuk ka udhėzime dhe parime nė dashuri.

Burrelsja
ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

<b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
<b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
<b>Votat</b> Votat : 21

Buzqeshje Re: Pema e DASHURIS ....

Mesazh nga Burrelsja prej 20/7/2013, 17:18

Ishte data 30.04.2012 kur u takova pėr herė tė parė me njė femėr qė ndjen si unė. U njohėm rastesisht nė facebook, mė bėri kėrkesė miqėsie. Me aq sa pash nė foto mė pėlqeu, ishte tepėr e mirė. Kisha kohė qė prisja tė njihesha me ndonjė vajzė dhe ja, fati mė erdhi dhe mua nė derė. E pranova ftesėn dhe filluam tė flisnim gjatė nė inbox derisa mė kėrkoi numrin e celularit. Sapo ia dhashė numrin mė telefonoi, mė bėri pėr vete ai zė. Flisnim gjatė nė telefon, shkėmbenim mendime nga mė tė ndryshmet, pak nga pak po dashurohesha me atė njeri. Vendosėm tė takoheshim.
Meqėnėse jemi nga qytete tė ndryshėm vendosėm tė takoheshim nė Durrės, gjysėm rruge unė, gjysėm ajo. Ajo kishte makinėn e saj dhe arriti para meje. Si pėr inat furgoni me tė cilin po udhėtoja u prish rrugės dhe unė u vonova qė nė takimin e parė. Ishte pak me nerva por kaloi... Kur u takuam mė filluan tė dridhurat, fillova tė kisha emocione qė nuk i kisha provuar mė parė. Hipa nė makinėn e saj dhe shkuam diku pėr kafe. U ulėm nė njė lokal nė breg tė detit e filluam tė flisnim mė shumė pėr jetėt tona e pėr lidhjet qė kemi patur. Nuk ngopesha duke e parė, ishte aq e mirė...
Pasi mbaruam kafen u ngritėm pėr tė gjetur ndonjė vend ku tė kishim mė shumė privatėsi. Ndaluam nė mes tė pyllit tė Golemit, ajo shtriu sediljen dhe unė u ula nė prehėrin e saj. Po dridhesha nga emocionet, i afrohem dhe i puth ėmbėl buzėt. Mė pa, qeshi dhe filloi tė mė prekte tė gjithė trupin e tė putheshim me epsh. Hera e parė qė puthja njė femėr ashtu, e ndjeja shumė, nuk ngopesha... Aty u lidhėm dhe mė premtoi qė nuk do mė linte pėr askėnd e pėr asgjė, e tė them tė drejtėn e mbajti fjalėn.
Gjithė kėto muaj i kemi kaluar bashkė, kemi fjetur e kemi bėrė pushimet bashkė. Me pak fjalė lidhja jonė vazhdon edhe sot e kėsaj dite, jemi pak larg por bėjmė tė pamundurėn qė tė takohemi sa mė shpesh. Gjithė kjo pritje ka vlejtur pasi unė nė tetor filloj shkollėn nė Tiranė dhe do bashkėjetojmė tė dyja. Eshtė gjėja mė e bukur qė mė ka ndodhur nė jetė, e kam jetėn time e tė uroj mos ndahemi asnjėherė!

    Ora ėshtė 29/6/2017, 12:47