Ari Han, asnjė ndryshim nė listė (kampionati boteror 2010)

Albatros
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19029
<b>Pikėt</b> Pikėt : 37312
<b>Votat</b> Votat : 106
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje Ari Han, asnjė ndryshim nė listė (kampionati boteror 2010)

Mesazh nga Albatros prej 3/10/2008, 08:02

Grupi fitues nuk ndryshohet. Trajneri holandez Ari Han e ka pasur parasysh kėtė. Asnjė ndryshim nė listėn e lojtarėve. Janė tė njėjtėt futbollistė qė ia dolėn tė ndalin Suedinė e Zlatan Ibrahimoviēit nė barazimin e madh 0-0 nė Tiranė dhe fituan pastėr 3-0 kundėr Maltės sė Majkėll Mifsudit nė "Qemal Stafa", duke marrė edhe kryesimin e pėrkohshėm tė Grupit 1. Tri pikė edhe ishin besuar se do tė merreshin nga trajneri Han nė dy pėrballjet e para zyrtare (fitorja me Maltėn), por pika kundėr Suedisė, mund tė konsiderohej mė shumė se njė guxim para 90 minutave tė luajtura, mė 6 shtator 2009, nė ndeshjen hapėse tė eliminatoreve tė Botėrorit 2010.

Renditja

Befasisht Shqipėria kryeson me meritė Grupin I tė zonės evropiane, tė konsideruar edhe si "Grupi i ferrit", pasi pėr dy vendet e para luftojnė tri skuadra tė mėdha: Portugalia, Suedia e Danimarka. Shqipėria mbėrrin nė ballafaqimin me Hungarinė nė Budapest me tri pikė mė shumė se kundėrshtari. Kombėtarja jonė fitoi nė ndeshjen e fundit kundėr Maltės (3-0, gola tė Bogdanit, Duros e Dallkut), ndėrkohė qė Hungaria humbi nė Suedi 2-1.

Sfidė holandeze

Hungari-Shqipėri ėshtė njė "sfidė e tėra holandeze", parė dhe faktin se trajnerėt e dy pėrfaqėsueseve, si Ervin Kuman ashtu dhe Ari Han, i pėrkasin kėsaj shkolle. Gjithsesi, Han duket se ka njė armė mė shumė se kundėrshtari. Pėrvojėn si trajner pėrfaqėsuesesh, por edhe ndihmėn e njė "spiuni" tė regjur si djali i tij, Advin Han. Han Junior ndoqi Suedi-Francė (2-3) e mė pas Maltė-Portugali (0-4), duke i ofruar tė atit tė tij tė dhėna tė konsiderueshme.

Lista e Kombėtares

Portierė: Arjan Beqaj (Anorthosis), Isli Hidi (Alki Larnaka), Ilion Lika (Terek Grozni);
Mbrojtės: Armend Dallku (Vorskla), Kristi Vangjeli (Aris), Debatik Curri (Vorskla), Endri Vrapi (Elbasani), Andi Lila (Tirana), Elvin Beqiri (Vllaznia), Admir Teli (Haēetepespor), Ansi Agolli (Tirana); Mesfushorė: Lorik Cana (Marsejė), Altin Lala (Hanover 96), Klodian Duro(AC Omonia), Ervin Skela (Energi Kotbus), Elis Bakaj (Partizani), Jahmir Hyka (Mainz 05), Ervin Bulku (Krivbas);
Sulmues: Edmond Kapllani (Karlsruhe), Hamdi Salihi (SV Ried), Besart Berisha (Rozenborg), Erjon Bogdani (Kievo).


Edituar pėr herė tė fundit nga albatros nė 10/10/2008, 13:40, edituar 1 herė gjithsej
Albatros
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19029
<b>Pikėt</b> Pikėt : 37312
<b>Votat</b> Votat : 106
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje Re: Ari Han, asnjė ndryshim nė listė (kampionati boteror 2010)

Mesazh nga Albatros prej 10/10/2008, 13:28

Duro: Hungarisė do t'i tregojmė "dhėmbėt"

Mesfushori kuqezi ka lėnė pas dėmtimin dhe tani mendon se Shqipėria ka shanse pėr njė rezultat historik tė shtunėn

Dėmtimi i pėrket sė shkuarės pėr mesfushorin Klodian Duro. I kthyer nė njeriun-gol tė Omonias, futbollisti 31-vjeēar tani kėrkon tė bėjė tė pamundurėn pėr kombėtaren, nė pėrballjen e radhės eliminatore me Hungarinė. "Isha i sigurt nė riaftėsimin tim. Nuk mund tė humbisja ndeshjen me Hungarinė,"- tregon Duro nė linjė telefonike nga Budapesti. Ashtu si kuqezinjtė e tjerė, edhe mesfushori ėshtė tepėr optimist pėr kėtė sfidė, ku, sipas tij, ėshtė momenti qė Shqipėria tė tregojė "dhėmbėt". Pėr kėtė, gjendjen e ekipit, kundėrshtarin, por jo vetėm, Klodian Duro shprehet nė intervistėn e dhėnė dje pėr "Sportin shqiptar":

- Klodi, sė pari, si ju duket gjendja e ekipit nė prag tė ndeshjes?

- Eshtė njė gjendje shumė e mirė, ku pėrveē kėsaj ka edhe njė optimizėm tė madh nga tė gjithė ne. Ekipi duket nė formė dhe i gatshėm pėr tė bėrė mė tė mirėn.

- Dėmtimi qė pėsuat nė ndeshjen me Manēester Sitin, duket i kaluar, apo jo?


- Natyrisht qė po. Ishte problemi i gjurit dhe nuk duhet tė rrezikoja, por pėr fat tė mirė u riaftėsova nė kohė. Klubi nuk kishte dėshirė qė unė tė rrezikoja, por kombėtarja ėshtė shumė e rėndėsishme dhe unė nuk mund tė humbisja ndeshjen me Hungarinė. Fola edhe me presidentin e Omonias dhe ai mė mirėkuptoi, por natyrisht dihet qė secili shikon interesat e veta dhe klubi do qė unė tė jem sa mė mirė.

- E shtuna erdhi. Cili ėshtė komenti juaj pėr Hungarinė?


- Pas njė fillimi tė mirė, tani duhet vazhdimėsi. Me Hungarinė duhet tė bėjmė lojėn qė zhvilluam ndaj Suedisė. I kemi forcat pėr tė treguar se kush jemi pėrballė kėsaj Hungarie. Por duhet tė jemi shumė tė pėrqendruar nė lojė. Hungaria ka disa individualitete tė mira, qė mund ta zgjidhin ndeshjen, por nėse ne bėjmė lojėn tonė, natyrisht qė do tė marrim njė rezultat pozitiv. Edhe Suedia kishte Ibrahimoviēin, por ngeci nė Tiranė.

- Atėherė, si duhet t'u kundėrviheni hungarezėve?

- Do ta mundim me lojėn tonė tė grupit, pėr t'i treguar kėtij ekipi se sa tė fortė jemi kur luajmė tė disiplinuar. E kemi treguar disa herė kėtė, edhe ndaj ekipeve nmė tė forta, por edhe tė shtunėn kam shumė besim se do tė arrijmė njė rezultat historik. Eshtė momenti mė i mirė pėr ta bėrė kėtė dhe jam i bindur se do ta realizojmė.

- Ēfarė ju ka kėrkuar Ari Han nė prag tė sfidės?

- Qė tė kemi besimte forcat tona, pasi edhe ai ka shumė besim te ne. Duhet tė luajmė pa frikė, pasi i kemi tė gjitha mundėsitė pėr ta mposhtur kėtė kundėrshtar. Trajneri na ka kėrkuar qė tė jemi shumė tė pėrqendruar gjatė lojės dhe tė kontrollojmė mirė kundėrshtarin tonė personal, pra mos tė lėmė hapėsira.

- Ka ndikuar kryesimi i grupit pėr moralin e ekipit?

- Natyrisht qė ka ndikuar pozitivisht. Por nga ana tjetėr, ne duhet tė jemi dyfish tė pėrgatitur, pasi kundėrshtari tė shikon ndryshe, edhe pse shumėkush mund tė mendojė qė ky ėshtė njė vend i pėrkohshėm. Gjithsesi, mendoj se Hungaria do tė na vlerėsojė shumė dhe duhet tė japim gjithēka. Nuk e kemi luksin pėr t'u treguar euforikė, edhe pse shpresojmė shumė qė ky pozicion qė kemi, tė zgjasė sa mė shumė.
Albatros
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19029
<b>Pikėt</b> Pikėt : 37312
<b>Votat</b> Votat : 106
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje Re: Ari Han, asnjė ndryshim nė listė (kampionati boteror 2010)

Mesazh nga Albatros prej 10/10/2008, 13:38

Han s’e ka frikė Hungarinė luajmė me skemė ofensive

Shqipėria do tė luajė sėrish me njė skemė sulmuese, ashtu sikurse ndodhi edhe nė ndeshjen kundėr Maltės, ku kuqezinjtė arritėn tė fitonin 3-0. Nė sulm do tė jetė i vetėm Erjon Bogdani, por do tė ketė pas shpine tre mesfushorė me tipare ofensive si Ervin Skela, Klodian Duro dhe Jahmir Hyka. Formacioni i Shqipėrisė pėr ndeshjen e nesėrme kundėr Hungarisė pritet tė mos ketė ndryshime pėr sa i pėrket ndeshjes kundėr Maltės, me pėrjashtim tė Elvin Beqirit, qė ėshtė rikuperuar plotėsisht dhe ėshtė gati tė rikthehet titullar nė qendėr tė repartit tė mbrojtjes, pėrkrah Debatik Currit.

Ari Han po mendonte tė spostonte Lorik Canėn nė vend tė tij, por nuk ka vendosur pėrfundimisht sepse mbrojtėsi shkodran ia ka dalė mbanė. I vetmi dyshim ėshtė krahu i majtė i mbrojtjes, ku nė duel janė Kristi Vangjeli me Ansi Agollin. Agolli, i cili luajti si titullar nė ndeshjen kundėr Maltės, ka njė epėrsi tė lehtė pėr shkak se ėshtė aktivizuar rregullisht gjatė kėsaj periudhe, megjithatė, nuk e ka tė sigurt vendin e titullarit.

Nė tė djathtė tė mbrojtjes do tė luajė Armend Dallku. Nė mesfushė nuk pritet tė ketė ndryshime, pasi Duro ėshtė rikuperuar dhe do tė jetė i gatshėm pėr kėtė ndeshje. Ai e ka fituar duelin me Besart Berishėn pėr njė vend nė krahun e djathtė, ndėrsa Skela pritet tė luajė nė qendėr. Jahmir Hyka gjithashtu pritet tė luajė si titullar nė krahun e majtė, pėr tė ndihmuar Erjon Bogdanin nė qendėr tė sulmit. Alternativat pėr tė bėrė freskuar pjesėn sulmuese tė ekipit nė pjesėn e dytė janė Besart Berisha dhe Edmond Kapllani.

Pėr kėtė tė fundit do tė jetė njė mundėsi e mirė kjo ndeshje qė tė fitojė besimin e trajnerit Han dhe tė korrigjojė gabimin qė bėri nė grumbullimin e fundit, kur goditi me shkelm nė mėnyrė tė vullnetshme Debatik Currin. Ky veprim i pamatur i kushtoi jo pak lojtarit, i cili pėrfundoi nė tribunė.

Kuman dėrgon "spiunė"

Seancėn e djeshme stėrvitore e kanė ndjekur edhe dy tė dėrguar tė trajnerit tė Hungarisė, Ervin Kuman. Lajmin e bėnė tė ditur burime pranė stafit tė pėrfaqėsueses shqiptare. Ndėrkaq mėsohet se trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare iu ka tėrhequr vėmendjen lojtarėve tė tij edhe nė seancėn e djeshme stėrvitore. Holandezi iu ka kėrkuar futbollistėve shqiptarė qė tė mos e teprojnė me mbajtjen e topit dhe tė jenė sa mė tė lėvizshėm nė fushėn e lojės dhe kur janė pa top. Njė kėrkesė tė tillė Han ua ka pėrsėritur vazhdimisht lojtarėve tė Kombėtares edhe nė grumbullimet e mėparshme. "Nuk dua qė tė rrezikojmė kot.

Kur unė them se ju duhet tė lėvizni shumė pa top, atėherė duhet ta bėni kėtė gjė. Pėrpiquni tė pasoni sa mė shumė topin dhe tė mos e mbani shumė atė", mėsohet t'u ketė thėnė tekniku lojtarėve nė stėrvitjen e zhvilluar pasdite.

Sponsored content

Buzqeshje Re: Ari Han, asnjė ndryshim nė listė (kampionati boteror 2010)

Mesazh nga Sponsored content


    Ora ėshtė 22/7/2019, 20:17