BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Kosovė, heshtje zgjedhore prej 14/11/2009, 15:43

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Nė Kosovė ka hyrė nė fuqi heshtja parazgjedhore dhe partitė politike kanė pėrfunduar me tubimet e tyre. Zgjedhjet pėr pushtetin vendor mbahen nesėr, tė dielėn dhe ato janė vlerėsuar tepėr tė rėndėsishme pėr shtetin e Kosovės.

Gjatė fushatės pėr pushtetin lokal, subjektet politik premtuan se do tė zhvillojnė komunat e Kosovės, duke realizuar projekte pėr zhvillimin e ekonomisė, infrastrukturės, dhe projekte tjera qė do tė ndikojnė direkt nė ngritjen e standardit tė jetesės sė qytetarėve.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bėrė tė ditur se rreth 40 parti politike do tė marrin pjesė nė zgjedhjet lokale tė Kosovės.

Autoritetet vendore dhe ato ndėrkombėtare u kanė bėrė thirrje pjesėtarėve tė komunitetit serb qė tė marrin pjesė nė kėto zgjedhjet dhe tė zgjedhin udhėheqėsit e tyre tė ligjshėm nė zonat e banuara prej tyre. Por, udhėheqėsit e serbėve tė Kosovės janė tė ndarė nė qėndrimet e tyre.

Zgjedhjet e sivjetshme lokale janė zgjedhjet e para qė organizohen nga institucionet e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, ndaj ėshtė vlerėsuar se ėshtė tepėr e rėndėsishme qė ato tė pėrgatiten si duhet dhe tė pėrmbyllen sipas standardeve mė tė larta demokratike.

Policia e Kosovės njoftoi se nė ditėn e zgjedhjeve komunale, mė 15 nėntor, do tė angazhohen mė shumė se 5 mijė policė, nė mėnyrė qė tė sigurohet njė proces normal dhe zgjedhje tė lira pėr tė gjithė qytetarėt.

Policia thotė se ėshtė kujdesur edhe pėr planifikimin dhe sigurimin e materialit sensitiv zgjedhor, duke pėrfshirė kėtu edhe fletėvotimet.

Presidenti Fatmir Sejdiu u ėshtė drejtuar qytetarėve tė Republikės sė Kosovės, duke kėrkuar prej tyre tė dalin nė zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit nė mėnyrė masive, dhe tė pėrcaktojnė vetė se kush do t'iu prijė nė qytetet e tyre gjatė katėr vjetėve tė ardhshėm.

"Dua t'ju falėnderoj pėr kulturėn dhe qytetarinė qė keni treguar gjatė njė muaji sa zgjati fushata e parė parazgjedhore qė pas shpalljes sė pavarėsisė sė vendit. Po kėshtu, ju shpreh mirėnjohjen time edhe partive politike dhe kandidatėve tė pavarur pėr kryetarė dhe tė kėshilltarė komunalė, tė cilėt zhvilluan njė garė dinamike dhe korrekte. Ndonjė incident sporadik qė ka ndodhur ditėve tė fundit assesi nuk e zbeh pėrshtypjen e mirė qė ėshtė krijuar tashmė pėr ecurinė e deritanishme tė kėsaj fushate", thuhet nė mesazhin e presidentit Sejdiu.

Zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit - sipas kreut tė Shtetit - janė njė test i madh i demokracisė pėr tė gjithė ne, "ndaj ju thėrras sėrish qė kėtė tė diel, nė mėnyrė masive, tė dilni nė vendvotime dhe tė pėrcaktoni vetė se kush do t'ju prijė nė qytetet tuaja gjatė katėr vjetėve tė ardhshėm".

Mosdalja nė zgjedhje, sipas presidentit Sejdiu, automatikisht na e heq tė drejtėn e kėrkimit tė llogaridhėnies nga ata qė do tė marrin mandatin pėr tė qeverisur komunat tona, andaj ai i ftoi qytetarėt tė marrin pjesė aktive nė kėtė proces tė rėndėsishėm dhe me anė tė votės sė lirė tė japin kontribut tė drejtpėrdrejtė pėr mėnyrėn dhe cilėsinė e qeverisjes nė komunėn e tyre.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto