BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Partia Socialiste dhe pesė subjektet e tjera politike dorėzuan dje nė pėrfundim tė afatit kohor nė Gjykatėn Kushtetuese, sipas kėrkesės sė kėsaj tė fundit, statutet e funksionimit tė tyre. Nė kėtė mėnyrė partitė politike plotėsuan dokumentacionin pėr shpalljen si antikushtetuese tė marrėveshjes pėr kufijtė detarė me Greqinė. Burime nga Gjykata Kushtetuese pohuan dje se statutet u dorėzuan nė kėtė gjykatė nga deputeti i PS, Sajmir Tahiri. Qė prej ditės sė sotme, gjykata do tė ketė 30 ditė nė dispozicion pėr tė vendosur nėse do tė pranojė ose jo, kėrkesėn e depozituar nga 6 partitė politike. Pas shqyrtimit tė tė gjithė dokumentacionit, do tė jetė kolegji i gjykatės qė do tė vendosė nėse partitė legjitimohen pėr t’iu drejtuar kėsaj gjykate pėr ēėshtjen e kufirit detar mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Por si rregull, nėse kolegji i kėsaj gjykate nuk pranon nė mėnyrė unanime, pra tre vota pro legjitimitetit tė kėrkesės, ēėshtja shkon nė gjykim nga nėntė anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese, tė cilėt duhet tė shprehen fillimisht pėr legjitimitetin e partive politike pėr kėtė kėrkesė. Xhezair Zaganjori ėshtė relatori i kėrkesės sė partive opozitare, njė nga specialistėt mė tė mirė tė sė drejtės ndėrkombėtare, ndėrsa dy anėtarėt e tjerė tė kolegjit tė Gjykatės janė Fehmi Abdiu dhe Sokol Berberi. Problematika e kėsaj ēėshtjeje qėndron nė faktin se partitė politike mund t’i drejtohen Gjykatės Kushtetuese, vetėm nėse ajo lidhet direkt me interesat e partive. “Partitė politike mund t’i drejtohen Gjykatės Kushtetuese vetėm pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me interesat e tyre si parti”, pėrcaktohet nė nenin 134 pika 1/f tė Kushtetutės sė Shqipėrisė.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto