BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Presidenti Fatmir Sejdiu, nė njė ligjėratė para studentėve nė Unionin e Oksfordit nė Britani, ka thėnė se Kosova ėshtė rrėfim i suksesshėm me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare, posaēėrisht SHBA-sė dhe BE-sė.

“Sot, Kosova ėshtė vend i pavarur dhe sovran i njohur nga 62 vende nė mbarė botėn dhe me 20 ambasada nė katėr kontinente. Kosova ėshtė, vėrtet, shembulli mė i mirė i njė investimi tė madh qė ėshtė bėrė nga bashkėsia ndėrkombėtare, posaēėrisht nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nga vendet e Bashkimit Evropian. Ajo pėrbėn rrėfimin mė tė mirė qė hedh poshtė tė gjitha parashikimet se ‘pas pavarėsisė, Kosova do tė jetė vend i kaosit, mosrespektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe atyre etnike, apo vend i njė kaosi tė madh, anarkie e kontrabande’. Asgjė e tillė nuk ka ndodhur”, ka thėnė presidenti Sejdiu.

Sipas tij, gjatė kėtyre njėzet muajve tė pavarėsisė, Kosova ka demonstruar pjekuri dhe zhvillim tė madh si shtet. “Ajo ka miratuar kushtetutėn e saj, akt qė vė themelet e shtetit tonė demokratik, ndėrsa ka themeluar Forcėn e Sigurisė, Agjencinė e Inteligjencės, Gjykatėn Kushtetuese dhe Kėshillin Kombėtar tė Sigurisė”.

Presidenti Sejdiu ka theksuar se Kushtetuta nė vete ngėrthen rekomandimet e tė dėrguarit ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės, Presidentit Martti Ahtisaari dhe ofron garanci pėr tė gjitha komunitetet, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre etnike, fetare apo gjinore. “E tėrė korniza ligjore, e cila tashmė ėshtė miratuar dhe po zbatohet, nxit pjesėmarrjen aktive tė tyre si qytetarė tė barabartė tė Kosovės. Megjithėkėtė, nėpėrmjet miratimit tė ligjeve tė veēanta, ne i kemi kushtuar vėmendje edhe mė tė madhe nxitjes sė pjesėmarrjes sė komuniteteve pakicė nė nivelet e vendimmarrjes, duke u garantuar atyre ulėse tė rezervuara nė parlament dhe nė qeveri, numėr ulėsesh ky disa herė mė i madh se pėrqindja e tyre nė kuadėr tė strukturės sė pėrgjithshme tė popullsisė. Qėllimi ynė ėshtė qė ta dėshmojmė, edhe njėherė, pėrkushtimin tonė pėr ta ndėrtuar njė Kosovė tė lirė dhe demokratike, nė tė cilėn tė gjithė qytetarėve u ofrohen mundėsi tė barabarta”.

Ndėrkohė sfidė, sipas Sejdiut, mbeten njė pjesė e qytetarėve serbė tė Kosovės, tė cilėt hezitojnė tė integrohen mė tej pėr shkak tė ndikimeve destruktive tė Beogradit, tė cilat kanė vazhduar gjatė tėrė periudhės sė pasluftės. Ai i ka bėrė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė ta nxisė Beogradin t’i inkurajojė pozitivisht kėta qytetarė. “Kosova ėshtė atdheu dhe e ardhmja e tyre, ndėrsa atyre duhet t’u ofrohet rasti qė t’i japin trajtė kėsaj tė ardhmeje”.

Kreu i shtetit tė Kosovės ka pėrsėritur qėndrimin se Kosova ėshtė rast kryekėput “sui generis”. “Pavarėsia jonė mbėshtetet nė parimin e pranisė ndėrkombėtare, EULEX-it, i cili ka rol mbėshtetės nė sferat e sigurisė dhe tė sundimit tė ligjit. Populli dhe institucionet e Kosovės e kanė mirėpritur praninė e EULEX-it dhe vazhdojnė tė bashkėpunojnė me tė pėr ta siguruar funksionimin e duhur tė pushtetit ligjor nė mbarė Kosovėn”.

Mė tutje, Sejdiu ka shtuar se prania e BE-sė do t’i ndihmojė Kosovės qė ta realizojė mė shpejt prioritetin e saj kryesor – integrimin e saj nė Bashkimin Evropian.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto