1
PS, tė premten protestė nė Elbasan prej 5/11/2009, 19:23
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Opozita do tė zhvillojė protestėn e radhės nė qytetin e Elbasanit ditėn e premte. Burime pranė PS pohojnė se strukturat e PS-sė nė Elbasan po sensibilizojnė opinionin, kryesisht atė tė majtė pėr tė organizuar njė protestė model me pjesėmarrjen mė tė mirė tė deritanishme. Nė orėn 17:00 nė sheshin Gensher tė qytetit tė Elbasanit, socialistėt nėn sloganet Ku ėshtė vota ime, Tė numėrohet vota ime do tė kėrkojnė hapjen e kutive tė votimit nė tre qarqe. Kjo ėshtė protesta e pestė e opozitės, pas Tiranės, Beratit, Shkodrės dhe Lushnjės, ku socialistėve u janė bashkuar dhe partitė aleate tė majta, PSD, PDS dhe G99, por dhe partitė e djathta si PDK, PLiDr, tė cilat kėrkojnė hetimin e zgjedhjeve tė 28 qershorit. Protesta e fundit, ajo e zhvilluar nė qytetin e Lushnjės, nė 30 tetor, pėrcolli dhe mesazhe tė forta pėr Qeverinė. Duke folur nė kėtė protestė, kryetari i PLiDr, Spartak Ngjela dha ultimatumin se nėse deri nė 20 nėntor, maxhoranca nuk hap kutitė e votimit, atėherė opozita do ti hapė vetė.














