BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
TIRANĖ (UPDATE) - Biznesmeni Rezart Taēi ėshtė vetėdorėzuar nė polici pak orė pasi gjykata vendosi nė mungesė masėn e sigurisė 'burg pa afat' pėr tė dhe dy truprojat. Ai akuzohet pėr rrahjen pėr shkak tė detyrės tė gazetarit Mero Baze, 4 netė mė parė nė Tiranė.


Taēi doli me njė deklarate pėr mediat, para se ti dorėzohej policisė duke u shprehur se "jam i gatshėm tė respektoj ēdo instancė ligjore dhe nė rastin konkret vendimin e Gjykatės sė Rrethit Tiranė, por nuk mund tė mos shpreh bindjen time tė plotė se e gjitha kjo situatė ėshtė rezultat i njė strategjie dhe lufte tė filluar shumė kohė mė parė ndaj personit tim dhe bizneseve qė unė zotėroj". Ai mohoi tė ketė qėlluar mbi Bazen, duke u shprehur se "nuk ėshtė nė edukatėn dhe formimin tim personal pėrdorimi i dhunės ndaj askujt dhe pėr mė tepėr ndaj pėrfaqėsuesve tė mediave, prandaj hedh poshtė tė gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim".


Ndėrkohė, avokati i tij, Maks Haxhia ėshtė shprehur se do tė apelojė vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė. "Klienti im nuk ėshtė njohur ende me vendimin e gjykatės, por sapo ta kemi ne dore atė, do te apelojmė pėr ndryshimin e masės se sigurisė", tha Haxhia.


Ndėrkohe ka mbėrritur edhe njoftimi i Drejtorisė se Policisė sė Tiranės, qė bėn me dije se ne bazė te vendimit te gjykatės, Rezart Taēi po mbahet nė paraburgim. "Sot nė orėn 16.00 u vetėdorėzua nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė shtetasi Rezart Mustafa Taēi, 38 vjeē, me detyrė President i Kompanisė 'Taci Oil'. Pėr kėtė shtetas u ekzekutua vendimi i Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė", thuhet ne njoftimin e policisė.


Siē deklaroi edhe vete biznesmeni, ai u dorėzua pasi Gjykata e Tiranės vendosi nė mesditė, 'burg pa afat'. E njėjta masė sigurie u dha sot edhe pėr dy truprojat e tij, Bledar Lilo dhe Irgen Selfo, tė cilėt u ndaluan njė ditė pas dhunės ndaj Bazes.


Organi i akuzės pėrfaqėsohej nga prokurori Gjergji Tako ndėrsa gjyqtarja qė vendosi tė lėrė burg Tacin ėshtė Fahrie Budo. Ndaj tre tė dyshuarve ėshtė ngritur akuza e "goditjes pėr shkak tė detyrės" tė parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal, qė nėse rezultojnė fajtor tė dyshuarit rrezikojnė tė dėnohen me gjobė ose me burgim gjer nė tre vjet.


Sipas akuzės, katėr ditė mė parė, konkretisht mbrėmjen e sė hėnės nė njė nga lokalet e bllokut ėshtė rrahur dhe goditur me sende tė forta gazetari Mero Baze. Sipas dėshmitarėve, gazetari Baze ėshtė qėlluar fillimisht nga presidenti Taēi dhe mė pas nga shoqėruesit e tij Lilo dhe Selfo.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto