1
Grupi A: Bordeaux dhe Juve fitojnė si mysafirė prej 3/11/2009, 23:44
Vizitor
Vizitor

Kampioni i Francės, Bordeaux, do tė vazhdojė tė ruajė kreun e grupit A tė Ligės sė Kampionėve, pasi ka shėnuar fitore me rezultat 2-0 si mysafir ndaj gjigantit gjerman, Bayern Munich.
Ish-mesfushori i Milanit, Yoann Gourcuff, ishte i pari qė kaloi francezėt nė epėrsi duke shėnuar me kokė tetė minuta para fundit tė kohės sė rregullt tė pjesės sė parė (37), ndėrsa dėshtimin e radhės pėr Bayernin e vulosi sulmuesi Marouane Chamakh nė kohėn shtesė tė ndeshjes.
Nė takimin tjetėr tė kėtij grupi, Juventusit i ka mjaftuar njė gol i shėnuar nga Mauro Camoranesi nė fund tė pjesės sė parė tė takimit (45), pėr tė shėnuar fitore si mysafir i ekipi izraelit Maccabi Haifa.
Bordeaux qė vazhdon tė mbajė kreun me dhjetė pikė, tashmė e ka tė siguruar kualifikimin. Juventusi nė pozitėn e dytė, me fitoren e sotme mbledh tetė pikė, ndėrsa Bayerni vazhdon tė mbetet nė kuotėn e katėr pikėve.[b]












