Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

GREQI - Njė 37-vjeēar shqiptar ka vdekur nė rrethana tė paqarta nė njė burg nė Greqi. Sipas mediave helene, Gentian Telha vuante dėnimin nė burgun e Patras. Shqiptari ishte i dėnuar pėr trafik droge disa vjet mė parė, ndėrsa sė fundmi ishte transferuar nė burgun e Patras pėr tė vuajtur dėnimin e dhėnė nga drejtėsia helene. Deri mbrėmjen e sė premtes nuk u publikua asnjė e dhėnė mbi shkaqet e vdekjes sė tė riut shqiptar, ndėrsa mendohet se ai mund tė ketė vuajtur nga ndonjė sėmundje. Gjatė ditės sė djeshme trupi i pajetė i shqiptarit tė vdekur nė qeli ėshtė transportuar nga burgu i Patras pėr nė spitalin rajonal tė kėsaj zone, ku do ti nėnshtrohet autopsisė mjeko-ligjore, e cila do tė pėrcaktojė shkakun e saktė tė vdekjes sė tij. Mė pas, pas kryerjes sė procedurave ligjore, pritet qė trupi i pajetė i tė riut tiu dorėzohet familjarėve tė tij pėr ti bėrė nderimet e fundit. Ende nuk dihet se nga cili qytet shqiptar ishte origjina e tė riut tė vdekur nė qeli. Po kėshtu nuk dihet nėse trupi i pajetė i tij do tė pėrcillet nė vendlindje apo do tė varroset nė Greqi. Mediat helene pohuan dje se nėpėr burgjet greke ndodhen njė numėr i konsiderueshėm shqiptarėsh, tė dėnuar pėr vepra tė ndryshme, mes tė cilėve edhe trafikantė tė narkotikėve. Duke qenė se hashashi i kultivuar nė Shqipėri mbulon njė pjesė tė konsiderueshme tė tregut helen, nė rrjetėn e policisė sė kėtij vendi bien mjaft tė rinj shqiptarė, tė cilėt tentojnė tė dėrgojnė sasi tė ndryshme narkotikėsh.
_________________________________________________________________________________
● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ Dėgjo Tani ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ●



Forumi




No Comment.