Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Deputeti i Partisė Demokratike, Gazmend Oketa, tha gjatė njė interviste nė Ora News se disa figura tė rėndėsishme duhet tė ishin pjesė e listės sė kandidatėve tė PD-sė nė zgjedhjet e 28 qershorit. Ndonėse nuk pėrmendi emra konkretė, ai tha se nuk mund tė them se kush e meritonte ose jo tė ishte, por mund tė them se lista pėrfaqėsoi tė gjitha kategoritė e mbėshtetėsve. Nė prag tė hartimit tė listave pėr zgjedhjet e pėrgjithshme ngelėn jashtė garės figura kryesore si ish-kryetari i komisionit tė Jashtėm, Preē Zogaj, ish-deputeti dhe anėtari i kryesisė sė PD-sė, Aleksandėr Biberaj, ish-ministri i Kulturės, Bujar Leskaj apo edhe ish-ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj. Jashtė listave, apo nė pozicione jo fituese, u renditėn edhe disa prej deputetėve tė cilėt mbėshtetėn publikisht kandidimin e Bamir Topit pėr President, si dhe kundėrshtuan disa prej ndryshimeve kushtetuese tė 21 prillit. Nė pozicionin e ish-ministrit tė Mbrojtjes, Gazmend Oketa mbrojti marrėveshjen mes Shqipėrisė dhe Greqisė pėr ndarjen e kufirit detar. Sipas tij, kjo marrėveshje ėshtė njė domosdoshmėri politike pėr sigurinė kombėtare. Oketa theksoi se parimisht nuk ka asnjė politikan qė tė ketė kundėrshtuar njė marrėveshje, e cila pėrcakton njė kufi qė nuk ka ekzistuar mė parė. Personalisht nuk kam asnjė ndjenjė dyshimi pėr marrėveshjen dhe negociatorėt kanė bėrė ēdo gjė tė mundur pėr paktin, tha Oketa.
_________________________________________________________________________________
● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ Dėgjo Tani ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ●



Forumi




No Comment.