BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
FJALA E RAMĖS - Qeveri nė shėrbim tė njė familjeje tė vetme e ka quajtur qeverinė Berisha, lideri i socialistėve Edi Rama gjatė fjalės sė tij nė protestėn e Lushnjes, mbajtur sot pasdite.


Me poshte eshte fjala e plote e z.Rama ne kete proteste:

'...Njė tren i pafund abuzimesh e grabitjesh, shkeljesh tė ligjit e tė sė drejtės, ėshtė lėshuar turr mbi Shqipėrinė, mbi qytetarėt e thjeshtė tė kėtij vendi, mbi hapėsirėn e tyre tė lirisė sė mendimit e tė veprimit,

mbi pronat e pasuritė e njerėzve dhe tė atdheut tonė tė pėrbashkėt.

Shteti i shqiptarėve ka dalė nga binarėt e Kushtetutės e tė ligjit dhe ėshtė vėnė nė shėrbim tė familjes nė pushtet, duke shpėrfillur e shkelur brutalisht liri e tė drejta kushtetuese kudo ku pushteti i familjes ka interesa ekonomike, abuzive, korruptive. Pėrditė po e shohim, pėrmes ngjarjesh e faktesh rrėnqethėse, se pushteti i dalė nga padrejtėsia mbi zgjedhjet e 28 qershorit e ka kthyer tėrėsisht shtetin e sė drejtės nė njė fuqi tė padrejtė qė nuk i shėrben ligjit e as qytetarėve shqiptarė, po Sali Berishės dhe familjarėve tė tij.

Sali Berisha i grabiti zgjedhjet pėr tė vazhduar tė grabisė Shqipėrinė e shqiptarėt. Pushteti i familjes Berisha dhe i sojit e sorrollopit tė tij ėshtė shtrirė si njė rrjetė merimange nė ēdo sektor tė jetės sė vendit. Pronat publike e private tė shqiptarėve nuk janė tė sigurta, sepse janė nėn kėrcėnimin e oreksit tė pashuajtshėm tė familjes qė qeveris Shqipėrinė.

Sali Berisha nuk do qė kutitė e votimit tė 28 qershorit tė hapen, sepse ato kuti janė fundi i pushtetit tė familjes sė tij, qė e ka zhytur nė krizė demokracinė, shtetin e sė drejtės, ekonominė e familjeve shqiptare. Sali Berisha nuk do qė ato kuti tė hapen, sepse hapja e kutive tė 28 qershorit i mbyll rrugėn vjedhjeve e mashtrimeve me pronat publike e private tė shqiptarėve.

Rasti rrėnqethės i Orikumit, ku Sali Berisha ka tjetėrsuar 900 mijė metra katrorė prona nė favor tė tij e tė sorrollopit tė tij, dhe ku Policia e Shtetit rreh e arreston pronarė e qytetarė qė protestojnė pėr kėtė grabitje kriminale, ėshtė fatkeqėsisht vetėm njė fije e rrjetės sė merimangės qė po gllabėron prona publike e private nė Shqipėri - nė rradhė tė parė pėr llogari tė familjes sė Sali Berishės, pastaj edhe pėr llogari tė shėrbėtorėve tė familjes.

Sali Berisha nuk do qė ato kuti tė hapen, sepse hapja e kutive tė 28 qershorit i hap rrugėn drejtėsisė pėr tė gjykuar lirisht dhe ndėshkuar me forcėn e ligjit fajtorėt pėr tragjedinė e Gėrdecit e pėr grabitjen marramendėse tė fondeve tė rrugės sė kombit. Mbyllja pa afat e tunelit tė Kalimashit, pėr shkak tė dėmtimeve tė rėnda qė kanė ardhur si pasojė e korrupsionit dhe nxjerrja e mė shumė se njėqind milionė eurove tė tjera nga arka e shtetit shqiptar, pėr tė riparuar dėmtimet e atij tuneli duke thelluar dėmin kriminal ekonomik qė u ka shkaktuar shqiptarėve korrupsioni me atė vepėr madhore, ėshtė fatkeqėsisht

vetėm njė tjetėr fije e rrjetės sė merimangės qė po gllabėron fonde publike nė Shqipėri - nė rradhė tė parė pėr llogari tė familjes sė Sali Berishės, pastaj edhe pėr llogari tė shėrbėtorėve tė familjes.

Sali Berisha nuk do qė ato kuti tė hapen, sepse hapja e kutive tė 28 qershorit ėshtė ēlirimi i zgjedhjeve nė Shqipėri nga zgjedha e pushtetit tė rradhės, ėshtė ēlirimi i shqiptarėve nga zgjedha e pushtetit tė grabitur, ėshtė ēlirimi i qytetarėve tė kėtij vendi nga zgjedha e injorancės, harbutllėkut dhe korrupsionit qė mishėron politika e vjetėr e pushtetit familjar dhe klanor tė Sali Berishės.

Hapja e kutive ėshtė ēlirimi nga vetė Sali Berisha.

Shpresat dhe ėndrrat tuaja pėr tė ardhmen janė tė burgosura nė ato kuti, aspiratat e nevojat tuaja pėr familjen tuaj, pėr qytetin e fshatin tuaj, pėr vetė Shqipėrinė, janė tė burgosura nė ato kuti, mjetet e shpėtimit nga varfėria, papunėsia, injoranca, dhuna e korrupsioni janė tė burgosura nė ato kuti. Nėse ne do tė pranojmė qė kutitė e 28 qershorit nuk do tė happen pėr ne e pėr tė gjithė popullin shqiptar, nėn dritėn e diellit, me tė drejtėn qė ligji dhe me tė drejtėn qė Zoti i jep popullit sovran, atėherė kemi pranuar pėr kushedi sesa kohė akoma zgjedhėn e kėtij pushteti tė padenjė pėr kėtė vend.

Tė padenjė pėr shpresat e pėr ėndrrat tona e tė fėmijėve tanė.

Tė padenjė pėr aspiratat e pėr nevojat e qyteteve e fshatrave tona.

Tė padenjė pėr ėndrrėn e madhe europiane tė Shqipėrisė.

Shqipėrinė Europiane nuk mund ta bėjnė grabitėsit e zgjedhjeve, nuk mund ta bėjnė grabitėsit e pronave, nuk mund ta bėjnė grabitėsit e arkės sė shtetit. Shqipėrinė Europiane nuk mund ta bėjnė gėnjeshtarėt profesionistė, mashtruesit publikė, propagandistėt e paturpshėm tė njė pushteti qė shqiptarėve u flet pėr luftė ndaj korrupsionit, ndėrsa tė ardhmen e tyre e jep me koncesione e privatizime qė qelben era korrupsion. U flet shqiptarėve pėr luftė frontale ndaj varfėrisė, ndėrsa pasuron frontalisht vetėm familjen dhe sojin e vet duke varfėruar pėrditė e mė shumė shqiptarėt. U flet shqiptarėve pėr luftė me tolerancė zero ndaj krimit, ndėrsa vrasėsit e trafikantėt i nxjerr nga burgjet pėr tė marrė me ndihmėn e tyre mafioze vota shqiptarėsh. E kemi shpallur nė ēdo qytet ku ka kaluar lėvizja jonė pėr hapjen e kutive tė 28 qershorit, dhe po e pėrsėrisim edhe kėtu mes jush, se nė 20 Nėntor ne do tė rimblidhemi tė gjithė nė Tiranė, mė tė shumtė e mė tė vendosur se kurrė, pėr tė kėrkuar me mė shumė forcė se asnjėherė tjetėr, njė tė drejtė qė nuk na e ka dhėnė Sali Berisha dhe nuk na e mohon dot Sali Berisha.

Jam i bindur se ka ardhur koha, jam i bindur se ėshtė pikėrisht ky momenti historik, kur Shqipėria dhe shqiptarėt duhet tė ndahen njė herė e mirė, nė mėnyrė tė pakthyeshme, nga tradita e mbrapshtė e zgjedhjeve tė deformuara e tė kontestuara, nga standardet e padenja pėr njė vend europian, nga politika e vjetėr e pushtetarėve tė korruptuar e korruptues qė i grabisin zgjedhjet e shqiptarėve pėr tė forcuar zgjedhėn e interesave tė tyre mbi shqiptarėt.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto