BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Vazhdojnė kėrkimet nė lumin Tisa prej 22/10/2009, 22:56

Vizitor


Vizitor


Policia kufitare e Hungarisė, qė prej 15 tetorit, ėshtė duke kėrkuar rajonin pėrgjatė kufirit midis Hungarisė dhe Serbisė te lumi Tisa, por deri mė tash nuk ka gjetur as personat qė kanė tentuar tė kalojnė kufirin ilegalisht dhe as trupat e tyre, ka njoftuar tė enjten policia hungareze.

Reagimet e policisė kanė pasuar njoftimet e mediave se ka dyshime qė 15 shqiptarė nga Kosova mund tė jenė mbytur nė Tisa, midis 14 dhe 16 tetorit, nė pėrpjekje pėr tė kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia nė Hungari.

Zėdhėnėsi i policisė hungareze, Ēongrada Janosh Pal, citohet tė ketė thėnė se mė 15 tetor, nė afėrsi tė kufirit, ėshtė gjetur njė burrė dhe dy fėmijėt e tij, nė gjendje kritike shėndetėsore tė shkaktuar nga hipotermia.

Vajza trevjeēare kishte marrė trajtim tė menjėhershėm shėndetėsor, kurse vėllai i saj njėvjeēar ishte transferuar nė spital. Pal ka shtuar se pas kėtij incidenti, autoritetet kanė nisur njė procedurė penale kundėr kėtij personi dhe se tani fėmijėt janė nė gjendje stabile.

Shefi i policisė nė Suboticė, Boro Muēiq, ka deklaruar tė enjten se nga kolegėt hungarezė ėshtė njoftuar se me rastin e kalimit tė paligjshėm tė kufirit nė lumin Tisa, nė anėn hungareze ėshtė fundosur njė barkė dhe se ėshtė gjetur njė grua e vdekur, ndėrkohė qė kėrkimet pėr tė tjerėt po vazhdojnė.

Muēiq u ka thėnė mediave serbe se informacionet janė duke u kėmbyer nėpėrmjet njė komisioni tė pėrzier, anėtar i tė cilit ėshtė ai vetė nė emėr tė Serbisė, dhe nė anėn e Hungarisė, gjenerali Janosh Lukaē.

Ministria e Punėve tė Jashtme e Kosovės nuk ka konfirmuar vdekjen e asnjė kosovari nė lumin Tisa nė Hungari. Pas njoftimeve tė mediave kosovare pėr kėtė ēėshtje, zyrtarė tė Ministrisė sė Jashtme kanė hedhur poshtė tė kenė marrė informata zyrtare nga autoritetet e Hungarisė pėr pėrmbysjen e ndonjė mjeti lundrues apo pėr viktima eventuale.

Kėshilltarja dhe zėdhėnėsja e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Albana Beqiri, thotė se ka tri ditė qė kjo ministri ėshtė duke kontaktuar Budapestin zyrtar nė lidhje me kėtė ēėshtje, porse nuk ėshtė konfirmuar asgjė nė kėtė drejtim.

“Ajo ēka mund t’ju konfirmoj unė, ėshtė se rasti ėshtė i dyshuar. Nuk ka asnjė konfirmim zyrtar pasi nuk gjenden trupa, e as mjeti lundrues me tė cilin janė transportuar. Bėhet fjalė pėr njė tentim-kalim ilegal tė kufirit me qytetarė tė Kosovės, pėr tė kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Hungari pikėrisht pėrmes lumit Tisa”, tha Beqiri. /Radio Evropa e Lirė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto