BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Berisha: PS te vije ne kuvend prej 16/10/2009, 08:27

Vizitor


Vizitor

Kryeministri Sali Berisha vlereson ne parlament, se progres raporti per Shqiperine, ka qene me i miri dhe me inkurajuesi bere nga Komisioni Evropian.

Shefi i qeverise, ne nje salle kuvendi pa deputetet e opozites, u shpreh se raporti fakton se ne Shqiperi demokracia funksionon dhe flet per zgjedhje te standarteve nderkombetare.

"Shqiperia del nga lista e vendeve me zgjedhje te kontensueshme, liste kjo jo e denje per ne qe kemi objektiv madhor integrimin", u shpreh Berisha.

Per progresin e bere, Berisha vlereson punen e opozites bere para zgjedhjeve.

"Sot Rama shprehu vleresimin e tij per raportin, por uroj qe ta lexoje ne perputhje me te gjitha detyrimet qe ka. Kreu i PS duhet te qendroje ne lartesine e detyrimeve qe rrjedhin nga ky raport dhe te jete pjese e reformave", apeloi Berisha.

"Shfrytezoj rastin ketu ta ftoj Ramen ta autorizoje partine te vije ne parlament qe te vazhdojme bashke reformen zgjedhore. E garantoj se kjo shumice nuk do ta ndjeje veten te tille, por do t'i jape opozites zerin kryesor ne kete reforme", premtoi Berisha.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto