1
Institucionet e Kosovės po forcohen ēdo ditė prej 14/10/2009, 07:39
Vizitor
Vizitor

Institucionet e Kosovės po forcohen ēdo ditė
Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, gjendet nė njė vizitė dy ditore nė Slloveni, ku tė martėn ėshtė pritur nga homologu i tij slloven Danilo Tyrk.
Pas takimit tė dy presidentėt janė prononcuar pėr media. Ndėrsa i pyetur se si vlerėson rolin e Kosovės sė pavarur nė Ballkanin Perėndimor, Topi ėshtė pėrgjigjur se beson qė edhe shteti mė i ri nė Evropė do tė shkojė drejtė integrimit euroatlantik, sikurse fqinjėt e tij.
Pėr sa i pėrket Kosovės, e kam thėnė dhe ēdo ditė po forcoj bindjen time qė lidershipi i Kosovės, edhe pėr mė skeptikėt ka dėshmuar qė ka njė profil tė dukshėm perėndimor qoftė nė mendėsi, qoftė nė realizimin e shtetit. Nė realizimin e njė shteti tė ri tė ndėrtuar mbi bazat e multietnicitetit, dhe besoj qė po realizon nė mė tė mirėn e mundshme detyrėn duke u treguar shumė luajal edhe ndaj premtimeve qė ka bėrė ndaj faktorit ndėrkombėtar, i cili ka qenė shumė influent dhe ka njohur nė mazhorancė pavarėsinė e shtetit tė ri tė Kosovės.
Unė shikoj qė institucionet e Kosovės po forcohen ēdo ditė, po demokratizohen ēdo ditė, po bėhen njė faktor shumė i rėndėsishėm i stabilitetit tė rajonit dhe ndryshe nga ēmund tė parashikohej nga qarqe ekstremiste, lidershipi kosovar po tregon njė maturitet dhe njė tendencė tė dukshme pėr dialog politik. Sot Kosova, natyrisht qė ka problemet e veta. Unė besoj qė bashkėpunimi me EULEX-in, rritja dhe konsolidimi i institucioneve dhe sidomos forcimi i ekonomisė, do tė bėjė tė mundur qė Kosova tė dalė nga problemet qė ka pasur nė retrospektivė, dhe tė shkojė me njė orientim shumė tė qartė pėr tu integruar edhe ajo, sikurse shtetet e tjera tė Ballkanit nė Evropėn e Bashkuar, ėshtė shprehur Presidenti shqiptar. /












