1
Sejdiu: Prishtinės i nevojitet Ligji pėr kryeqytetin prej 11/10/2009, 16:05
Vizitor
Vizitor

Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa qėndruan tė dielėn nė lagjen Arbėria, ku panė nga afėr ecurinė e punimeve nė unazės qendrore, qė ėshtė njėri ndėr investimet mė tė mėdha nė kryeqytet.
Me kėtė rast, presidenti Sejdiu tha se ėshtė kėnaqėsi tė shohėsh pėrfundimin e njė projekti tė madh qė e ka bėrė Komuna e Prishtinės.
Mendoj se ėshtė bėrė njė zgjedhje jashtėzakonisht e mirė nė kuptimin urbanistik dhe infrastrukturor, nė kuptimin e gjetjes sė formulės mė tė mirė pėr ta lehtėsuar qarkullimin e qytetarėve. Ky mbikalim dhe nėnkalim, qė lidhet edhe me hekurudhėn, mendoj se do tė ofrojė mundėsi mė tė mėdha tė qarkullimit pa pengesa. Pra, mbikalimi apo unaza e Arbėrisė, ėshtė njė emėrtim shumė i mirė qė lidhet me kėtė lagje tė bukur tė Prishtinės, por edhe njė mundėsi e mirė e qarkullimit me pjesėt e tjera tė qytetit, theksoi Sejdiu.
I pyetur nga gazetarėt pėr zvarritjen e ligjit pėr Prishtinėn, presidenti Sejdiu tha: Besoj se Qeveria do ta ketė parasysh nevojėn qė ka Prishtina si kryeqytet i vendit, ashtu siē parashihet edhe me Kushtetutė, qė tė nxirret njė ligj specifik pėr tė, qė tė ketė njė trajtim tė veēantė, si ēdo kryeqytet tjetėr nė Evropėn e Bashkuar.
Po ashtu, Sejdiu tha se ėshtė obligim edhe i institucioneve tė vendit pėr ta nxjerrė njė ligj tė veēantė, sikurse qė kanė edhe vendet e tjera nė Evropė. Ėshtė borxh dhe obligim i Qeverisė dhe Parlamentit tė nxjerrin njė ligj tė mirė pėr Prishtinėn, ėshtė njė projekt qė ėshtė ofruar si bazė e mirė, ndaj ėshtė detyrė e Qeverisė dhe e parlamentarėve ta procedojnė sa mė shpejt, tha ai.
Ndėrkaq, kryetari i Komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, tha se ky projekt ėshtė ndėr projektet mė tė rėndėsishme tė Komunės sė Prishtinės. Ėshtė fjala pėr njė investim rreth 3 milionė e gjysmė euro nė unazė, pėr krijimin e infrastrukturės, e cila do tė lehtėsojė dukshėm qarkullimin nė qytetin e Prishtinės, pohoi ai.












