BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Piloti brazilian i Ferrarit ėshtė rikthyer tashmė, pėr tė rigjetur ritmin e mėparshėm dhe ndoshta pėr tė zhvilluar garėn e fundit

Ishte ora 04:30, kur njė nga punonjėsit e Ferrarit u nis nga Maranelo pėr nė aeroportin e "Malpensas" pėr tė marrė "djalin e mirė" qė quhet Felipe Masa. Avioni, qė solli nga San Paolo pilotin brazilian, mbėrriti nė orėn 07:52. Njė tutė gri, xhinse dhe syze tė errėta ishte veshja e tij.


Piloti brazilian ishte i shoqėruar nga pėrgatitėsi atletik, Vanderlei Pereira. Fytyra e tij tashmė ėshtė ajo e njė personi tė mirė si mė parė edhe syri i majtė nuk ėshtė mė i fryrė dhe ėshtė i hapur plotėsisht. Rikuperimi pas aksidentit qė pėsoi mė 25 korrik nė Hungarorinjg, vazhdon me hapa tė kėnaqshėm.


Gjithsesi, fillimi nuk ishte ndėr mė tė mirėt. Sapo e sheh shoferi i njė autobuzi nė aeroport e pėrshėndet: "Hej Barrikelo si je?" Masa fillon tė qeshė: "Vėrtet mė ngatėrruat me Rubensin?


• Atėherė Felipe, po pėrfundojnė kėto pushime tė zgjatura dhe tė detyruara?
• Pėr fat tė mirė po. Tashmė duhet t'i rikthehem punės. Jam i emocionuar dhe pres me padurim qė tė rikthehem si isha.


Ēfarė programi keni pėr kėto ditė?


• Do tė merrem menjėherė me simulatorin. Ndihem mirė, pasi zhvillova edhe njė garė me makinat kart. Mund tė filloj tė pilotoj njė makinė tė vjetėr me gomat e kategorisė Grand Prix 2. Nuk do tė jetė shumė e ndryshme nga makinat aktuale tė Formulės 1, por pėr momentin mua mė duhet tė zhvilloj disa xhiro dhe kaq.


Mund tė riktheheni pėr Ēmimin e Madh tė Brazilit qė do tė zhvillohet pas dy javėsh?

• Do tė ishte njė synim shumė i shpejtė dhe ndoshta i tepruar. Pėr garėn e fundit tė kėtij sezoni qė do tė zhvillohet nė Abhu Dhabi, tė shohim. Do tė na duhet autorizimi i FIA-s pėr kėtė gjė. Ēdo gjė do tė varet nga rezultatet e kėtyre testimeve.


Pėrpara rreth dy muajsh ishit nė gjendje kome. Rrezikuat shumė?


• Do tė ishte e gabuar nėse do tė nxitonim. Sigurisht, pres me padurim qė tė rikthehem, por kjo gjė duhet tė bėhet nė momentin e duhur, kur unė tė ndihem nė formė. Pikėrisht, kėtė gjė po pėrpiqem tė bėj tani, tė kuptoj se kur do tė arrij 100% e formės sime.
• Kejzi Stoner nė botėrorin e motoēiklizmit nė kategorinė Moto GP, qėndroi larg pistave pėr rreth 2 muaj dhe menjėherė pas rikthimit arriti tė ngjitej nė podium. Sigurisht, ai u shkėput nga garat pėr arsye tė tjera, por tregoi se pavarėsisht pushimeve nuk e humbi ritmin...


• Mė kujtohet shumė mirė se si pilotohet. Shqetėpsimi im nuk ėshtė qė tė arrij menjėherė te kohėt mė tė mira, por tė rikthehem nė pistė. Gjithsesi, pėr tė arritur synime mė duhet gjithmonė njė makinė e mirė dhe njė konfigurim i saktė i saj. Besoj se Stoner do tė ketė pasur njė motor shumė tė mirė.


• Kur e rishihni atė qė ju ndodhi, mendoni: Sa i pafat apo mė mirė me kaq?
• Dėmet mund tė ishin shumė mė tė rėndė, duke parė se si jam tani nuk kam dyshime, kam pasur shumė fat. E kam riparė shpesh atė aksident nė televizor dhe kam parė fotot e mia me syrin e dėmtuar menjėherė pas aksidentit. Janė imazhe befasuese, por unė kisha njė gjumė tė thellė e nuk ndjeja asgjė.

Kush do ta fitojė titullin e kėtij sezoni?


• Duket se do tė jetė Xhenson Baton kampioni. Gjysma e dytė e njė kampionati botėror ėshtė gjithmonė shumė mė e luftuar dhe me mė shumė rivalė se pjesa e parė. Pra ėshtė njė pjesė mė e bukur.


Pak ditė mė parė u takuat me Nelsinjo Pike nė pistat e Formula Kart. Pėr ēfarė biseduat?


• Mė kėrkoi falje. Prej kohėsh i kisha thėnė se ai aksident ishte i stimuluar, por gjithmonė qė e bisedonim ai e kishte mohuar.


Ēfarė mendoni pėr kalimin e Fernando Alonsos te Ferrari?


• Ėshtė njė pilot shumė i mirė. Do tė kombinojmė besoj si dyshe pilotėsh dhe shpresoj qė ta mbyllė sezonin e ardhshėm pėrpara tij.


Pėrpara se tė nisej pėr nė Maranelo, nė sfond dėgjohet sėrish zėri i shoferit tė autobusit: "ē'kemi Masa! Mė fal pėr pėrshėndetjen e mėparshme." Duke e falur, Masa vazhdon rrugėn pėr te "shtėpia e tij" mė i qetė.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto