BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor


Vizitor

Ndėrtimi i autostradės Durrės–Morinė ėshtė vetėm hapi i parė i qeverisė drejt afrimit tė shqiptarėve. Kėshtu ėshtė shprehur kryeministri Sali Berisha nė pėrmbylljen e vizitės sė tij nė Kosovė nė qytetin e Prizrenit. Ndėrtimi i hekurudhės Shqipėri-Kosovė, linja e tensionit tė lartė dhe rrugė tė reja janė projektet e ardhshme tė qeverisė nė funksion tė afrimit tė tė dyja vendeve.

"Ato qe burri i madh i kombit filandez, presidenti Ahtisari shkroi per pakicat. Ato nuk ekzistojne gjetiu, por le ekzistojne ketu, se na bejne nder me shume se cdo gje tjeter", deklaroi Sali Berisha, kryeministėr i Shqipėrisė.

"Ne bashkarisht e ndertuam lirine e Kosoves bashkarisht e ndertuam dhe shpallem dhe po fitojme njohje per shtetin e Kosoves nga e gjithe bota, po punojme bashkarisht per te ndryshuar edhe Shqiperine dhe Kosoven. Ju falenderojme per rrugen Durres-Morine", tha Hashim Thaci, kryeministėr i Kosovės.

Kryetari i Komunės sė Prizrenit Ramadan Muja i akordoi Kryeministrit Sali Berisha cmimin“Qytetar Nderi i Prizrenit”. "Te qenurit bashke si komb, fale juve, me nuk eshte enderr. Sot me afer se kurre jane Shqiperia dhe Kosova. Dhe ne si qytet i Prizrenit", tha Ramadan Muja, kryetar i Komunės sė Prizrenit.

Sė fundi krymenistri Sali Berisha ka falenderuar liderėt dhe qytetarėt e Kosovės pėr pritjen mbreslėnėse sic e cilėsoi ai,gjatė kėsaj vizite tė parė nė Kosovėn e pavarur.

Berisha shpallet "Qytetar Nderi" i Prizrenit

Prizreni ėshtė kryeqyteti i dytė i tė gjithė kombit dhe frymėzim pėr tė gjithė shqiptarėt. Kėshtu u shpreh Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, gjatė vizitės sė tij nė qytetin e Prizrenit, ku ėshtė dekoruar me titullin “Qytetar Nderi”.

“Zoti kryetar, qyteti i juaj dhe i imi tani, ka meritėn e madhe nė historinė e kėtij kombi qė pas Krujės tė jetė kryeqyteti i dytė i kombit shqiptar... Ju garantoj se unė e marr si njė detyrim madhorė qė tė bėjė ēdo pėrpjekje qė ideali i Prizrenit tė bėhet gjithnjė e mė i prekshėm nga shqiptarėt kudo qė jetojnė”, tha Sali Berisha, Kryeministėr i Shqipėrisė.

“Qyteti i Prizrenit, ashtu siē e thatė edhe ju, ėshtė edhe qytet i krenarisė sonė historike, kombėtare, i avancimit tė vlerave tona kombėtare, i punės sė pėrbashkėt qė kemi arritur”, tha Hashim Thaēi, Kryeministėr i Kosovės.

“Ne ēdo hap tuajin, ēėshtja e Kosovės ishte pėrkushtim i juaj i pėrhershėm, me bujari, me pasion dhe atdhe-dashuri, ndihmuat pėr ēlirim, pėr pavarėsi tė Kosovės”, tha Ramadan Muja, Kryetari i Prizrenit.

Vizita e kryeministrit Berisha nė Prizren u mirėprit nga njė numėr i madh qytetarėsh tė cilėt kishin vėrshuar nėpėr rrugėt e qendrės sė kėtij qyteti, pėr tė pėrshėndetur kreun e Qeverisė sė Shqipėrisė.
Berisha homazhe nė varrin e Adem Jasharit

Shqiptarėt sot nuk kanė asgjė mė frymėzuese se Prekazin,Krujėn e dytė tė tyre.Kėshtu u shpreh kryeministrit shqiptar Salli Berisha,nė ndalesėn e tij nė prekaz pas homazheve qė bėri nė varrin e komandantit legjendar Adem Jashari.

"Ėshtė kombi i sakrificave mė tė mėdha. Asnjė komb tjetėr nuk ka bėrė sakrificat e shqiptarėve pėr liri dhe dinjitet. Por nė sakrificėn shqiptare tė kohėrave do tė thosha se Prekazi pėrbėn panteonin e sakrificės sė kombit shqiptar.Adem Jashari, familja e tij, pėrbėn kurorėn e pėrjetshme tė kėsaj sakrifice. Nė historinė e luftėrave, pėrpjekjeve tona, tė cilat kanė qenė tė panumėrta dhe tė vazhdueshme askush nuk sakrifikoi pėr vendin, pėr dinjitetin, pėr kombin, sa hero, tribuni legjendar, Adem Jashari", tha Sali Berisha, kryeministėr i Shqipėrisė.

Pas Prekazit Berisha ka ndaluar sėrish nė Prishtinė, ku ka vėnė firmėn e tij nė obeliskun e shndėrruar nė simbol tė pavarėsisė sė Kosovės. "Kjo skulpturė ka fituar gjashtė ēmimet mė tė mėdha ndėrkombėtare nė dizajn nė botė", tha Fisnik Ismajli, dizejnues i NEWBORN. "Kjo ka fituar medaljen e artė nė zemrat e ēdo shqiptari, pastaj ēmimet tjera botėrore", vijoi kryeministri Berisha.

Qytetarėt tė mbledhur spontanisht rreth skulpturės gjigante NEĖBORN nė qendėr tė Prishtinės kanė pėrshėndetur kryeministrin shqiptar nė kontaktin e parė tė tij me masėn qė nga mbėrritja nė Prishtinė njė ditė mė parė.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto