BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
BRUKSEL - Komiteti i Punėve tė Jashtme nė Parlamentin Evropian votoi sot me shumicė votash projektligjin e KE pėr pėrfshirjen e vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė procesin e liberalizimit tė vizave. Nga 51 deputetė, vetėm 8 votuan kundėr kėtij projektligji.

Komiteti votoi pėr tė pėrfshirė brenda fushėveprimit tė kėtij ligji qė tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor tė cilat kanė perspektivėn e hyrjes nė BE.

Mediat e huaja informojnė se nga marrėveshja e lehtėsimit tė lėvizjes sė lire nė vendet e Bashkimit Europian pėrpos tre shteteve qė diheshin Maqedoni, Serbi, Mali i Zi janė pėrfshirė edhe Shqipėria e Bosnje-Hercegovina.

Por ndersa per tre te parat liberalizimi behet me 1 janar te vitit qe vjen, per dy te fundit, heqja e vizave do tė bėhet nė varėsi tė pėrmbushjes me integritetit tė dokumentit tė menaxhimit tė kufijve dhe zbatimit tė ligjit. Komiteti gjithashtu miratoi hapjen e njė dialogu tė vizave me Kosovėn nė mėnyrė qė tė krijojnė njė "hartė e liberalizimit tė vizave tė ngjashme me tė tjerėt.

Eurodeputetja Sarah Ludford u shpreh se "i kemi dėrguar njė sinjal shumė tė fuqishėm Parlamentit Europain nė mbėshtetje tė udhėtimit tė lirė pėr tė gjithė njerėzit e Ballkanit Perėndimor me njė riorganizim tė formaliteteve ligjore.

Por duhet theksuar se heqja e vizave mund tė ndodhė nė praktikė vetėm kur kėto vende tė pėrmbushin standardet e nevojshme tė sigurisė. "Iu bėj thirrje qeverive dhe qytetarėve tė Shqipėrisė dhe Bosnjes qė tė pėrmbushin me shpejtėsi kushtet e BE-sė", shtoi ajo.

"Nė Kosovė, unė shpresoj se ne mund tė gjejmė njė zgjidhje, e cila ėshtė pragmatike nė avancimin e perspektivės qė kosovarėt gjithashtu tė arrijnė lehtėsimin e vizave dhe liberalizimin pastaj", pėrfundoi Ludford.


Pati shumė debate, vecanerisht me zonjen Bildt, bashkeshorten e ministrit te Jashtem suedez Karl Bildt, e cila votoi kunder raportit por qe e argumentoi kete qendrim si sjellje dashamirese ndaj qytetareve te Bosnjes e Shqiperise.

"Diferenca mes nesh e raportueseve eshte se ne duam te jemi te sinqerte me keta njerez e jo t'i zhgenjejme ata", nenvizon Bildt. Ne 19 tetor raporti per liberalizimin e vizave me Ballkanin do te votohet ne Komitetin e Ceshtjeve te Lirise, Drejtesise e Sigurise ne Parlamentin Europian.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto