1
Jo regjim pa viza pa plotėsuar kushtet prej 2/10/2009, 11:42
Vizitor
Vizitor

Njė zyrtar i lartė i presidencės suedeze tė Bashkimit Evropian thotė pėr BBC-nė se nuk do tė ketė liberalizim tė vizave me BE-nė pa u plotėsuar mė parė kushtet e nevojshme.
Ministri suedez i Migrimit dhe Politikave tė Azilit tė Suedisė, Tobias Billstrom, i tha BBC-sė se presidenca suedeze e inkurajon Shqipėrinė dhe Bosnjė-Hercegovinėn qė tė pėrshpejtojnė reformat e domosdoshme me qėllim qė kėrkesat pėr vizat tė hiqen sa mė shpejt tė jetė e mundur edhe pėr qytetarėt e tyre.
Duke folur pas njė propozimi nga Parlamenti Evropian pėr pėrshpejtimin e procedurave ligjore pėr pėrfshirjen e tė dy vendeve ballkanike nė regjimit pa viza tė BE-sė, zyrtari suedez tha se thelbėsore ėshtė pėrqendrimi tek udhėrrėfyesi duke vėnė nė dukje se tė gjithė duhet tė kenė trajtim tė barabartė.
Ai tha se ēėshtja e lehtėsimit tė vizave pėr Kosovėn, varet nga pėrgatitjet e saj pėr tė hyrė nė kėtė proces dhe mbi tė gjitha edhe nga vetė BE-ja dhe pesė vendet anėtare tė saj qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.
Billstrom tha se Kosova nuk ende ka njė marrėveshje pėr lehtėsimin e vizave sepse ajo asnjėherė nuk ka qenė e pėrfshirė nė kėtė proces, por shfaqi shpresėn e tij se ajo do tė mund tė hyjė sė shpejti nė kėtė rrugė. /BBC/












