BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor


Vizitor


Procesi gjyqėsor pėr rastin e vrasjes sė Mon Balajt dhe Arben Xheladinit gjatė protestės sė Lėvizjes Vetėvendosje, mė 10 shkurt 2007, nuk do tė pėrfundojė me kompensimin, tė cilin Zyra Qendrore e OKB-sė ėshtė e gatshme t’ua ofrojė familjeve tė viktimave.

Kėshtu thonė pėrfaqėsues tė administratės sė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, tė cilėt theksojnė se, pėrveē ofrimit tė kompensimit, do tė vazhdojė dhe procesi penal. Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Russell Geekie, shpjegoi: “Ka gjithashtu njė proces penal. Kjo ėshtė ajo qė Zyra e prokurorit ia ka vėnė Gjykatės sė Lartė tė Rumanisė pėr Drejtėsi, e cila aktualisht po heton kėtė rast”, tha Geekie, pėr tė shtuar se UNMIK-u i ka ofruar mbėshtetjen e plotė shtetit rumun.

“Natyrisht se UNMIK-u i ka vėnė nė dispozicion kopjet e tė gjitha dokumenteve qė ka pasur pėr kėtė rast. Kėto u janė dhėnė prokurorėve nė Rumani”, theksoi Geekie. Ai tha se vetė fakti qė OKB-ja ka pranuar t’u ofrojė kompensim familjeve Balaj dhe Xheladini, dėshmon se kjo organizatė ėshtė e gatshme tė marrė pėrgjegjėsinė pėr rastin.

Mirėpo, organizatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut kanė shprehur shqetėsimin e tyre nė lidhje me ofertėn pėr kompensim tė OKB-sė. Po ashtu edhe Lėvizja Vetėvendosje, atėherė organizatore e protestės, e cilėsoi ofertėn pėr kompensim me tė holla te familjarėt e viktimave si tė pritshme, pėr shkak tė, siē thuhet, natyrės sė misionit tė UNMIK-ut.

Aktivisti i Lėvizjes Vetėvendosje, Glauk Konjufca, tha se kjo administratė po bėn pėrpjekje pėr ta mbyllur rastin, duke e reduktuar problemin nė njė problem material. “Ajo ēka ka bėrė UNMIK-u nė kėtė rast, ėshtė pėrsėritje e krimit tė parė, pėr shkak se, nė vend se tė realizohet kėrkesa e familjarėve, e ‘Vetėvendosjes’ dhe e gjithė shoqėrisė kosovare, qė tė gjenden ata qė kanė kryer krimin e tė marrin dėnimin e merituar edhe politik, por edhe penal, ata kanė reduktuar problemin nė ēėshtje materiale”, u shpreh Konjufca.

Nė protestėn e 10 shkurtit tė 2007-ės, pėrveē dy viktimave tė vrara, ishin lėnduar dhe dhjetėra protestues tė tjerė. Organizata vendore dhe ndėrkombėtare, kohė mė parė, kishin kėrkuar dėnimin e fajtorėve pėr vrasjen e dy tė rinjve shqiptarė, derisa autoritetet kosovare i kishin kritikuar pėr shkak se nuk kanė bėrė njė hetim tė pavarur pėr kėtė ngjarje. /Radio Evropa e Lirė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto