BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
PD-ja shtyn nė njė datė tė pacaktuar zhvillimin e Kongresit. Analiza e zgjedhjeve pėrqendrohet vetėm nė bazė. Nuk ndryshon lidershipi i partisė.

TIRANĖ - Partia Demokratike hesht pėr zgjedhjet brenda saj, me justifikimin se,
gjithēka ėshtė e pėrqendruar tek Qeveria, e formuar muajin e shkuar.

Megjithėse, Qeveria e re ka hyrė nė rrjedhėn normale tė funksionimit tė saj, eksponentė tė Partisė Demokratike theksojnė se, nuk ėshtė vendosur asgjė pėr mbajtjen e Kongresit tė kėsaj partie.

I pyetur pėr kėtė ēėshtje, Sekretari Organizativ i Partisė Demokratike, Flamur Noka, vė nė dukje se nuk ėshtė vendosur asgjė nė lidhje me zgjedhjet e brendshme nė PD.

Sipas tij, e gjithė vėmendja ėshtė e pėrqendruar te qeveria e re, dhe si rrjedhojė nuk ka as njė datė tė saktė pėr mbajtjen e Kongresit. Nė bazė tė statutit, Kongresi i Partisė Demokratike duhet tė zhvillohej qė nė muajin Prill tė kėtij viti. Por, zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare shtynė nė kohė mbajtjen e tij, me argumentin se gjithēka do tė varej nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare.

Megjithėse, nė Partinė Demokratike, ka nisur analiza e brendshme nė tė gjitha degėt e saj, burime pranė kėsaj partie shprehen pėr gazetėn se nuk priten ndryshime nė lidershipin e partisė.

Degėt

Nė njėsitė mė tė vogla organizative, nė seksione, mbledhjet tashmė kanė pėrfunduar, duke ua lėnė radhėn grup-seksioneve, nėndegėve, dhe nė fund aktivit tė degės sė PD-sė. Aty do tė votohen edhe delegatėt pėr Kongresin Zgjedhor tė kėsaj partie.

Pėrgatitja e tė gjitha kėtyre procedurave, pėr tė arritur deri te mbajtja e Kongresit dhe zgjedhja e kryetarit tė ri tė PD-sė apo rikonfirmimi i atij aktual, duket se do tė zgjasė jo pak nė kohė, pėr sa kohė qė ende nuk ka pėrfunduar puna nė grupseksione.

Edhe zgjedhja e delegatėve tė rinj, duhet tė bėhet minimalisht, sipas statutit, dy muaj para mbajtjes sė kongresit. Kjo ngadalėsi, nga eksponentėt e Partisė Demokratike, justifikohet me faktin, se e gjithė vėmendja dhe pėrkushtimi i drejtuesve tė partisė, ėshtė e drejtuar tek qeveria e re, e cila edhe pse ka hyrė nė zhvillimin normal tė saj, vazhdon tė mbetet si njė pretekst pėr tė heshtur mbi zgjedhjet e brendshme nė PD.

Kongresi

Ky Kongres ka kompetencėn, qė me votė tė fshehtė tė zgjedhė kryetarin e ri tė Partisė Demokratike, pėrbėrjen e re tė Kėshillit Kombėtar dhe tė miratojė ndryshimet ne statut. Nė bazė tė rezultatit tė zgjedhjeve parlamentare, PD-ja nuk arriti dot tė marrė fitoren e pretenduar.

Madje, PD-ja nuk mund tė cilėsohet edhe si fituesja e kėtyre zgjedhjeve, rezultati i sė cilave, imponoi njė koalicion me partinė e Ilir Metės, me qellim formimin e kuorumit tė nevojshėm pėr qeverinė e re. Nė kėto zgjedhje, u vu re njė rezultat i dobėt i lidershipit tė partisė, duke filluar nga Nėnkryetarja e PD-sė, Jozefina Topalli, e cila nuk mori rezultatin e pretenduar nė Qarkun e Shkodrės, e deri te kryetari i sapozgjedhur i grupit parlamentar, Astrit Patozi, qė si kryetar i grupit tė punės nė Qarkun e Vlorės, mori.Shekulli





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto