BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor


Vizitor

Ėshtė zhvilluar nė Hotel Tirana Intenational konferenca "Mbrojtja sociale-shėndetėsore nė Shqipėri: Sfidat dhe mundėsitė". Konsolidimi i reformės nė shėrbimin parėsor dhe reformimi i mėtejshėm i shėrbimit spitalor pėrmes rritjes sė autonomisė pėr spitalet, qė tashmė janė pėrgjegjės pėr menaxhimin e njė pjese tė tė ardhurave nė dobi tė pacientėve, mbeten sfidat mė tė afėrta nė sistemin shėndetėsor. Projekti i nisur nė janar 2008 qė ėshtė nė fazėn pėrfundimtare.

“Ky projekt qartėson blerjen e sigurimeve nga Instituti i Sigurimeve Shėndetėsore, shtrirjen e skemės nėpėr spitalet tona, konsolidimin e sistemit tė referencės qė do tė thotė qė gjithė shqiptarėt duhet tė kuptojnė pėrfundimisht qė kontakti I tyre me spitalet do tė kalojė nga mjeku I qendrės shėndetėsore dhe I familjes, nga poliklinat e specialiteteve dhe spitalet do tė jenė momenti I fundit pėr zgjidhjen e problemeve mė tė ndėrlikuara” tha ministry I Shėndetėsisė Petrit Vasili.

“Ajo ēka ne sugjeruam ėshtė qė niveli i spitalorit tė arrijė tė paktėn nė mėnyrė sa tė shpejtė nivelin e pavarėsisė sė parėsorit nė mėnyrė qė drejtorat e spitaleve tė ndihen pėrgjegjės pėr ato fonde qė shkojnė nė tė mirė tė pacientėve. Mė pas ka dhe njė gradualitet ku reforma do tė lidhet edhe me tregues tė performancės sė spitaleve, por kjo ėshtė njė hap i dytė” tha Drejtoresha e Institutit tė Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor, Elvana Hana.

Ditėn e martė punimet do tė vazhdojnėme diskutimet pėr temat e financimit tė shėndetėsisė dhe mbulesės universale nga skema. Qėllimi i konferencės ėshtė ofrimi i impulseve tė reja dhe inputeve pėr t'a ēuar mė tej procesin e reformės nė sektorin e shėndetėsisė nė vend.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto