1
Spanja vazhdon tė kėmbėngulė kundėr njohjes sė Kosovės prej 24/9/2009, 11:57
Vizitor
Vizitor

Kryeministri i Spanjės, Jose Luis Rodriguez Zapatero, ka ritheksuar qėndrimin e vendit tė tij pėr mos njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
Nuk ėshtė korrekte tė njihet Kosova, pasi qė kjo ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare, ka thėnė tė mėrkurėn mbrėma nė New York, kryeministri spanjoll, duke iu pėrgjigjur interesimit tė mediave nėse Madridi zyrtar do tė ndryshojė qėndrimin nė lidhje me njohjen e Kosovės.
Ai ka thėnė se Spanja nuk do tė ndryshojė qėndrimin e saj edhe kur tė jetė kryesuese e radhės e Presidencės sė Bashkimit Evropian, nga 1 janari i vitit tė ardhshėm.
Duke shpjeguar qėndrimin kundėr njohjes sė Kosovės, Zapatero ka thėnė se Spanja ka politika strikte sa i pėrket krijimit tė shteteve tė reja dhe njohjen e tyre.
Spanja ėshtė njėra nga pesė vendet anėtare tė BE-sė qė nuk ka njohur Kosovėn. Ky vend tashmė ka tėrhequr edhe trupat e saja nė kuadėr tė KFOR-it, pas dhjetė vjet shėrbimi nė Kosovė, pėr shkak se Madridi zyrtar nuk e ka njohur shtetin e Kosovės.












