BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor


Vizitor

E shtuna ishte dita e fundit e agjėrimit pėr tė gjithė besimtarėt myslimanė. Muaji i shenjtė i Ramazanit kulmon sot me kremtimin e Fitėr Bajramit. Me kėtė rast kryetari i Komunitetit Musliman Selim Muēa uron tė gjithė besimtarėt ta kalojnė gėzuar kėtė festė e cila simbolizon unitetin dhe tolerancėn nė familje. “Ėshtė dita e parė e Bajramit tė madh, ose siē e quajmė ne e Fiter Bajramit. Urojmė qė kjo tė jetė njė festė e gėzuar, e hareshme nga tė gjithė muslimanėt dhe nga tė gjithė njerėzit e mirė! Me kėtė rast unė ju uroj ta kaloni gėzuar” thotė Muēa.

Nderkaq kryeministri Sali Berisha ka uruar nga Myftinia e Shkodrės besimtarėt myslymanė pėr festėn. “Shfrytėzoj rastin t’i pėrcjellė besimtarėve myslimanė tė Shkodrės dhe tė gjithė besimtarėve shqiptarė gėzuar kėtė ditė tė shenjtė, ditėn e Bajramit, ditėn kur njeriu nderon para sė gjithash sakricėn dhe pėrkushtimin e tij ndaj zotit, besimit, tė mires. Gjithēkaje tė mirė qė ekziston sot, qė gėzon njėriu ėshtė e ndėrtuar mbi sakrificėn dhe pėrkushtimin e tij” tha Berisha , i cili shoqėrohej nė kėtė vizitė nga bashkėshortja e tij si dhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli.

Kryeministri ka shprehur gjithashtu miėnjohjen pėr udhėheqėsit e komunitetit fetar musliman, katolik, dhe ortodoks pėr punėn e madhe qė kanė bėrė nė rindėrtimin e besimeve fetare, pėr mesazhin e shkėlqyer qė pėrcjellin nė Shqipėri dhe mbarė botėn, tolerancėn dhe bashkėjetesen fetare, dėshmi e shpirtit tė madh tė shqiptarėve dhe kombit shqiptar.

Edhe presidenti Bamir Topi i uroi tė gjithė besimtarėt myslimanė pėr mė shumė harmoni dhe solidaritet mes tyre. "Kjo ėshtė njė ditė e madhe, nė radhė tė parė pėr besimtarėt myslimanė dhe besoj qė sot ėshtė kulminacioni i ditės sė pastrimit apo i kthjellimit tė shpirtit, pas njė sakrifice tė gjatė agjėrimi, e cila nė kushtet e sivjetshme ka qenė vėrtetė njė sakrificė e veēantė", tha presidenti ne pritjen e organizuar nga Bashkėsia Myslimane me rastin e Fitėr Bajramit, ku u prit nga Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muēa. Topi bėri apel qė "Dita e Bajramit tė japė mė shumė harmoni mes njerėzve, mė shumė dhembsuri pėr njerėzit nė nevojė dhe mė shumė solidaritet".

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto