BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Thaēi: Nuk jemi palė e protokollit prej 11/9/2009, 21:07

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi ritheksoi sot se institucionet e Kosovės nuk janė pjesė e aranzhimeve teknike ndėrmjet EULEX-it dhe Serbisė. Policia e Kosovės po ashtu thotė se nuk ėshtė pjesė e marrėveshjes, por shprehet e hapur pėr bashkėpunim me policitė e vendeve tė rajonit. Analistėt ndėrkaq, vlerėsojnė se shkėmbimi i informacioneve, qė parashihet me dokument, ėshtė realisht i pa mundur pa policinė e Kosovės.


"Ritheksoj se institucionet e Kosovės nuk janė pjesė e ndonjė pretendimi tė ndonjė aranzhmani teknik, por institucionet e Republikės sė Kosovės, qeveria e Kosovės do tė vazhdojė pėrpjekjen pėr luftėn pa kompromis ndaj dukurive negative, korrupsionit apo krimit tė organizuar edhe nė nivel tė Kosovės, edhe nė nivel rajonal dhe nė bashkėpunim shumė tė ngushtė me autoritetet e Brukselit dhe SHBA-tė", tha Thaēi.


Protokolli i paralajmėruar ka tė bėjė me bashkėpunimin ndėrmjet EULEX-it dhe policisė sė Serbisė. Por, ai parasheh shkėmbimin e informacioneve nė kėtė lėmi, qė lidh nė kėtė proces edhe policinė e Kosovės. Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Arbėr Beka ka thėnė sot se policia e Kosovės nuk ėshtė pjesė e kėsaj marrėveshje, por Beka pohoi se policia e Kosovės ėshtė e hapur dhe ka raporte bashkėpunim me policitė e vendeve tjera tė rajonit.


"Ne kemi cekė disa herė se kemi njė bashkėpunim tė mirė me policitė e vendeve tė rajonit. Bashkėpunimi me tė gjitha vendet e rajonit ėshtė mė se i nevojshėm kur flitet pėr luftimin e krimit tė organizuar dhe gjitha format tjera tė krimit," tha Beka.


Mirėpo, udhėheqės i Qendrės Kosovare pėr Studimet tė Sigurisė Ramadan Qehaja vlerėsoi se Kosova ėshtė para njė akti tė kryer duke mos qenė pjesė e nėnshkrimit tė protokollit. Sipas tij, nėnshkrimi i kėsaj marrėveshje vetėm nga ana e EULEKS-it, do ta bėjė implementimin e kėsaj marrėveshje tė pamundur sepse EULEKS-i tė vetmin burim tė informacioneve nė Kosovė e ka policinė e Kosovės.


"Nėse ne nuk do tė pėrfshihemi nė marrėveshje atėherė ėshtė e mundshme qė bashkėpunimi tė ngecė dhe kjo mund tė ndodhė e aq mė parė qė nė nivelin operativ shkėmbimi i informatave ėshtė i pamundur pa policinė e Kosovės sepse EULEKS-i tė vetmin burim pėr informacione e ka policinė e Kosovės. Kisha me thanė se nėnshkrimi i kėsaj marrėveshje vetėm nga EULEKS-i nė kėtė fazė tė zhvillimit tonė do ta bėjė implementimin e saj tė pamundur."


Zyrtarė tė EULEKS-it ndėrkaq kanė thėnė se nuk mund tė konfirmojnė asgjė rreth kohės sė nėnshkrimit deri nė finalizimin e kėtij procesi. Nė anėn tjetėr, mbrėmė janė deklaruar pro dokumentit vendet e Kuintit. Nė deklaratėn e pėrbashkėt, ėshtė thėnė se instrumentet e bashkėpunimit teknik tė EULEX-it, tė bėra nė emėr tė vet, me Serbinė, janė nė pajtueshmėri me mandatin e tij pėr tė forcuar menaxhimin e kufijve dhe nuk kanė asnjė ndikim nė ēėshtjen e pavarėsisė, sovranitetit dhe integritetit territorial tė Kosovės.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto