BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Megjithė kundėrshtimin e fortė tė institucioneve tė Kosovės, EULEX ka nėnshkruar sot protokollin pėr bashkėpunim policor me Ministrinė e Jashtme tė Serbisė.


Pėr EULEX-in, ka firmosur shefi i komponentės pėr polici tė EULEX-it, Rainer Kuehn, njofton mediat e Kosovės. Nėnshkrimin e marrėveshjes qė e mban emrin "Protokoll pėr bashkėpunim policor" e konfirmoi Christophe Lamfalussy, shef i Zyrės pėr Informim nė EULEX.


Misioni i Bashkimit Evropian pėr Sundim tė Ligjit (EULEX) i ka njoftuar institucionet e Kosovės lidhur me marrėveshjen e sotme, e cila mė herėt gjatė ditės ishte nėnshkruar edhe nga pala serbe.


Mijėra qytetarė pritet tė vėrshojnė rrugėt e Prishtinės pėr tė kundėrshtuar kėtė protokoll pėr bashkėpunim policor ndėrmjet Serbisė dhe EULEX-it.


Protesta organizohet nga 22 OJF, tė cilat sė bashku u bėjnė thirrje qytetarėve qė tė mėrkurėn, mė 16 shtator, tė dalin nė rrugė pėr t'i thėnė jo nėnshkrimit tė kėtij protokolli dhe protokolleve tė tjera qė EULEX ka paralajmėruar t'i nėnshkruajė me Serbinė.


Lideri i Lėvizjes "Vetėvendosje!", Albin Kurti, tha se nėnshkrimi i Protokollit ndėrmjet EULEX-it dhe Serbisė ėshtė shumė i padrejtė dhe shumė i dėmshėm pėr Kosovėn.


"EULEX-i ėshtė bėrė agjent i shtimit dhe i trashjes sė lidhjeve tė varėsisė sė Kosovės me Serbinė", tha Kurti, pėr Express, pas lajmit se EULEX-i ka nėnshkruar protokollin.


Ai u bėri thirrje qytetarėve tė Kosovės tė organizohen e tė mobilizohen kundėr EULEX-it dhe protokolleve tė tij, tė cilat sipas tij, nuk do tė ndalen vetėm me kėtė bashkėpunimin policor. "Ėshtė e qartė se nuk mund tė llogarisim nė Qeverinė e cila duket qė mė tė rėndėsishme e konsideron vetveten sesa shtetin e Kosovės", u shpreh ai.


Kurti shtoi se 22 organizata u bashkuan pėr kundėrshtimin e kėtyre protokolleve dhe hipokrizisė sė krerėve institucionalė.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto