BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
TIRANĖ- Presidenti i Republikės, Bamir Topi ka dekretuar sot rreth ores 15.00 kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Pėrmes njė dekreti, kreu i shtetit Bamir Topi, nė mbėshtetje tė nenit 93 dhe 96, pika 1 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, me propozim shumicės parlamentare, ka dekretuar Sali Berishėn, Kryeministėr tė Republikės sė Shqipėrisė. Dekreti hyn nė fuqi menjėherė.

Dekretimi vjen pak kohė pasi Partia Demokratike nėpėrmjet sekretarit organizativ paraqiti pranė Presidentit tė Republikės Bamir Topi njė shkrese zyrtare pėr mandatimin e Berishės si kryeministėr.

Vetėm pas kėtij hapi, kreu i ekzekutivit do tė paraqesė listėn e ministrave tė rinj dhe do t'ia propozojė pėr votim Kuvendit bashkė me programin qeverisės.

Nė bazė tė Kushtetutės, Presidenti i Republikės, nė fillim tė legjislaturės, emėron Kryeministrin me propozim tė partisė ose koalicionit tė partive, qė ka shumicėn e vendeve nė Kuvend.

Mė pas, Kryeministri i emėruar duhet tė miratohet nga Kuvendi brenda 10 ditėve. Lista e ministrave tė rinj do tė jetė njė tjetėr kompetence e Kryeministrit Sali Berisha, i cili, sipas burimeve, ėshtė nė pėrfundim tė tij. Pas propozimit tė listės, ministri emėrohet nga Presidenti i Republikės, brenda 7 ditėve.

Ndėrsa dekreti i Presidentit shqyrtohet brenda 10 ditėve nga Kuvendi. Prej ditėsh, Kryeministri Berisha ėshtė pėrfshirė nė njė proces negociatash tė vazhdueshme pėr formimin e qeverisė sė re.

Pas pėrfundimit tė negociatave me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, Kryeministri Berisha po negocion gjatė me tė vetėt, me qėllim ruajtjen e ekuilibrave brenda partisė.

Si asnjėherė tjetėr, ashtu siē e ka pranuar edhe ai vete nė daljet publike, lista e re e qeverisė ka qenė e vėshtirė pėr tė, pėr shkak edhe tė pėrfshirjes ė LSI-sė, e cila deri para zgjedhjeve ishte e paparashikuar pėr bashkėqeverisje.

Berisha pritet tė pėrfundojė qeverinė vetėm brenda dy ditėve, ndėrkohe qė nga kjo pėrbėrje, padyshim pritet qė tė shfaqen edhe pakėnaqėsi, tė cilat Kryeministri Berisha do t'i justifikojė me faktin se nuk ka vend pėr tė gjithė.


Zyrtarizohet marreveshja Berisha-Mediu

TIRANĖ- Zyrtarizohet marrėveshja mes PD-sė dhe PR-sė pėr qeverinė e re. Nė kryesinė e Kuvendit tė Shqipėrisė marrėveshja ėshtė firmosur mes Sali Berishės dhe kreut tė PR-

Pas marrėveshjes, Berisha tha se marrėveshja ka nė qendėr ēėshtjen e pronave e cila, sipas tij do tė marrė zgjidhje brenda kėtij mandati qeveritar.
Ndėrkohė sot, kryeministri Sali Berisha pritet t'i japė fund sot negociatave me partitė aleate lidhur me qeverinė e re.

PR-ja ka pranuar propozimin e kreut tė ekzekutivit pėr drejtimin e Ministrisė sė Mjedisit si dhe pėrfaqėsimin me dy zv-ministra nė kabinetin e ri qeveritar. Pika e dytė e marrėveshjes, qė do tė firmoset sot, konsiston nė pėrfaqėsimin proporcional tė PR-sė nė tė gjitha nivelet e qeverisjes vendore dhe qendrore sipas kontributit tė saj politik. Njė pikė tjetėr qė jo pa qėllim ėshtė veēuar nga kryesia e PR-sė ėshtė edhe rėnia dakord pėr pėrfaqėsimin nė qeveri me kryetarin e kėsaj partie, Fatmir Mediu.

Njė tjetėr parti, qė mund tė firmosė sot marrėveshjen ėshtė edhe Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim e ēamėve. Kryetari i PDI-sė, Tahir Muhedini, deklaroi dje se ata do tė negociojnė sot me Berishėn edhe pse prej ditėsh, kjo forcė politike ka pritur njė pėrgjigje zyrtare nga kreu i ekzekutivit, mbi rolin qė PDI-ja do tė ketė nė qeverisjen e ardhshme.

Pas mbledhjes sė kryesisė sė kėsaj partie, kryetari i saj, Tahir Muhedini, ėshtė shprehur se pėrfaqėsimi i tyre nė qeveri do tė jetė njė sukses, pasi qėllimi i PDI-sė, nė koalicion me Berishėn ėshtė zgjidhja e ēėshtjes ēame, me tė cilėn, sipas tij, deri mė tani ėshtė abuzuar shumė. Ai premton sensibilizim ndėrkombėtar pėr ti dhėnė zgjidhje kėtij problemi ndaj dhe pėr kėtė arsye, sipas tij, ėshtė e domosdoshme qė pėrfaqėsuesi i PDI-sė tė jetė nė qeveri."Dje zhvilluam mbledhjen e kryesisė sė partisė.

Nė mbledhje u shprehėm se jemi tė shqetėsuar qė po mbarojnė negociatat dhe partia e ēamėve s'ka marrė asnjė propozim. Ne presim, dhe momentalisht jemi nė pritje pėr tė marrė pjesė nė negociata pėr tė marrė nė qeveri rolin tonė pėrfaqėsues"- tha Muhedini. Pėrpos pretendimit tė kėsaj partie, kryeministri Berisha ka vendosur qė t'i rezervojė kėsaj partie vetėm njė post zv-ministri. Edhe pse PDI-ja pėrfaqėsohet me njė deputet, ashtu si edhe PR-ja, Berisha nuk do tė ndjekė tė njėjtėn rrugė, duke parapėlqyer qė brenda kėsaj partie tė sjellė pėrēarjen dhe pėr pasojė edhe zbehjen e pretendimeve tė kėsaj partie.

Po sot, kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule do tė japė njė pėrgjigje pėrfundimtare pėr pėrfshirjen ose jo nė qeverinė e Berishės. Prej ditėsh, ai ka paralajmėruar njė konference pėr shtyp, ndėrkohe qė bashkėpunėtori i tij i ngushtė, Leonard Solis, ėshtė shprehur se PBDNJ-ja po shqyrton ftesėn e kryeministrit. Nė rast se njė gjė e tillė ndodh, atėherė Berisha ėshtė i gatshėm qė t'i ofrojė sėrish kėsaj partie, postin e Ministrisė sė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, duke siguruar nė tė njėjtėn kohė edhe njė mandat mė shumė nė favor tė mazhorancės.

Pėrpos vendimit tė grupit parlamentar tė PS-sė pėr tė mos marrė pjesė nė punimet e sotme, kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, pritet qė tė jetė i pranishėm nė punimet e sotme parlamentare, duke treguar nė tė njėjtėn kohė qė situatat politike kanė ndryshuar, qė prej deklaratės sė tij tė fundit se nuk do tė bashkėpunonte me Berishėn.


6 shtator
PDI, Muhedini: Berisha tė na pėrfshijė nė qeveri
TIRANĖ- Partia Drejtėsi e Integrim, (PDI) e njohur si partia e ēamėve ėshtė e vendosur tė kėrkojė nga kryeministri pėrfshirjen e saj nė qeverinė e re qė.
Pas mbledhjes sė kryesisė sė kėsaj partie, kryetari i saj, Tahir Muhedini ėshtė shprehur se pėrfaqėsimi i tyre nė qeveri do tė jetė njė sukses, pasi qėllimi i PDI-sė, nė koalicion me Berishėn ėshtė zgjidhja e ēėshtjes ēame, me tė cilėn sipas tij, deri mė tani ėshtė abuzuar shumė. Ai premton sensibilizim ndėrkombėtar pėr ti dhėnė zgjidhje kėtij problemi dhe pėr kėtė ėshtė e domosdoshme qė pėrfaqėsuesi i PDI-sė tė jetė nė qeveri.

Nesėr, sipas Muhedinit partia e tij do t'i zyrtarisht kryeministrit Berisha se pse po vonohet njė marrėveshje qeverisjeje edhe me PDI. "Dje zhvilluam mbledhjen e kryesisė sė partisė. Nė mbledhje u shprehėm se jemi tė shqetėsuar qė po mbarojnė negociatat dhe partia e ēamėve s'ka marrė asnjė propozim. Ne presim, dhe momentalisht jemi nė pritje pėr tė marrė pjesė nė negociata pėr tė marrė nė qeveri rolin tonė pėrfaqėsues"- tha ai gjatė njė interviste televizive.



Muredini i PDI kerkon nje ministri


dt 1 shtator

TIRANĖ - Kryetari i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim, Tahir Muhedini, ka dalė nė konferencė pėr shtyp njė ditė para nisjes sė negociatave pėr formimin e qeverisė sė re. "Nė marrėveshjen qė do tė diskutohet me Kryeministrin Berisha, PDI do tė kėrkojė qė tė bėhet pjesė e qeverisjes sė vendit, si pjesė e koalicionit fitues tė zgjedhjeve tė 28 qershorit", tha Muredini.

Mė tej ai shtoi se "ne kėrkojmė tė pėrfaqėsoheni nė qeveri, duke kėrkuar njė post ministror". I pyetur nga gazetarėt se cili ėshtė dikasteri i tyre i preferuar, shtoi se "kjo do tė jetė pjesė e negociatave".

Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim, e cila mbron tė drejtat e komunitetit ēam nė Shqipėri ka bėrė njė marrėveshje parazgjedhore me Partinė Demokratike, duke u bėrė pjesė e koalicionit "Aleanca pėr Ndryshim", nė zgjedhjet e 28 qershorit, nga rezultati i tė cilave, PDI do tė pėrfaqėsohet nė Kuvendin e Shqipėrisė me njė mandat deputeti. Nė kėtė koalicion ėshtė edhe Partia Republikane, e cila gjithashtu ka marrė vetėm njė mandat deputeti dhe kėrkon pėrfaqėsim nė qeveri.

Negociatat pėr formimin e qeverisė sė re nisin nesėr, me 2 gusht. Kėtė e ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha njė ditė mė parė, i cili shtoi se nuk do tė ndryshojė numri i ministrive tashmė qė koalicioni ėshtė zgjeruar. LSI, PDI dhe PR presin pėr poste ministrore.


dt. 3 shtator
Gjinushi pro Rames: Bojkot Parlamentit
TIRANĖ- Partia Socialiste mbledh nesėr kryesinė dhe njė ditė pas kėsaj Grupin Parlamentar. Nė qendėr tė diskutimit do tė jetė vendimi i socialistėve pėr pjesėmarrje apo bojkot tė parlamentit tė ri, dalė nga zgjedhjet qė PS-ja i ka kontestuar duke e quajtur rezultatin e tyre tė papranueshėm.

Ndėrkohė qė sot, kreu i Partisė Socialdemokrate Skėnder Gjinushi ka zhvilluar njė takim kokė mė kokė nė selinė rozė me Kryetarin nė detyrė tė Partisė Socialiste Edi Rama. Sipas tij, nė zgjedhjet e 28 qershorit, janė shkelur nė mėnyrė flagrante standardet demokratike, prandaj dhe si rrjedhim Kuvendi i Shqipėrisė ėshtė ilegjitm.

"Mbėshtes Partisė Socialiste dhe kreun e saj Rama, pėr bojkot tė parlamentit dhe pėr futjen e vendit nė zgjedhje tė parakohshme,pasi ėshtė e vetmja mėnyrė qė vendit t'i kthehet normaliteti"- tha Gjinushi pas takimit.

Sipas Gjinushit, bojkoti i parlamentit ėshtė vetėn hapi i parė qė mund tė bėhet, pasi demokracia ėshtė cenuar rėndė, me qeveri dhe kuvend ilegjitm, mė pas do tė ndėrmerren hapa pėr tė garantuar zgjedhje tė lira dhe tė ndershme.

Takimi kokė mė kokė midis Kryetarit nė detyrė tė PS-sė Edi Rama dhe Kreut tė PSD-sė Skėnder Gjinushi, u bė njė ditė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes ndėrmjet Kryeministrit tė vendit Sali Berisha dhe Kreut tė LSI-sė Ilir Meta pėr bashkėqeverisje tė vendit.



TIRANĖ - I majti Ilir Meta do tė jetė krahu i djathtė i Sali Berishės nė qeverinė e ardhshme, nė postin e zv/kryeministrit dhe ministrit tė Punėve tė Jashtme. Takimi i djeshėm, i paralajmėruar nė ambientet e kryesisė sė Kuvendit, mes Berishės dhe Metės, ishte krejtėsisht formal. Ata firmosėn publikisht marrėveshjen e arritur mes tyre pėrmes takimeve dhe negociatave informale, qė aq shumė i kishin mohuar pėr mediat. Vetėm nė pak minuta, Kryeministri Sali Berisha i shoqėruar nga Ridvan Bode firmosi formalisht marrėveshjen.

Tė njėjtėn gjė, i ulur nė krahun e djathtė tė Berishės, bėri edhe kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, i shoqėruar nga Edmond Haxhinasto. Nė qeverinė e re, Ilir Meta do tė jetė krah Berishės, ndėrsa pėr hir tė qeverisė sė pagėzuar si Qeveria e Integrimit Europian, ai do tė drejtojė edhe Ministrinė e Jashtme.

Ashtu siē e konfirmoi edhe vetė Meta, nė postin e ministrit tė Shėndetėsisė, dikasterit tė dytė qė do tė drejtojė LSI-ja, do tė emėrohet Petrit Vasili. Pavarėsisht se Shėndetėsia ėshtė cilėsuar prioritare nė programin e PD-sė, Kryeministri Sali Berisha, u shpreh se kishte besim tė plotė tek puna e Petrit Vasilit, ashtu siē kishte deklaruar nė fakt pak kohė mė parė edhe pėr ministren nė detyrė, Anila Godo.

Ndėrsa dikasteri i tretė pėr LSI-nė, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, do tė drejtohet nga Dritan Prifti. Si rezultat i ndėrrimit tė drejtimit tė dikastereve, kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, ka siguruar dje se marrėveshja e arritur nuk do tė cenojė statusin e nėpunėsit civil. "Morali ynė nuk ėshtė pėr tė hequr njerėz nga puna, por pėr tė hapur vende tė reja pune",- tha ndėr tė tjera Meta.

Nė marrėveshje thuhet se PD-ja dhe LSI-ja bien dakord qė pėrfaqėsimi i LSI-sė nė qeverisje tė jetė 20% e organeve tė pushtetit dhe strukturave qeverisėse, duke respektuar ligjin "Pėr statusin e Nėpunėsit Civil". Ndėrkohė, pėrfaqėsimi i LSI-sė nė tė gjitha nivelet e pushtetit, nivelet drejtuese dhe administrative, hallkave tė tjera tė pushtetit nė nivel qendror dhe atij vendor, do tė jetė nė masėn e 20%-shit.

Po sipas marrėveshjes, LSI-ja do tė marrė edhe postin e zv-Kryetarit tė Kuvendit, qė pritet tė drejtohet nga deputeti i Beratit, Nasip Naco. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje pas firmosjes sė marrėveshjes sė qeveria e re do tė jetė solide dhe afatgjatė, duke shkuar tej parashikimeve, teksa u shpreh se koalicioni me Metėn do tė vazhdojė edhe pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė 2013-ės.

Marrėveshja e firmosur dje mes Berishės dhe Metės ėshtė konsideruar nga tė dyja palėt e suksesshme dhe eficente, pavarėsisht se, siē u shprehėn edhe ata vetė, jo pėr ēdo gjė ėshtė rėnė dakord. Njė ndėr kushtet e parealizuara tė LSI-sė ėshtė pikėrisht kėrkesa e saj para dhe pas zgjedhore pėr realizimin e referendumit pėr ndryshimet nė Kushtetutė. Edhe pse theksoi se kjo mbetet njė sfidė afatgjatė, kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, la tė kuptohet se njė hap i tillė nuk do tė ndėrmerret, ndėrkohė qė ka marrė sigurinė e Kryeministrit vetėm pėr reformimin e Kodit Zgjedhor, me qėllim eliminimin e ēdo diskriminimi qė cenon barazinė e konkurrimit politik.



Berisha: Qeveria e re do ketė surpriza. Drekė private me "tė vjetrit"
TIRANĖ- Ėshtė mbajtur sot nė orėn 11:00 mbledhja e fundit e qeverisė "Berisha 1" qė nisi punėn nė shtator tė 2005-s. Berisha ka bėrė njė rezyme tė sukseseve tė arritura nga kjo qeveri qė sipas tij edhe pse ka pasur ndryshime ka qenė kompakte pėr 4 vjet.

"Propozimi i Qeverisė sė re ėshtė njė proces kompleks, dhe unė nuk e di se cili prej jush do tė ulet nė kėto vende pas 10 ditėsh, apo dy javėsh. Por ata qė do tė mungojnė nga ju, absolutisht qė nuk do tė mungojnė nga moskonsideratat e mia dhe as nga mungesa e kontributit tė tyre parėsor nė kėto 4 vite", tha Kryeministri Berisha duke i'u drejtuar anėtarėve tė kabinetit tė tij qeveritar.

Ndersa gazetarėve, iu drejtua se sot pasdite do prisni surpriza. "Qeveria 'Berisha 2 'do tė jetė kabinet qė do tė dalė jashtė parashikimeve tuaja, por ju lutem tė prisni deri pasdite", u shpreh ai.

Ndėrkohė pėrsa i pėrket sukseseve tė kėsaj qeverie ai renditi, anėtarėsimin nė NATO, rrugėn Durrės-Kukės dhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Nė fund ai ka lajmėruar se do tė ketė njė drekė private me tė gjithė ata qė kanė qenė anėtarė tė kabinetit 'Berisha 1' qė nga 2005 e deri mė tani.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto