BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...


BOTASHQIPTAREFORUM


You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Mė 15 mars 2008, 26 persona tė pafajshėm mbetėn tė vrarė nė fshatin Gėrdec, fare pranė Tiranės, jo nga njė fatkeqėsi natyrore, por si pasojė e ushtrimit tė njė veprimtarie me burim rreziku tė shtuar, jashtė ēdo kriteri ligjor e teknik, nė njė eufori fitimprurėse tė pazakontė, tė nistuar me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave, tė kontraktuar nga Ministria e Mbrojtjes e nėn autoritetin kontrollues, tė po kėsaj ministrie.

Sot e kėsaj dite, askush nuk ėshtė dėnuar dhe pėrgjigjur penalisht, si fajtor pėr kėtė tragjedi, pėrkundrazi, vetė procesi gjyqėsor nė ngarkim tė disa tė pandehurve, pėr kėtė ngjarje kriminale ka marrė tatėpjetėn dhe s'ka sy pėr mirė, pėr shkak tė njė vendimi antikushtetues tė Gjykatės sonė tė Lartė.

Pse ėshtė antikushtetues ai vendim i Gjykatės sė Lartė?
Nė vendin tonė mund tė ketė shumė vendime gjyqėsore tė padrejta, tė kundėrligjshme apo antikushtetuese, por pak prej tyre tėrheqin vėmendjen e publikut apo shkaktojnė irritimin e tij, pėrveē hallexhinjve pėrkatės, palė ndėrgjyqėse, nė proces.

Ndryshe ėshtė rasti i vendimit tė Gjykatės sė Lartė pėr copėzimin e ēėshtjes nė ngarkim tė tė pandehurve pėr Tragjedinė e Gėrdecit, si dhe pėr injorimin e tė drejtave procedurale tė viktimave, pasi pasoja e rėndė dhe e pariparueshme, fyese pėr dinjitetin njerėzor, vrasja e 26 personave tė pafajshėm ėshtė njė njollė e pashlyeshme nė ndėrgjegjen e shoqėrisė sonė.

Njė vendim gjyqėsor i drejtė do tė ishte balsam pėr dhimbjen e familjeve tė viktimave, por dhe njė parandalim i fortė pėr ēdo politikan qė mendon, prapė e prapė e pa ndalim, t'i sulet vrullshėm pushtetit dhe shtetit pėr t'ia parė hajrin nė kundėrshtim me ligjin, nė bashkėpunim me aventurierė ekonomikė, qė t'i sjell dita, nė derė tė zyrės.

Sė pari: Gjykata e Lartė, nė kundėrshtim me ligjin, i privoi viktimat e Tragjedisė sė Gėrdecit nga e drejta pėr tė qenė palė nė procesin penal.

Viktimat e Tragjedisė sė Gėrdecit duke parandierė skemat "e rafinuara" e tė pritshme, tė gjykatės sė paanshme, ishin bėrė palė nė proces, qė nė fazėn e hetimeve, duke kėrkuar prova nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, duke u njohur me aktet hetimore, e po ashtu duke depozituar padinė civile, po nė organin procedues. Pra, bukur thjesht, pėr t'ia hequr shansin Gjykatės qė tė merrej me to.

Kėshtu, Gjykata e Lartė kishte veē njė rrugė ligjore, qė ky proces tė mund tė quhej minimalisht proces i rregullt ligjor, qė tė verifikonte viktimat e Tragjedisė sė Gėrdecit, si palė nė atė proces penal dhe jo vetėm, por dhe me cilėsinė e kumuluar, tė paditėsve civilė. (neni 348, pika 1, e Kodit tė Procedurės Penale).

Duke qenė se Gjykata e Lartė veproi nė kundėrshtim me sa mė lart, ajo filloi kėsisoj dhe po vijon njė proces tė parregullt ligjor, e si i tillė ai ėshtė antikushtetues dhe nė kundėrshtim me Konventėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut.

Nė kėtė trajtim po pėrpiqemi tė largohemi nga hollėsitė ligjore, qė do ta bėnin ēėshtjen shumė teknike, pėr ata qė s'janė tė fushės, por thjesht po sqarojmė pse "tė dėmtuarit", pra trashėgimtarėt ligjorė tė viktimave tė Gėrdecit janė palė dhe duhet tė trajtohen si tė tillė, si nė procesin penal nė Gjykatėn e Lartė, edhe nė atė nė Gjykatėn e Tiranės:
Instituti juridik "i tė dėmtuarit" ėshtė i vendosur nga ana sistematike nė titullin "Subjektet", nė Kodin e Procedurės Penale, pra aty ku janė tė gjitha subjektet nė njė proces penal: gjykata, prokuroria, policia gjyqėsore, i pandehuri, mbrojtėsi, i dėmtuari, i dėmtuari akuzues, paditėsi civil etj. Ja pse "i dėmtuari", nė kėtė rast trashėgimtarėt ligjorė tė viktimave tė Gėrdecit janė palė nė kėtė proces penal, edhe pse padia civile e ngritur nga to ėshtė veēuar.

Pėr mė tepėr nė vetė nenin 58, pika 1, tė Kodit tė Procedurės Penale, parashikohet se: "Personi i dėmtuar nga veprat penale ose trashėgimtarėt e tij kanė tė drejtė tė kėrkojnė procedimin e fajtorit dhe shpėrblimin e dėmit", pra, ta procedosh fajtorin nuk do tė thotė thjesht tė bėsh kallėzim penal pėr tė (qė ėshtė njė detyrim i ēdo personi qė vjen nė dijeni tė njė vepre penale), por tė jesh palė nė procesin penal deri nė fund.

Nė shtetet demokratike, kjo ėshtė njė e drejtė e pakontestueshme dhe krejtėsisht e respektueshme nga gjykatat, sidomos nė krime tė tilla, si vrasja apo trajtimi ēnjerėzor, tek ne edhe pse ėshtė e parashikuar shprehimisht mė lart, mohohet, sigurisht jo pėr ta bėrė procesin e rregullt ligjėrisht, por pėr ta "menaxhuar" shpejt, sepse sado humane tė jenė gjykatat tona, nuk u dhemb aq sa familjeve tė viktimave, nė lidhje me shpalljen fajtor apo tė pafajshėm tė tė pandehurve.

Megjithėse prapė jemi nė kohė, qė si nė Gjykatėn e Lartė apo dhe nė Gjykatėn e Tiranės, viktimat tė trajtohen si palė dhe tė mos vazhdojė kjo shkelje absurde e ligjit procedural penal.

Sė dyti: Gjykata e Lartė, nė kundėrshtim me ligjin, veēoi padinė civile tė viktimave tė tragjedisė.

Mėnyra e kundėrligjshme e trajtimit tė viktimave tė Tragjedisė sė Gėrdecit nė Gjykatėn tonė tė Lartė, me siguri do tė pėrbėjė objekt studimi nė ndonjė doktoraturė nė tė ardhmen, tė paktėn pėr tė parė se si kurrė nuk duhet tė trajtohen njerėzit ashtu, e jo mė viktimat e njė ngjarjeje kriminale, qė pa faleminderit asaj Gjykate, ishin bėrė palė nė procesin penal, duke ardhur me tė drejta tė plota aty.

Ēfarė ndodhi? Pa iu dhėnė e drejta as pėr ta parashtruar padinė civile, viktimat, ajo u veēua si e tillė nga procesi penal. Mirėpo nuk parashikohet kėshtu nė ligj. Minimalisht, Gjykata e Lartė nė kėtė rast ka keqzbatuar njė normė proceduralo-penale dhe maksimalisht ėshtė bėrė "legjislatore" dhe ka krijuar njė normė tė re.

Nė nenin 62, pika 3, tė Kodit tė Procedurės Penale parashikohet shprehimisht se: "...gjykata mund tė vendosė veēimin e padisė civile dhe dėrgimin e saj nė gjykatėn civile nėse gjykimi i saj vėshtirėson ose zvarrit procesin penal."

Kjo normė juridike e marrė nė kompleksitet me tė tjerat interpretohet pak a shumė kėshtu, nėse paditėsit civilė e vėshtirėsojnė procesin penal, p.sh. duke thirrur tė paditur qė janė jashtė Shqipėrisė, apo paraqesin raporte mjekėsore, duke e zvarritur kėtė proces, pra post factum, Gjykata e veēon padinė civile.

Kurse nė kėtė rast, Gjykata ka imagjinuar se ne do ta zvarrisnim apo do ta vėshtirėsonim, pa filluar fare procesi gjyqėsor???

Pėrkundrazi, nėse do tė lexohej padia jonė civile do tė konstatohej se ka qenė njė akt procedural mjaft lakonik dhe pėr provueshmėri bazohej thjesht nė aktet e Prokurorisė, si dhe pėrfaqėsohej nga katėr avokatė, qė asnjėherė procesi tė mos shtyhej pėr ne.

Por jo, Gjykata e Lartė as i verifikoi si palė pėrfaqėsuesit e viktimave, sepse dihej atė moment, ata do tė kėrkonin pėrjashtimin e tre gjyqtarėve tė atij kolegji, pasi gjykimi i ēėshtjes nga njė gjykatė e anshme ėshtė jo vetėm cenim i procesit tė rregullt ligjor, por vetė ajo trupė humbet cilėsinė e tė qenit gjykatė.

Nė kėto kushte, veēimi i padisė civile u krye jo konform normės juridike si mė lart, por ishte shprehje e nxitimit tė gjykatės "pėr t'i hequr qafe" viktimat se kėshtu gjykata vepron mė lehtė "nė zbatimin e drejtė tė ligjit". Ja pse dhe veēimi i padisė civile jo vetėm ėshtė zbatim i gabuar i ligjit, por provė e paragjykimit tė ēėshtjes dhe zbatimit tė njė skeme tė fshehtė pėr shkatėrrimin e saj.

Sė treti: Vendimi u dha nga njė kolegj, ku tre gjyqtarė tė tij kishin (dhe kanė) papajtueshmėri nė gjykimin e ēėshtjes.
Megjithėse edhe nė gjykim doli qartė, si dhe publikisht, se dy gjyqtarė kishin gjykuar nė kėtė ēėshtje kėrkesa tė prokurorit gjatė hetimeve paraprake dhe ato duhej tė kishin hequr dorė vetė nga gjykimi i ēėshtjes, po ashtu kryesuesi i kolegjit, i cili kishte patur vajzėn e tij avokate tė dy tė pandehurve gjatė veprimtarisė sė tyre kriminale, pėrsėri kolegji tjetėr i asaj gjykate, pėr ēudi, nė kundėrshtim me ligjin, nuk i pėrjashtoi kėta tre gjyqtarė.

Pse nė kundėrshtim me ligjin? Pasi, nėse thjesht u hedh njė sy dispozitave nė lidhje me pėrjashtimin e gjyqtarėve, nė kėtė rast nuk kishe si tė veproje ndryshe, po ashtu nėse i referohesh jurisprudencės sė Gjykatės sė Strasburgut, dispozitat pėrforcohen dhe ai vendim pėrveēse i kundėrligjshėm, bėhet dhe alogjik.

Nga ana tjetėr, kolegji qė shqyrtoi kėrkesat e Prokurorisė pėr pėrjashtimin e tre gjyqtarėve nė kundėrshtim me nenin 142, pika 1, tė Kushtetutės shpalli njė vendim gjyqėsor tė paarsyetuar. Edhe publiku nė sallė sot e kėsaj dite ėshtė kurioz tė dijė se si ka arsyetuar ajo gjykatė, pėr ēfarė motivi ligjor ata tre gjyqtarė duhej tė vazhdonin ta gjykonin atė ēėshtje?

Me naivitet, shtypi, tė nesėrmen, proklamonte se rrėzohet pėrsėri Prokuroria. Jo, nuk u rrėzua Prokuroria, u vetėrrėzua Gjykata e Lartė, e cila me tė padrejtė, shpalli njė vendim tė paarsyetuar, me tė cilin medoemos ata tre gjyqtarė duhej ta gjykonin atė ēėshtje??? A thua vallė s'ka gjyqtarė tė tjerė?

Pa dashur tė mendojmė pėr keq, nė analizė tė fundit, ky shkak mund tė pėrdoret nesėr nga cilido i pandehur, se u gjykua nga njė gjykatė e anshme dhe ai vendim prishet. Pse i duhet dhėnė dikujt shkaku ligjor nė dorė pėr tė prishur vendimin e Gjykatės sė Lartė?

Po ashtu, pėrfaqėsuesit ligjorė tė viktimave, menjėherė, brenda afatit ligjor, me t'u shpallur "legjitimim-veēimi" i tyre i depozituan kėrkesat pėr pėrjashtimin e tre gjyqtarėve, bile tė pasuruara me jurisprudencė dhe shkaqe shtesė, por edhe sot nė vigjilje tė mbylljes, pa filluar gjykimi, tė procesit nė Gjykatėn e Lartė, ajo gjykatė as i ka shqyrtuar ato kėrkesa. Njė gjykatė nuk e shton autoritetin nė publik duke u sjellė me arbitraritet, por duke vepruar konform ligjit.

Nėse dikush ka menduar se rruga mė e shkurtėr ishte qė kėrkesat tona tė hidheshin nė kosh, pa u shqyrtuar, na falni, por vetė Gjykata i ka ulur pikė vetes dhe ka pėrforcuar dyshimet tona, pėr skemėn qė po zbatohet.

Sė katėrti: Gjykata e Lartė ka dhėnė njė vendim nė kundėrshtim me nenin 145, pikat 1 dhe 2, tė Kushtetutės.
Ėshtė e vėrtetė qė nė Kushtetutė parashikohet shprehimisht se Gjykata e Lartė ka juridiksion fillestar, ndėr tė tjera pėr ministrat, por po ashtu ekziston dhe njė dispozitė nė Kodin e Procedurės Penale, qė nė rastin e procedimeve tė lidhura, kur njė ose disa janė nė kompetencė tė gjykatave tė shkallės sė parė dhe tė tjerat nė kompetencė tė Gjykatės sė Lartė, kompetente ėshtė kjo e fundit.

Pra, nėse Gjykatės sė Lartė i ėshtė dukur se kjo dispozitė kontraston, apo bie ndesh me Kushtetutėn, duhej ta pezullonte gjykimin e ēėshtjes dhe t'ia dėrgonte pėr shqyrtim Gjykatės Kushtetuese.

Kjo ndarje mekanike, qė Gjykata e Lartė i ka bėrė kėsaj ēėshtjeje, me siguri do tė prodhojė dy vendime penale tė ndryshme, qė do tė pėrbėjė secili shkak pėr rishikimin e tjetrit, me njė fjalė, si politikanėt apo bashkėpunėtorėt e tyre ekonomikė pėrfitojnė kėsisoj.

Pėr mė tepėr qė, po kjo gjykatė, me vendimin penal nr. 5, datė 10. 04. 2009, veproi ndryshe pėr njė ministėr tjetėr dhe bashkėpunėtorin e tij, pranoi t'i gjykonte tė dy bashkė.

Tashmė nuk dihet se cili do tė jetė qėndrimi i drejtė, nė tė ardhmen: kur Kryeministri apo ministri do tė vjedhė nė bashkėpunim me njė tė tretė, (se pėrgjithėsisht kėto vjedhjet nė shtet nuk bėhen vetėm!!!) do tė gjykohen nga Gjykata e Lartė apo nė gjykime tė ndara? Pėrgjigje nuk ka, se vetė Gjykata e Lartė, me jurisprudencėn e saj, ka mbajtur dy qėndrime tė ndryshme.

Sė pesti: Gjykata e Lartė ka zhvilluar njė proces tė parregullt ligjor, duke keqzbatuar parimin e gjykimit tė pandėrprerė.
Nė Gjykatė tė Lartė ende nuk ka filluar procesi gjyqėsor, nė kuptimin substancial, ai ka mbetur i varur nė faksin e nisur nga tuneli i Kalimashit, shkak ky jo vetėm qesharak, fyes pėr inteligjencėn e njerėzve aty, por dhe denigrues pėr Gjykatėn, qė e merr pėr shkak tė ligjshėm.

Po ē'ėshtė ky parimi i gjykimit tė pandėrprerė qė ka keqzbatuar gjykata? Ky ėshtė njė ndėr parimet bazė nė gjykimet penale, qė vetė gjykimi tė mos humbė ritmin dhe drejtėsia penale tė jepet shpejt, edhe pėr shkak tė afateve tė paraburgimit pėr tė pandehurit. Tek ne ky parim nuk zbatohet kurrė.

Po kaq flagrant ėshtė moszbatimi i kėtij parimi nė gjykimin e kėsaj tragjedie nė Gjykatėn e Lartė. Nė nenin 342 tė Kodit tė Procedurės Penale parashikohet shprehimisht se: "1. Kur shqyrtimi gjyqėsor nuk mund tė pėrfundohet nė njė seancė tė vetme, gjykata vendos qė tė vazhdojė ditėn e mėpasme tė punės. 2. Gjykata mund tė ndėrpresė shqyrtimin gjyqėsor, vetėm pėr arsye tė veēanta, deri nė pesėmbėdhjetė ditė."

Ky ėshtė njė parim shumė i rėndėsishėm pėr njė gjykim tė shpejtė dhe tė drejtė, por nė kundėrshtim me kėtė rregull (gjykata pėrjashtimin e kthen nė rregull), asnjė seancė nuk u la tė nesėrmen e ditės sė punės, por u shty nė afate tė tjera dhe pėr kurrfarė arsyeje tė veēantė.

Edhe pėr aspektin e mosrespektimit tė gjykimit tė pandėrprerė ky ėshtė njė proces gjyqėsor i parregullt dhe, si i tillė, antikushtetues, pasi ka zgjatur dhe zvarritur pėrmbushjen e tė drejtave tė viktimave.

Sa sipėr konstatohet me njė vėshtrim tė thjeshtė, nė caktimin e seancave gjyqėsore: 4. 05. 2009, 11. 05. 2009, 22. 05. 2009, 15. 06. 2009, 6. 07. 2009 dhe e ardhshmja 14. 09. 2009. Pra Gjykata e Lartė i ka dhėnė tė drejtėn vetes tė veprojė nė kundėrshtim me njė nga parimet bazė tė procesit tė rregullt ligjor, atė tė gjykimit tė pandėrprerė, dhe, pėr mė tepėr, pa respektuar edhe rregullin pėrjashtimor tė seancave tė paktėn njė herė nė 15 ditė.

Po tė ishte gjykuar kjo ēėshtje konform ligjit, pra, dhe parimit tė gjykimit tė pandėrprerė, vendimi pėrfundimtar do tė ishte dhėnė qė nė korrik dhe sot nuk do tė lodheshin konstitucionalistėt tė interpretonin sesi do tė procedohet me imunitetin e ministrit tė pandehur, por do tė ishte bėrė e ditur nėse ai person ishte apo jo fajtor, kishte lidhje me demontimin nė Gėrdec, apo ēne ku e dinte ai pėr armėt, megjithėse e kishte pėr detyrė ta dinte!!!

Pse kjo ēėshtje hyn nė juridiksion kushtetues?
Megjithėse ai vendim i Gjykatės sė Lartė ėshtė antikushtetues si mė lart, por dhe pėr shkaqe shumė tė detajuara tė parashtruara nė kėrkesėn tonė atje dhe jo nė kėtė shkrim modest, Gjykata Kushtetuese refuzoi ta kalonte nė seancė kėtė ēėshtje.

Po cili ishte arsyetimi i Gjykatės Kushtetuese? Me thėnė tė drejtėn, i gjithė arsyetimi i kėsaj gjykate ėshtė dhėnė nė dy paragrafė me tetė rreshta gjithsej, tė cilėt po t'i vėmė kėtu, dikush mund t'i keqinterpretojė nė dėm tė gjykatės.

Atėherė, mė shumė pėr publikun, se besojmė Gjykata Kushtetuese i ka tė qarta shkaqet, po shpjegojmė pse kėrkesa jonė duhej tė ishte kaluar nė seancė pėr shqyrtim:

Sė pari: Viktimat i janė drejtuar Gjykatės Kushtetuese pėr shkeljen e tė drejtės sė tyre kushtetuese pėr njė proces tė rregullt ligjor, pasi i kanė shteruar tė gjitha mjetet juridike pėr mbrojtjen e kėsaj tė drejte (neni 131, shkronja "f" e Kushtetutės).

Tė gjitha kundėrligjshmėritė e parashtruara mė lart e bėjnė atė vendim tė Gjykatės sė Lartė antikushtetues, pasi ka cenuar parimin e njė procesi tė rregullt ligjor. Shterimi i mjeteve ligjore bėhet nga poshtė -lart, pra duke filluar nga gjykata mė e ulėt e duke pėrfunduar tek e larta.

Ky ėshtė rast i posaēėm, qė shkalla e parė (juridiksioni fillestar) ėshtė nė kompetencė tė Gjykatės sė Lartė, e prandaj, shkallėt e tjera janė tė kapėrcyera (tė shteruara ipso lege) e ēėshtja nga Gjykata e Lartė shkon nė Gjykatėn Kushtetuese.

Ja pse kjo Gjykatė duhej ta kalonte nė seancė kėrkesėn tonė. Alogjizmi se ne duhet tė shkojmė t'i shterojmė mjetet ligjore nga lart-poshtė ėshtė krejt antikushtetues dhe i pavend.

Sė dyti: Vetė vendimi i Gjykatės sė Lartė, qė ne kemi goditur pėr antikushtetutshmėri ėshtė pėrfundimtar pėr ne dhe veē pėr tė pandehurin ministėr ėshtė i ndėrmjetėm.
Arsyetimi i Gjykatės Kushtetuese se ai ėshtė njė vendim i ndėrmjetėm edhe pėr ne, nuk qėndron, pasi ai vendim na ka pėrjashtuar nga procesi, ky ėshtė fakt dhe konstatohet nė vetė vendimin, po ashtu ka veēuar padinė civile nga ai proces penal.

Ndaj kėtij vendimi shtrohet pyetja: a kemi tė drejtė ankimi? Kur? Pasi tė kenė mbaruar gjykimet penale, pasi tė kenė pėrfunduar afatet e paraburgimit? Kur edhe po tė vendosej nė favorin tonė, ai vendim gjykate do tė ishte pa kuptim se procesi penal nuk ribėhet dot, se do tė cenohej parimi "ne bis in idem" (jo dy herė pėr tė njėjtė gjė).

Ja pse, ai vendim ėshtė i ndėrmjetėm nė kuptimin e ngushtė tė procesit penal, qė ėshtė i varur nė Gjykatė tė Lartė dhe qė ka mbetur me njė tė pandehur, por ėshtė pėrfundimtar pėr ēka vendos pėr viktimat, nė dy aspekte: (i) pėrjashtimin si palė nga procesi (ii) veēimin e padisė civile.

Arsyetimi i Gjykatės Kushtetuese bie ndesh me vetė nenin 43 tė Kushtetutės ku parashikohet se: "Kushdo ka tė drejtė tė ankohet kundėr njė vendimi gjyqėsor nė njė gjykatė mė tė lartė, pėrveēse kur nė Kushtetutė parashikohet ndryshe."

Pas atij vendimi tė Gjykatės sė Lartė, pėr mė tepėr qė e kishim shkakun nė dorė, antikushtetutshmėrinė e tij, ku mund tė ankoheshim tjetėr, veēse nė Gjykatėn Kushtetuese?

Sė treti: Veē anės formale- juridike, qė kjo ēėshtje hynte nė juridiksionin e Gjykatės Kushtetuese, ėshtė shumė shqetėsuese substanca e atij vendimi.

Vendimi i Gjykatės sė Lartė, qė nė analizė tė fundit refuzon tė zbatojė njė dispozitė detyruese tė Kodit tė Procedurės Penale, duke e konsideruar atė "njėfarėsoj" antikushtetuese, i ka marrė kompetencėn vetė Gjykatės Kushtetuese, e cila ėshtė i vetmi legjislator "negativ", pra qė shfuqizon dispozitat, qė bien ndesh me Kushtetutėn.

Po ashtu, ai vendim i Gjykatės sė Lartė ka deformuar zbatimin e ligjit procedural penal duke i privuar viktimat si palė nga procesi penal, si dhe duke veēuar nė kundėrshtim me ligjin padinė e tyre civile.

Pra, ishte njė rast i bukur pėr Gjykatėn Kushtetuese tė rregullonte lėmshin jurisprudencial qė ka shkaktuar Gjykata e Lartė me vendimin e saj.

Pėr mė tepėr qė ne iu referuam shprehimisht edhe njė rasti tė ngjashėm nga jurisprudenca e Gjykatės Kushtetuese italiane, ku me vendimin e saj nr. 125, tė vitit 1977, pėr gjykimin e ca ministrave nė bashkėpunim me disa tė tjerė, ajo Gjykatė arsyetonte ndėr tė tjera se: ".....Ligjet e pėrmendura i kanė pėrshtatur Kushtetutės normat e bashkimit tė ēėshtjeve dhe, edhe pse me shprehje tė ndryshme, nė thelb shprehin tė njėjtin koncept.

Pasi ėshtė vendosur qė Kushtetuta lejon njė atribuim tė kompetencave pėr bashkim, ligjvėnėsi ėshtė orientuar nė diskrecionin e tij t'i dorėzojė organit tė akuzės, kompetencėn pėr bashkimin e ēėshtjeve.

Si pėr epėrsinė kushtetuese tė mbrojtjes sė tė mirave nėpėrmjet shtypjes sė krimeve pėr tė cilat po flasim, si pėr shkak tė vėshtirėsive nganjėherė tė pazgjidhshme qė do tė sillte njė shqyrtim i ndarė, nė ngarkim vetėm tė ministrave (pėr tė cilėt kompetenca e Parlamentit dhe e gjykatės ėshtė e qartė qė ėshtė e pakundėrshtueshme)

....neni 45 i KPP (italiane qė bėn fjalė pėr bashkimin e procedimeve) nuk duhet tė konsiderohet jokushtetues, sepse "lidhja ėshtė njė kriter thelbėsor i atribuimit tė kompetencės, pasi parashikon nevojėn e shmangies nga perceptimi i ndryshėm i shumė proceseve qė sjellin inkoherencėn e vendimeve ose mospėrfundimin e shqyrtimit".

....nė rastin e bashkimit tė ēėshtjeve "uniteti i procedimit ėshtė ... i justifikuar nga nevoja e njėtrajtshmėrisė nė shqyrtimin mbi vėrtetėsinė e faktit dhe mbi vlerėsimin e tij; qė ėshtė njė rregull racional i zgjedhjes legjislative, qė preferohet nga tjetra, e cila implikon ndarjen e procedimeve nga e cila krijohet rreziku i inkoherencės dhe i kontrastit tė vendimeve, ose thjesht rreziku i mospėrfundimit tė shqyrtimit tė fakteve".

Pra, dhe Gjykata Kushtetuese italiane e kishte zgjidhur kėtė dilemė nė zbatimin e ligjit procedural penal me njė vendim tė sajin. Gjykata jonė Kushtetuese, me pėrgjigjen e saj tė datės 17. 07. 2009 (pas rezultatit paraprak tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme) na "rikonfirmoi" se tek ne ėshtė herėt, nuk jemi as Italia e vitit 1977!!!

Post Gėrdec....

Gjykimi vazhdon i shpėrndarė, pas rrokopujės sė Gjykatės sė Lartė. Mė tė dėmtuarit nga ai vendim antikushtetues i Gjykatės sė Lartė dolėn viktimat dhe publiku i gjerė, qė po privohen nga zhvillimi i njė gjykimi tė drejtė, tė paanshėm dhe brenda njė afati tė arsyeshėm.

Ata tė cilėt kanė pėrfituar dhe do tė pėrfitojnė deri nė fund janė tė pandehurit dhe personat qė potencialisht e kanė ngjyer nė kėtė ēėshtje.

Post Gėrdeci na sjell nė vėmendje ca konstatime tė hidhura, qė s'na pėlqejnė asnjėrit, por qė duhet t'i themi, qė tė kuptojmė se nė ē'shtet jetojmė:
-kėtu jeta e njeriut nuk ka asnjė vlerė, pėr shtetin, shoqėrinė, gjykatat etj;
-ligji nuk zbatohet apo zbatohet nė mėnyrė preferenciale;

-imuniteti ėshtė njė atavizėm, pas tė cilit vazhdojnė tė fshihen ca deputetė e gjyqtarė, jo nė shėrbim tė mirėkryerjes sė detyrės sė tyre, por pėr ta ndihmuar njėri-tjetrin "nė rrezik e nė nevojė", pėr tė mbyllur ca punė tė pabukura, si kjo e Gėrdecit;

-pavarėsisht shpėrndarjes sė lirė tė armėve nė 1997, pėrsėri shteti ynė trashėgon njė arsenal armėsh, qė pėrbėn njė pasuri tė tėrė dhe qė duhet miradministruar pėr ta ndėrtuar kėtė vend, dhe jo tė vijojė prapė, si trafik i paligjshėm, pėr tė mbushur xhepat ca burra tė ndershėm, qė kanė kapur shtetin me tapi;

-mosdėnimi i askujt pėr kėtė tragjedi, pėrforcon parashikimin fatkeq, se trafiku do tė vazhdojė nė duar mė tė sigurta, qė do t'i bėjnė aktet nėnligjore mė mirė dhe qė nė tė ardhmen ēfarėdo qė tė ndodhė, tė mbesė veē njė ngjarje gazetash, pa pėrgjegjėsi penale.

Besoj se ky pėrfundim u kujton njė transkriptim tė bujshėm, tė njė bisede (mbase tė sajuar, por qė askush nuk e kontestoi) prapė pėr trafik armėsh, asokohe ishte i nevojshėm ndryshimi i ligjit (Kodit Penal), kurse trafiku i 2008 kishte nevojė veē pėr VKM, por fjalėt parashikuese tė juristit politikan ishin: "... ėshtė shfuqizimi i ligjit, qė tė paktėn po ndodhi gjė askush tė mos mbajė pėrgjegjėsi penale, por tė mbetet histori gazetash e shoqėruar me ndonjė kokė turku..."

Nė mėnyrė qė Gėrdeci tė mos mbesė veē njė histori gazetash, viktimat e kėsaj tragjedie do ta vazhdojnė procesin nė Gjykatėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut, jo vetėm pėr tė rivendosur tė drejtėn e tyre, por dhe si thirrje e gjakut tė derdhur kot, tė 26 Dėshmorėve tė pashpallur tė shekullit tė ri, gjak i duhur, pėr t'u pasuruar llojsoj e sorollop individėsh, tė ashtuquajturish politikanė, sekserė me kollare e me imunitet rozė apo blu, apo zyrtarė tė tjerė, qė e kanė shumėzuar me zero jetėn, dinjitetin dhe inteligjencėn e kėtij populli tė varfėr.

*Grupi i avokatėve mbrojtės tė viktimave tė Gėrdecit


_________________________________________________________________________________
http://www.botashqiptareforum.com
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto