BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...


BOTASHQIPTAREFORUM


You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Kreu i AKKP-sė, sqaron se procesi ėshtė duke shkuar normalisht por shton se janė duke u pėrballur me vonesa nga kadastrat

Brenda kėtij muaji AKKP duhet tė shpallė fituesit e fondit 600 milionė lekėsh tė kompensimit

TIRANĖ- Zyrat e kadastrave nėpėr qarqe mund tė bėhen shkaktare pėr vonesa madje dhe bllokimin e shpalljes sė listės sė pėrfituesve nga fondi prej 600 milionė lekėsh pėr kompensimin financiar tė pronarėve.

Sipas Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Agjencisė sė Kthimit dhe tė Kompensimit tė pronave, Elvis Ēefa, kjo agjenci ėshtė duke punuar me ritmet e duhura pėr tė shqyrtuar tė gjitha dosjet e dorėzuara nga aplikantėt e kėtij viti ndėrsa, shton se janė zyrat e kadastrave ato qė janė duke u vonuar nė kryerjen e verifikimeve tė kėrkuara.

Edhe vitet e mėparshme vonesat e shkaktuara nga kadastrat e qarqeve kanė ndikuar nė vonesa dhe djegien e fondeve pėr kompensimin e ish-pronarėve. "Jemi duke punuar intensivisht pėr shqyrtimin e tė gjitha dosjeve qė janė dorėzuar nga aplikantėt nė zyrat tona.

Mund tė them se nevojitet qė kadastrat tė jenė mė tė shpejta nė kryerjen e verifikimeve tė kėrkuara nga ne, pasi kemi hasur nė vonesa. Tashmė jemi brenda afatit dhe besoj se nė fund tė shtatorit ose nė fillim tė muajit tetor, lista me pėrfituesit do tė jetė gati dhe do tė shpallet", - tha kreu i AKKP-sė.

Mė tej Ēefa shpjegon se, sipas ligjit AKKP-ja duhet qė tė shpallė listat brenda njė afati prej tre muajsh nga mbyllja e aplikimeve me tė drejtė shtyrje edhe pėr njė muaj.

Zyrat e kadastrave, bėjnė verifikimin e tė dhėnave qė aplikantėt kanė dorėzuar pranė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave gjatė afatit prej 30 ditėsh tė shpallur nė muajt qershor-korrik nga AKKP-ja.

Me kryerjen e kėtyre verifikimeve, shpallet edhe lista me pėrfituesit nga fondi prej 600 milionė lekėsh qė ėshtė parashikuar tė pėrdoret pėr kompensimin financiar tė pronarėve.

Kompensimi do tė bėhet duke u bazuar nė ēmimet qė pasqyrohen nė hartėn e vlerės sė tokės, miratuar nga Kėshilli i Ministrave.
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ėshtė duke verifikuar dosjet pėr tė shpallur fituesit bazuar nė disa kritere.

Kėshtu, nė mėnyrė qė dosja tė merret nė konsideratė, aplikanti nuk duhet tė ketė pėrfituar nga kompensimet financiare qė janė bėrė gjatė viteve tė shkuara, nuk duhet tė ketė pėrfituar tokė me shpėrndarjen qė u bė nė fillim tė viteve 90-tė nė bazė tė ligjit Nr. 7501 dhe nuk duhet tė ketė pėrfituar nga e drejta e parablerjes.

Kompensimi financiar, do tė bėhet vetėm pėr sipėrfaqet truall deri nė 200 metra katrorė, tė caktuar pėr kompensim, nė bazė tė ēmimit tė pėrcaktuar nė hartėn e vlerės sė miratuar nga qeveria sipas vendndodhjes sė pronės.

Gjatė hartimit tė buxhetit tė kėtij viti, qeveria ka pėrcaktuar njė fond prej 600 milionė lekėsh pėr kompensimin financiar tė pronarėve.

Gjithashtu, nė rishqyrtimin e buxhetit tė vitit 2009 qė u bė javėn e kaluar, u kalua nė llogari tė kompensimit financiar tė pronarėve edhe 10 pėr qind e vlerės sė privatizimit tė Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes.

Gjatė procesit tė dorėzimit tė kėrkesave, drejtues tė AKKP-sė vazhdimisht iu bėnė thirrje aplikantėve qė tė tregohen tė vėmendshėm ndaj vėrtetėsisė sė dokumentacionit , pasi nė tė kundėrt do tė pėrballeshin mė sanksione.

Bazuar edhe nė njė vendim tė qeverisė, AKKP-ja ka tė drejtė qė tė pėrjashtojė menjėherė nga procedurat e kompensimit tė gjithė ata qė paraqesin tė dhėna tė rreme, apo qė i fshehin ato, duke i ngarkuar edhe me pėrgjegjėsi penale.
Elbasan, gati listat e kompensimit tė pronarėve

ELBASAN- Agjencia e Kthim-Kompensimit tė Pronave nė Elbasan ėshtė ndėr tė paktat qė ka hartuar dhe dėrguar listėn e re tė pronarėve tė vjetėr pėr kompensim drejt Tiranės pėr tė pėrfituar nga fondi i vėnė nė dispozicion pėr vitin 2009.

Kreu i kėsaj agjencie, Dėfrim Bulica, tha se kėtė vit janė hartuar tė gjitha dokumentet dhe nuk ka pasur probleme as nga institucionet e tjera lidhur me sipėrfaqen e kompensueshme.

Kėto dosje tė pėrfunduara nga specialistėt me dokumentacionin pėrkatės tė plotėsuar nga pronarėt e vjetėr ose trashėgimtarėt tashmė janė pranė agjencisė qendrore dhe pritet tė kalojnė pėr miratim nė qeveri bashkė me fondin pėrkatės.

Ndėrkohė, sipas Bulicės, vazhdon procesi nga ana e Agjencisė sė Legalizimeve pėr kompensimin e hapėsirės sė zėnė pėr ndėrtimet pa leje.

Pritet qė mes dy institucioneve tė ketė njė koordinim mbi kompensimin e familjeve tė pronarėve tė vjetėr por kjo ende nuk ka ndodhur dhe dy institucionet veprojnė tė ndara.

Legalizimet vendosin nė dosjen pėr kompensim vetėm sipėrfaqen e zėnė nga ndėrtimi pa leje dhe pėr kėtė arsye pronarėve tė vjetėr u mbetet njė sipėrfaqe tjetėr qė mund tė mos jetė ndėrtim pėr legalizim, e pa kompensuar. Aktualisht nga agjencia e Legalizimeve janė dėrguar pėr kompensim rreth 40 pronarė tė vjetėr.


_________________________________________________________________________________
http://www.botashqiptareforum.com
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto