BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Uniformat blu thonė qė dėshmitari ka ikur nga Shqipėria nė njė kohė qė ai ndodhet nė kryeqytet. Prokuroria zbulon skandalin

TIRANĖ- Skandal nė gjyqin pėr zhdukjen e Remzi Hoxhės, policia e kryeqytetit nuk pranon qė tė tregojė se ku ndodhet njė nga dėshmitarėt kyē. Bėhet fjalė pėr njė nga njerėzit e fundit qė ka parė gjallė Remzi Hoxhėn, pėr tė cilin policia thotė thjesht se ndodhet jashtė Shqipėrisė.

Por verifikimi i kryer nga prokuroria ka treguar se dėshmitari Riza Shehu ndodhet nė Shqipėri. Ai ka hyrė nė Shqipėri disa muaj mė parė, kjo vėrtetohet nga sistemi kompjuterik i kufirit, dhe nuk ka udhėtuar mė jashtė.

Prokuroria e ka cilėsuar kėtė veprim tė policisė si qesharak por ende nuk dihen shkaqet pėrse uniformat blu mbajnė tė fshehur ish-punonjėsin e SHIK-ut qė ka shoqėruar Hoxhėn pėr nė bazėn e Lezhės.

"Ėshtė qesharake nga ana e Drejtorisė sė Policisė sė kryeqytetit, tė deklarojė pėr dėshmitarin Riza Shehu se ndodhet prej 10 viteve jashtė territorit shqiptar, nė kohėn kur nė sistemin e brendshėm tė TIMS-it, ky person rezulton se ka dalė nga Shqipėria vetėm tre muajt e vitit 2008 dhe qė nga ajo kohė ai ndodhet nė Shqipėri".

Ky ka qenė reagimi i prokurorit Xhavat Hana, para togave tė zeza tė Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda e cila dje zhvilloi seancėn e 36 gjyqėsore nė ngarkim tė tre ish-drejtuesve tė SHIK-ut tė akuzuar pėr rrėmbimin e Ziso Kristopulit, Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhės.

Ka qenė kryesuesi i seancės gjyqėsore, gjyqtari Xhelal Elezi, i cili ka lexuar para tė pranishmėve nė sallėn e gjyqit, shkresėn e Drejtorisė sė Policisė sė kryeqytetit, tė cilėt nė pėrgjigje tė kėrkesės dėrguar nga kjo gjykatė pėr gjetjen dhe sjelljen e dėshmitarit Riza Shehu para gjykatės, janė shprehur se ky person nuk ndodhet nė Shqipėri qė prej 10 vitesh.

"Nga kėrkimet e kryera nė adresėn pėrkatėse tė relatuar nga Gjykata pėr shtetasin Riza Shehu dhe nga verifikimet e tjera tė kryera nga ana e Drejtorisė sė Policisė nė Tiranė, ėshtė konstatuar se dėshmitari i kėrkuar nuk ndodhet nė Shqipėri.

Nga verifikimi i kryer, kemi mėsuar se shtetasi Riza Shehu bashkė me familjen janė larguar nga Shqipėria kėtu e 10 vite mė parė"- thuhej nė shkresėn e Policisė qė i ėshtė dėrguar gjykatės.

I menjėhershėm ka qenė reagimi i prokurorit tė ēėshtjes Xhevat Hana, nė lidhje me kėtė shkresė. Sipas tij, "kjo pėrgjigje e Drejtorisė sė Policisė ėshtė sa qesharake edhe jo serioze.

Pasi nga konstatimi i kryer nga ana Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda nė sistemin TIMS-sė tė Ministrisė sė Brendshme ėshtė konstatuar se shtetasi Riza Shehu, dėshmitari i kėtij rrėmbimi dhe njėri nga aktorėt e shoqėrimit tė Remzi Hoxhės ndodhet brenda territorit shqiptar.

Sipas TIMS-it, dėshmitari Shehu ka lėvizur nga Shqipėria mė 7 maj 2008 dhe ėshtė kthyer mė 28 gusht 2008 dhe qė nga kjo datė ai nuk ka lėvizur nga Shqipėria dhe ndodhet nė Tiranė"- tha prokurori Hana, duke dorėzuar njė kopje tė tė dhėnave personale tė dėshmitarit Shehu tė nxjerra nga sistemi TIMS.

Ndėrkohė, Gjykata, pasi verifikoi vėrtetėsinė e kopjes sė sistemit TIMS, u shpreh se "pėr kėtė shkresė tė Drejtorisė sė Policisė do tė lajmėrohet edhe Ministri i Brendshėm, duke i kėrkuar atij tė tregojnė mė shumė seriozitet drejtuesit e Policisė sė Tiranės nė kėrkimet e tyre".

Sipas akuzės, dėshmitari Shehu ėshtė njėri nga tre agjentėt e SHIK-ut, qė nėn urdhrat e tė pandehurit Avni Koldashi dhe "kolegut" tė tij Bajram Bulica kanė shoqėruar mė 21 tetor 1995 nga punishtja e tij biznesmenin kosovar Remzi Hoxha, duke ia dorėzuar tek vendi i quajtur "Kthesa e Kamzės" shefit tė tyre Arben Sefgjini.

Gjithashtu, dje ka dėshmuar edhe ish-ekonomisti i firmės "Albatros" qė drejtohej nga Remzi Hoxha, shtetasi Astrit Sula. 71- vjeēari Sula ka treguar para gjykatės pėr ditėn e "rrėmbimit" tė Hoxhės nga tre agjentėt e SHIK-ut, tė cilėt e kishin marrė me dhunė nga punishtja pronarin e tij Hoxha.

"Ishin tre persona, qė u prezantuan si punonjės policie, e morėn Remzi Hoxhėn dhe u larguan me makinėn me targa TR 2449 C. Mė pas erdhėn dy nga ata tre personat dhe kontrolluan makinėn, duke marrė disa dokumente",-nėnvizoi dėshmitari.

Sipas akuzės, targa e pėrmendur nė dėshminė e 71- vjeēarit i pėrket makinave tė SHIK-ut, pasi kėto targa ishin vėnė nė dispozicion tė SHIK-ut tė Tiranės tė asaj kohe, tė drejtuar nga i pandehuri Arben Sefgjini.

PROKURORIA
Akuzat pėr 4 ish-punonjėsit e SHIK-ut


TIRANĖ- Tė pandehurit Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i Shėrbimit tė Provės, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi akuzohen pėr rrėmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhės.

Sipas kėrkesės pėr gjykim, katėr tė pandehurit akuzohen se nė bashkėpunim me njeri-tjetrin, nė muajin shtator-tetor 1995 kanė rrėmbyer shtetasit Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli dhe nė mėnyrė tė dhunshme i kanė ēuar nė njė ndėrtesė nė administrim tė SHIK-ut, nė vendin e quajtur Vain tė rrethit Lezhė.

Aty "pengjet" janė torturuar pėr disa ditė nga ku ka gjetur vdekjen biznesmeni kosovar shtetasi Remzi Hoxha, trupi i tė cilit ende nuk ėshtė gjetur.

Sipas akuzės, Remzi Hoxha ėshtė rrėmbyer mesditėn e datės 21 tetor tė vitit 1995, nė afėrsi tė firmės sė tij tė quajtur "Albatros", e cila prodhonte konstruksione duralumini.

Nga verifikimet e kryera tė prokurorisė ka rezultuar se njė nga automjetet e pėrdorura nė ngjarjen e rrėmbimit ka qenė me targa TR 2449 C, e cila drejtohej nga Avni Koldashi, makinė kjo qė kishte si pronar institucionin e SHIK-ut dhe qė rezulton se ėshtė tėrhequr nga katėr tė pandehurit e kėsaj dosjeje.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto