BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Instituti Sizmiologjik informoi pėr lėkundje tė reja tė tėrmetit nė qarkun e Dibrės. Ekspertėt thonė se epiqendra ka qenė sėrish fshati Gjoricė. Nė orėn 23.49 minuta tė sė dielės, nė kėtė fshat lėkundjet e tėrmetit ishin tė njė fuqie 7 ballė. Lėkundja mė e fundit ėshtė shėnuar nė orėn 14.21 minuta dhe ishte me magnitudė 3.3 rihter njoftojnė ekspertėt ndėrsa nė epiqendėr ka qenė i njė fuqie 4 ballė.

Ekspertėt sizmiologė tė Institutit shkencor paralajmėrojnė se lėkundjet do tė vazhdojnė por do tė jenė tė lehta deri nė clirimin e energjisė. Zyra e kryeministrisė informon se vetė kreu i qeverisė Sali Berisha ka mbėrritur nė Dibėr rreth orės 14.30 minuta dhe po sheh nga afėr dėmet e shkaktuara.

Dhjetėra familje nė komunėn e Gjoricės dhe Shupenzės e Ostrenit janė nė qiell tė hapur pasi banesat e tyre ose janė shembur tėrėsisht ose janė dėmtuar deri nė nivelin pėr tė qenė tė rrezikshme pėr tė banuar brenda. Banorėt kanė kaluar natėn jashtė, ndėrsa pritet qė edhe natėn e sotme tė kalojnė nėn dritėn e hėnės. Shtabi i Emergjencės ėshtė mbledhur sot paradite pėr tė pėrcaktuar dėmet materiale si dhe masat pėr ti ardhur nė ndihmė banorėve tė zonės. (BWeb)


Njė fėmijė i lėnduar nga tėrmeti

Njė fėmijė ėshtė i lėnduari i parė qė ėshtė raportuar deri tani nga tėrmeti 7 ballė me epiqendėr komunėn Gjoricė tė Peshkopisė. Kryetari i komunės Tomin raportoi n mbledhjen e Shtabit tė Emergjencės se fėmija nga fshati Catush i kėsaj komune ka pėsuar plagė tė lehta. Ai ėshtė shtruar nė spitalin e Peshkopisė dhe ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn. Kryekomunari raportoi mė pas se nga lėkundjet e tėrmetit kanė pėsuar dėme shkollat e komunės Tomin si dhe Ostren. Mbledhja e Shtabit tė Emergjencės vazhdon

Mblidhet Shtabi i Emergjencave

Tėrmeti me epiqendėr komunėn Gjoricė, 19 km larg Peshkopisė ėshtė ndjerė edhe nė Tiranė dhe Durrės e disa qytete tė tjera. Banorėt kaluan natėn jashtė nė panik. Emergjencat Civile kanė njoftuar se asnjė qytetarė nuk ėshtė i lėnduar.. Bilanci i deritanishėm: 9 shtėpi tė shembura e mbi 1000 shtėpi tė dėmtuara nė Gjoricė e Shopenz. Tėrmeti ėshtė ndjerė dhe nė Kosovė.

Eksperti i Institutit tė Sizmiologjisė Rrapo Ormeni informoi se lėkundjet e tėrmetit gjatė natės kanė ardhur duke ulur intensitetin e tyre, cka dėshmon se janė shuar lėkundjet.

“Mbas tėrmetit tė vitit 1979, ku u dėmtua lagjja Bahcallėk e Shkodrės dhe tėrmeti i 1988, ky ėshtė mė i forti ndėr vite” konfirmoi eksperti sizmiologjik.

Prefekti i Dibrės, konfirmoi se kishet angazhuar tė gjithė kryetarėt e komunave dhe tė fshatrave pėr tė raportuar mbi dėmet materiale qė janė shkaktuar nga tėrmeti.

“Rreth orės 11.30 minuta do tė ketė njė bilanc mė tė saktė tė dėmeve”- informoi Seiti pėr NEWS24.

Tėrmeti i mbrėmshėm me epiqendėr nė zonėn e Dibrės ėshtė ndier edhe nė Kosovė, nė Prizren, Therandė dhe Gjakovė. Lajmi jepet nga Radio Televizioni i Kosovės.

S'ka tė lėnduar nga tėrmetii

Kreu i Shtabit tė Emergjencave, Alfred Olli konfirmoi pėr tv NEWS24 se tėrmeti nuk ka shkaktuar asnjė viktimė. “Fatmirėsisht nuk ka viktima nė njerėyz, ndėrsa njė ekip i emergjencave ėshtė dėrguar qė herėt nė mėngjes dhe po bėn vlerėsimin e dėmeve. Nė orėn 10.00 do tė bėhet dhe mbledhja e Shtabit tė Emergjencės pėr tė vendosur mbi masat qė do tė merren pėr tė pėrballuar situatėn.

Prefekti i Dibrės Xhaferr Saiti nė njė prononcim telefonik pėr njė media televizive tha se dėmtimet mė tė mėdha kanė pėsuar disa fshatra tė komunės Shupenzė dhe Gjoricė.

Nė komunėn Shupenzė janė shembur tėrėsisht 6 shtėpi, ndėrsa nė komunėn Gjoricė tė rrethit tė Bulqizės, janė shembur 3 shtėpi”- deklaroi Saiti

Tėrmet i fuqishėm trondit Shqipėrinė

Njė tėrmet i fuqishėm ėshtė regjistruar pak minuta para mesnatės sė tė dielės nė juglindje tė Peshkopisė.

Instituti Sizmiologjik thotė se lėkundja e parė, ėshtė regjistruar nė oren 23.49 te mbrėmjes sė tė dielės dhe ka zgjatur 15 sekonda, dhe mė pas kanė vazhduar 59 lėkundje tė tjera me intensitet mė tė vogėl.

Tėrmeti ka pasur epiqendėr komunėn Gjoricė, 19 km larg Peshkopisė ndėrsa lėkundjet me fuqi 5.4 ballė janė ndjerė edhe nė Tiranė dhe Durrės.

Njė gazetar i tv NEWS24 i cili ndodhet nė vendngjarje thotė se Komuna Shupenzė ėshtė mė dėmtuara nga tėrmeti.

Banorėt kanė kaluar natėn jashtė pasi vazhdimisht janė ndjerė lėkundjet. Lėkundja e fundit ėshtė shėnuar nė orėn 06.30 minuta tė mėngjesit tė sotėm.

Fatmirėsisht nuk ėshtė shėnuar ende asnjė viktimė ndėrsa nga 1200 banesa qė ka gjithsej kjo komunė 1000 prej tyre janė tė plasaritura. 6 shtėpi janė tė shembura plotėsisht.

Dėmtime shtėpish jane regjistruar dhe nė komunen Ostren,e Gjurice. Nė disa fshatra te ketyre komunave ėshtė ndėrprerė edhe energjia elektrike.

Lėkundjet e tėrmetit u ndjenė edhe nė disa qytete tė tjera tė Shqipėrisė. (BWeb)
Sipas seismologeve, termete te vogla do te vazhdojne te ndjehen edhe gjate nates. Vetem deri ne oren 2:42 jane shenuar 59 lekundje te vogla pas atij kryesorit. Komuna e Ostrenit akoma vazhdon te jete ne erresire dhe pa drita.

Ne disa zona nuk punojne celularet dhe si rezultat akoma nuk eshte e sakte nese ka apo jo deme materiale.

Epiqendra e termetit eshte ne rajonin shkembor perkatesisht ne fshatin Gjorice te Peshkopise. Raportohet per shembjen e disa shtepive ne Gjorice dhe Shupence te Peshkopise ndersa nuk ka viktima apo te lenduar.

Termeti eshte ndjere ne Tirane, gje e cila ka shkaktuar panik mes qytetareve ndersa epiqendra e termetit eshte 50 km ne verilindje te Tiranes, ne thellesi 3.9 km.

Termeti eshte ndjere edhe ne Lac, Kruje, Durres, Kavaje, si dhe disa qytete te Maqedonise si Shkup, Kumanove, Tetove, Gostivar ndersa raportohet edhe per deme materiale ne Peshkopi.

Termeti eshte ndjere edhe ne Kosove, perkatesisht ne Prizren dhe Therande.

Termet me fuqi 5.4 balle dhe me kohezgjatje 15 sekonda ka goditur Shqiperine ne oren 23:49 minuta.

Lajmin per termetin e konfirmoi Qendra Amerikane e Termeteve sipas te ciles fuqia e termetit eshte 5.4 balle dhe ka qene ne thellesi 3.9 km.

Epiqendra ndodhet 50 km larga nga Tirana, 80 km nga Tetova dhe 95 km nga Korca.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto