1
Barcelona, mė e fortė se Inter prej 5/9/2009, 15:28
Vizitor
Vizitor

Ylli suedez, Zlatan Ibrahimoviē ka ngrohur pėrballjen e Barcelonės kundėr ish klubit tė tij Inter mė 16 shtator nė Giuseppe Meazza, nė fillim tė fazės sė grupeve tė Ligės sė Kampionėve.
Fati vendosi qė Ibrahimoviē tė luajė pikėrisht kundėr klubit, pjesė e tė cilit ishte deri sezonin e kaluar. Ai ėshtė i sigurt se gjiganti katalan ėshtė mė i fuqishėm se Nerazzurrėt.
Shpresoj tė fitojmė sepse besoj se jemi mė tė fuqishėm se Inter. Nė fakt nuk besoj, por e di, deklaroi Ibrahimoviē i sigurt i cili shtoi: Ekipi ku jam tani luan futboll mė ofensiv dhe kemi posedim tė madh tė tipit, por pėr tė bėrė krahasime mes dy formacioneve duhet tė presim kur tė arrijmė nė 100 pėr qind. Tani synoj tė pėrmirėsoj formėn time nė klubin tim tė ri. Varet nga unė, edhe pse paraqitja pėr 90 minuta kundėr Sporting Gijon mė ka ndihmuar tė kuptoj mė tepėr lojėn. Goli ishte bonus, shėrben pėr tė zbutur tensionin.
Ibrahimoviē, i cili kaloi tri sezone nė Inter para transferimit nė Nou Camp kėtė verė, mezi pret pėrballjen me kampionin e Italisė.
Mezi pres 16 shtatorin. Do tė jetė emocionuese tė kthehem nė Giuseppe Meazza nė njė fanellė tjetėr, pėrfundoi ai.












