BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Pėrpjekjet vazhdojnė prej 5/9/2009, 14:02

Vizitor


Vizitor


LDD, AAK dhe ORA po vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė qenė bashkė nė Prishtinė mė 15 Nėntor. Nėnkryetari i Parė i AAK’sė, Blerim Shala paralajmėron bisedime intesive mes partnerėve javėn e ardhshme. Por, Kryetari i LDD’sė, Nexhat Dacit, duket tė jetė komod. Ai thotė se ka kohė pėr kandidatin e kryeqytetit.

Tri partitė opozitare - Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Lidhja Demokratike e Dardanisė dhe Partia Reformiste ORA - po vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė qenė bashkė nė Prishtinė mė 15 Nėntor. Ato synojnė tė gjejnė njė kandidat pėr Kryetar tė Komunės sė Prishtinės, rreth tė cilėt do tė mblidheshin nė zgjedhjet e sivjetme lokale, qė mbahen tė dielėn e tretė tė muajit nėntor.

Deri mė tash kėto pėrpjekje kanė rezultuar tė kota, pasi qė AAK dhe LDD nuk u pajtuan rreth emrave qė kishin nė tavolinė. Nėnkryetari i Parė i AAK’sė, Blerim Shala nuk pranoi tė futej nė garė, e kandidatura e Naser Rugovės qė erdhi nga LDD, nuk gjeti pėrkrahej nė AAK. Megjithėkėtė, asgjė nuk ėshtė mbyllur. Nėnkryetari i Parė i AAK’sė, Blerim Shala paralajmėron bisedime intensive mes partnerėve ditėve tė ardhshme.

“Parimisht tash e disa kohė ka qenė opsion i favorizuar nga Aleanca qė kėto tri parti ta kenė kandidatin e pėrbashkėt. Absolutisht, ėshtė qėndrim i pėrqafuar nė Aleancė”, ka thėnė Shala pėr Express tė premten. “Ka qenė nė shqyrtim dhe mbetet nė shqyrtim, gjithnjė nė bazė tė kandidaturave qė ofrojnė kėto parti”, ka shtuar ai. Sipas tij, pėr kėtė synim ekziston mirėkuptim mes tri partive, mirėpo nuk ka asnjė marrėveshje.

“Nuk ka pasur biseda, mirėpo parimisht ekziston njė mirėkuptim qė tė ketė marrėveshje pėr njė kandidat”, ka thėnė ai. Nėnkryetari i Parė i AAK’sė ka mohuar tė ketė pasur mospajtime mes partnerėve rreth emrit tė ndonjė kandidati, pasi qė, thotė ai, bisedimet nuk kanė arritur deri nė atė shkallė.

“Do tė pėrpiqemi maksimalisht pėr ta gjetur njė kandidat tė pėrbashkėt. Mė siguri qė do tė kemi takime intesive nė kėtė javėn qė na ka mbetur, deri te afati pėr certifikimin e partive”, ka thėnė Shala. Ai ka shtuar se pėr emrin e kandidatit tė pėrbashkėt nuk do tė merret parasysh pėrqindja e votave tė fituara nė zgjedhjet e fundit.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto