Feja ne Shqiperi551

Feja ne Shqiperi

Share

Tironsja
♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫

<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 09/03/2008
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 78
<b>Pikėt</b> Pikėt: 23
<b>Votat</b> Votat: 4

Buzqeshje Feja ne Shqiperi

Mesazh nga Tironsja prej 20/6/2008, 19:19

Feja ka luajtur njė rol tė dorės sė parė nė mbijetesėn e kombit shqiptar nė po atė shkallė si pėr disa popuj tė tjerė tė lashtė si armenėt dhe hebrenjtė. Ishte krishterimi ai qė i dha njė identitet mė tė fortė popullit shqiptar nė kohėn e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer nė njė vend tė shenjtė nė kohėn e Skėnderbeut pasi e mbrojti krishterimin nė kohėn (shek. XV) kur papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja Islame qė i dalloi shqiptarėt kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjėve synonin pėrvetėsimin dhe pėrfitimin e trojeve shqiptare. Flaka morale e pėrbashkėt pėr klerin shqiptar tė tė gjitha besimeve ishte ajo e njė zelli apostolik tė lashtė gėrshetuar me njė ndjenjė atdhetare tė zjarrtė.

Besimi krishter nė trevat shqiptare

Krishterimi ėshtė apostolik, d.m.th ai ėshtė pėrcjellė tek arbėrit direkt nga goja e vetė apostujve tė Jezus Krishtit dhe filloi tė pėrhapej nė Iliri qė nė shek. I-rė tė e.s. si fe e ligjshme. Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan “Kėshtu prej Jeruzalemit e pėrqark e deri nė Iliri kam kryer shėrbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u pėrpjekur tė ungjillėzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit”.. Pėrveē Palit nė trevat ilire kanė predikuar edhe shumė shenjtorė tė tjerė dhe prej kėtej kanė kaluar nė hapėsirėn ballkanike nėpėrmjet rrugės Egnatia duke hyrė nė Durrės (Dyrrachium) pėr tė kaluar nė lindje. Dokumentet tregojnė se nė Durrės, nė vitin 58 ka pasur 60 familje tė krishtera.

Nė Iliri nisin aktivitetin peshkopėt mė tė hershėm tė krishterė, duke filluar me peshkopin Qesar tė Durrėsit nė vitin 70 e mė pas, Shėn Astin nė vitin 98. Shėn Asti u dėnua me vdekje nė vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi nė kėtė kohė Krishterimi ishte i paligjshėm dhe dėnohej nga Roma.

Qendrat e para tė krishtera tė themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe pėrkrahėsve tė tyre ilirė nga shekulli I deri nė shekullin e IV (kur krishterimi u bė fe zyrtare) vėrtetohen nėpėr qytete si Durrėsi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja, Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra (Scutari, Shkodra), Albanopolis, Lyhnidi (Ohri) etj.

Ndėr mozaikė e nė ndėrtime tė vjetra kishash, si nė Shėn Kollin e Kurjanit nė Fier, nė bazilikėn e Ballshit, etj janė ruajtur simbole paleokristiane (tė krishterimit tė vjetėr) enigmatike siē janė ato tė bimėve me gjethe nė formė zemre (shiko mozaikėt e Butrintit e gjetkė), figura e kryqit nė mozaikėt e Sarandės, figura e peshkut nė gdhendjet e Ballshit apo nė mozaikė tė tillė si ai i Linit ne Pogradec e gjetkė.

Kėto dėshmojnė se Iliria u bė qė nė fillim njė nga trevat kryesore tė pėrhapjes sė fesė sė krishterė pėr vetė lashtėsinė dhe shtrirjen e madhe tė popullsisė sė saj, zhvillimin e madh qytetės me kryeqendra tė tilla si Durrėsi, Apolonia, Shkodra etj; dhe pozitėn gjeopolitike mjaft tė favorshme duke u qenė njė korridor natyral ndėrmjet lindjes dhe perėndimit si pėr tė pėrēuar vlerat morale tė krishterimit ashtu edhe pėr tė transportuar ushtri dhe beteja pa fund.

Nė shek. IV . Krishterimi u shpall fe shtetėrore nga perandori Konstantini i Madh , u kodifikua nė Bibėl dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njėkohėsisht hierarkia (kryesia) e tij : peshkopėt, kryepeshkopėt, abatėt dhe dioqezat e tyre me qendėr nė Romė. Kthimi i plotė i nė Krishterim nė trojet ku sot banojnė shqiptarėt, u krye gjatė shekujve V-VI tė e.s.

Shėn Jeronimi (Hieronymus) i Ilirisė bėri pėrkthimin e parė tė biblės latinisht ( La Vulgata) duke i dhėnė botės pėr herė tė parė librin e shenjtė nė mesin e shekullit IV. Kėshilli i Parė Ekumenik i Nikesė nė vitin 325, ishte i pari qė formuloi parimin bazė tė krishterimit: “Besoj nė njė Perėndi, Atin e tėrėfuqishėm, krijuesin e qiellit e tė dheut dhe tė gjithė tė dukurave e tė padukurave”. Shėn Niketa I Dardanisė (Remesianes) ėshtė krijuesi i kryelutjes (lutjes mė tė lartė) sė krishterimit TE DEUM LAUDAMUS (Ty zot tė lavdėrojmė) qė vazhdon tė jetė kryelutje edhe sot pas mė se 15 shekujsh. Konstantini i Madh nė luftė kundėr fiseve barbare urdhėroi ngritjen e disa bazilikave madhėshtore. Tipi i kėtyre bazilikave konstantiane ishte me dysheme drejtkėndėshe dhe nuk pėrjashtohej shtrimi i sipėrfaqes sė saj me mozaikė. Nė anėn e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishės. Bazilika tė kėtij lloji janė hasur edhe nė Shqipėri, nė Butrint, Bylis, Antigonė, Tepe nė Elbasan e ndoshta edhe gjetkė.

Strukturat kishtare nė periudhėn e antikitetit tė vonė

Strukturat kishtare nė periudhėn e antikitetit tė vonė ishin tė organizuara mbi bazėn e provincave (Dardanisė, Prevalit, Epirit tė Ri dhe Epirit tė Vjetėr), duke pasur nė krye secila njė mitropolitė prej nga vareshin peshkopatat . Deri ne shekullin e VIII kisha ne Iliri ishte direkt nen varėsinė Romes. Ky ėshtė shkaku qe terminologjia e kishės Shqiptare ėshtė latine ( meshe, kungate, prift, shenjt, pagėzim , peshkop, kryq, mallkim etj. Kjo pėr me tepėr tregon se arbrit ishin kėtu ne shekujt IV deri V kur u sanksionuan dukuri te tilla si gjuha e kishės etj. Pas ndarjes sė perandorisė ato u pėrfshinė nė zonėn e Ilirikut lindor, varėsia kishtare e tė cilit ka lėvizur midis Romės dhe Kostandinopojės. Duke filluar nga gjysma e parė e shek. VIII (viti 731 pas vendimit te Leon Isaurit pėr ndarjen e dioqezave te lindjes nga ato te perėndimit ) hapėsira Ilire (tashme te njohur si vend I arbėrve) u nda ne zona qe vareshin Patrikana e Kostandinopojės dhe ne zona qe vareshin nga Roma. Mendohet qe Lumi i Matit te ketė qene vije ndarje e Bizantit nga Roma. Ndarja e kishės (se lindjes nga ajo e perėndimit) u thelluan nga procese historike dhe prezenca e galeve (para francezeve) (Karli i madh shek IX) dhe normaneve apo Anzhuineve duke sjelle pėrfundimisht ne vitin 1054 ndarjen zyrtare te plote. Gjate periudhės 731 deri 1054 dhe ne vazhdim, nga shqyrtimi I dokumenteve arkivore te shumte, vėrehen konkurrence ndėrmjet Romes dhe Kostandinopojės se kush te ketė nen influence dioqezat e Ilirisė/ Arbėrisė duke arritur edhe ne beteja te pėrgjakshme.

Ardhja e bullgareve ne viset e Arbrit e izoloi ketė hapėsire nga Patrikana por krishterimi u ruajt nga vendasit. Pėr me tepėr mbreti I bullgareve, Borisi ne vitin 866 u pagėzua me popullin e tij ne Kishėn e Ballshit ne tokat e Arberit. Bullgaret nga pagane u bene te krishtere . Borisi pas kėsaj duke kuptuar rendėsin e fesė ne trevat e pushtuara kėrkoi te lidhej me papėn e Romes pėr te kėrkuar udhėzime pėr njė administrim kishtar te sakte. Thuhet nga autore te ndryshėm se Borisi duhej ti drejtohej Kostandinopolit. Por kur je pagėzuar ne njė vend aq te lashte si Iliria / Arbėria ku krishterimin e solli vete Pali ėshtė e natyrshme qe do ti drejtoheshe Romes si kryeqendra e pare zyrtare.

Armiqėsia e Kostandinopolit me mbretėrit bullgareve vazhdon dhe arrijnė kulmin ne 1018 kur Car Samueli u mund nga perandori I Bizantit Vasili II. Vasilli II riorganizoi peshkopaten e Ohrit duke vene ne krye peshkopė greke si Theogilikati ne 1100 pėr te synuar ne pėrfshirjen e te gjithė Arbėrisė apo edhe te Italisė se jugut. Ndėrkohe Patrikana e Romes qe u vetėquajt Papati (influence Franceze) vazhdoi deri ne vitet 1303 te intensifikoje luftėn pėr te fituar sa me shume dioqeza ne Dalmaci dhe Arbėri me ane te Peshkopėve te Raguzės duke marre edhe disa masa ndaj disa priftėrinjve (te Tivarit dhe Ulqinit viti 1167, te Tivarit 1303) qe predikonin me ritet e lindjes. Kjo behej edhe ne kuadėr te uniatizimit te kishės se krishtere.

Zbarkimet e normandeve, i pari ne 1081 dhe i dyti ne 1105 si edhe kryqėzata e parė 1095 filloi te lėkundte Bizantin pėr unifikimin e kishės se krishtere. Pushtimi i Kostandinopojės me 1204 nga Kryqėzata e 4 dhe mbajtjen e saj pėr 60 vjet nen sundimin francez solli edhe murgjit franceze benediktine ne Arbėrinė e viteve 1230 duke u vendosur fillimisht ne Shirgj mbi Bune dhe me vone ne Durrės dhe Shkodėr pas viteve 1250 nen mbrojtjen e Karlit Anzhu. Thuhet se po ne ketė kohe u vendos edhe Urdhri Franēeskaneve duke thelluar kthimin e arbėrve te krishtere tek qendra e vjetėr, Roma. Kėto zhvillime i pėrkrahte edhe principata e Arbrit dhe me 1208 ka dokumente letėrkėmbimi te Dhimitrit princit te Arbėrisė me papa Inocentin III ku kėrkohet nga papa ndihme pėr ushtrimin e besimit te krishtere.

Koha e Arbėrisė

Ndėrkohe qe papa dhe patriku luftonin ne Ballkan pėr hegjemoni dalin ne skene turqit osmane te cilėt pushtuan Ohrin ne 1408, Tivarin (qendėr qe varej nga Roma) me 1571 dhe Kostandinopojėn me 1453 duke sjelle njė rrenim apo nėnshtrim te patrikanės. U arrit te lidhej njė traktat ndėrmjet Sulltan Mehmetit II dhe patrikut te ri te Patrikanės Gjergj Skalari ku u ra dakord qe mos te prisheshin kishat pėr tu bere xhami :martesa dhe funeralet te bėheshin ne kishe dhe to mos prishej festa e pashkėve.

Ne ketė kohe i vetmi vend i krishtere i panėnshtruar dhe qe nuk i paguante asgjė Sulltanit ishte Arbėria. Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu , biri I princit te Krujės I mbiquajtur « Mbrojtės » dhe « Atlet » i Krishterimit theu pėr 25 vjet ushtritė osmane duke entuziazmuar boten e krishtere me bėmat e tij dhe duke marre mirėnjohjen e tere bashkėsisė krishtere kudo qe ndodhej . Skėnderbeu dhe papa stabilizuan marrėdhėnie te ngushta me synime te qarta pėr mbrojtjen dhe lartėsimin e kishės se shenjte. Kjo lidhje e ngushte me papėn dhe perėndimin i pėrputhej me idetė qe kishte Skėnderbeu dhe fisniket e tij pėr fatin e Mbretėrisė se Arbrit ne Ballkan dhe Evrope. Pas vdekjes se Skėnderbeut Sulltani ndėrmori njė fushate konvertimi ne myslimane ndaj arbėrve te krishtere duke pėrdorur paketėn e privilegjeve dhe te detyrimeve dhe taksa te tilla si “defshirmeja”(takse gjaku) ku ēdo familjari i merrej djali dhe nuk i kthehej kurrė pėr tu pėrdorur si jeniēer. Kjo takse shpesh I detyronte fshatra te tere te emigronin. Njė pjese u konvertuan duke ndėrruar vetėm emrin dhe vazhdonin ritet e tyre te krishtera fshehurazi. Njihen raste qe dokumentohen edhe nga Frang Bardhi ne vitin 1637 kur brenda njė familje (vėllezėr apo burrė dhe grua) janė me fe te ndryshme vetėm pėr te shpėtuar nga taksat apo pėr te pėrfituar privilegje.

Gjurme ne qėndresėn fetare ndaj konvertimit ne fenė islame ka lėne Shpati i Elbasanit gjė qe dėshmohet ne afresket e pikturuara nga Onufri nga Neokastra (Elbasani) ne vitet 1556 ne kishėn e Shėn Kollit dhe atė te Shėn Premtes. Ne ketė klime islamizimi, priftėrinjtė Shqiptare patriote si Archbishop(?) i Durrėsit, Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i afėrt i Skėnderbeut doli nevoje emergjente pėrdormi i gjuhės shqipe ne kishe “Formula e Pagėzimit” 1462 . Ėshtė njė radhė e shkurtė nė gjuhėn shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (Unė tė pagėzoj nė emėr t“Atit e t“birit e t“shpirtit shenjtė), e cila gjendej nė njė pjesė pamfleti tė shkruar nė gjuhėn Latine.

Mė vonė Pjetėr Budi perkthen “Doktrina e Krishtere 1618 “Pasqyra e te rrefyerit” 1621 dhe “Rituali Roman” 1621.

Pasi perkrahu perdorimin e gjuhes shqipe ne kishe , Selia e shejte ne Rome ne 1634 vendosi qe franqeskanet te vendosen pergjithmone ne zonen e Shkodres, Zadrimes dhe Lezhes pėr te frenuar myslimanizmin.

Nderkohe Kisha ortodokse administruar nga patrikana autoqefale e Ohrit, qe kishte ne varesi edhe peshkopaten e Beratit, ishte e angazhuar ne mbledhjen e taksave pėr sulltanin dhe nga studimet shihet se patrikana ka qene nje sherbyese e zellshme ne kete drejtim Osmanet vendosen parimin fetar si te vetmin qe dallonte kombesine dhe prandaj myslimanet i quanin turq dhe te krishteret greke. Ka shume te dhena qe edhe disa qarqe extremiste helene te patrikanes kishin kohe qe e zbatonin kete kete parim te pa fe duke kerkuar helenizimin e te gjithe te krishtereve . Kuptohet qe si reaksion i kesaj por edhe pėr zona influence Selia e shenjte solli shume dergata ne Arberi pėr te riperterire krishterimin me qender Romen. Por Roma nuk synoi ne asimilimin e arberit gje qe deshmohet edhe pėr perkrahjen e perdorimit te gjuhes shqipe gjate predikimeve. Ketu duhet kerkuar aresyeja e orientimit perendimor drejt Romes qofte e princ Dhimitrit me 1208 qofte e Skenderbeut ne mesin e shekullit XV.

Mbledhja e « Kuvendit te Arberit » ose « Koncili i Arberit « ne Merqi te Zadrimes me 20 korrik 1703 nen kryesine e Tivarit dhe me bekimin e papa Klementit XI (qe ishte Shqiptar) mori vendime te rendesishme pėr konsolidimin e kishes katolike ne Shqiperi sic ishin ndalimi i fshehjes se perkatesise fetare ; ndalimi i predikimit fshehtas nga prifterinjte pėr keta besimtare kriptokristiane etj. Ne kete kuvend katoliket u shprehen hapur edhe kunder ortodokseve. Kisha e Beratit, shekulli XV Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare Bie ne sy revista e tyre patriotike “leka “. Kurse pėr Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta I konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues I alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare, pėr me tepėr ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete pėr te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte ndikuar prane portes se larte pėr te mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar pėr kishen katolike shqiptare.
Marre nga Wikipedia




Tironsja
♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫

<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 09/03/2008
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 78
<b>Pikėt</b> Pikėt: 23
<b>Votat</b> Votat: 4

Buzqeshje Re: Feja ne Shqiperi

Mesazh nga Tironsja prej 20/6/2008, 19:22

Besimi islam nė tokat shqipėtare


Kontaktet e shqiptarėve me botėn islame, janė relativisht mė tė vona se ato tė pjesės mė tė madhe tė popujve europianė. Islami u shfaq pėr herė tė parė nė kontinentin e vjetėr nė fund tė mijėvjeēarit tė parė (shek. 9-10-tė). Spanja ishte mė e ndikuara nga kultura arabo-islame nė evropė, ishte vendi pėrmes tė cilės nė Evropė u pėrcoll kulutra shkencore arabe duke pėrfshiė kėtu tėgjitha sferat si mjekėsine, fizikėn, astornominė, filozofinė etj. ku edhe pas tėheqjes sė sundimit arab nga ai vend aty mbeti stili i ri i tė jetuarit i sjell nga ai sundim. Depėrtimi i Islamit nė Evropė dhe nė trojet shqipėtare para paraqitjes sė Perandorisė Osmane u bė pėrmes Spanjės.

Historikisht kontaktet ndėrfetare midis shqiptarėve tė krishterė dhe pėrhapėves tė islamit i takojnė shekullit tė 13-14-tė.

Edhe para zgjerimit tė Perandorisė Osmane mbi torjet shqipėtare dhe Ballkan Islami ishte i pranishėm nė trojet shqipėtare, por nė njė pasė shumė tė kufizuar. Pas zgjerimit tė Perandorisė Osmane nga tėgjithė popujt e Evropės Osmane pjesa dėrmuese e popullit shqiptarė dhe atij boshnjak pranuan Islamin si fe tė tyre.

Nga shekullit tė 15-16-tė e nė vijim nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė u ngritėn institucione tė rėndėsishme tė kultit islami (xhami). Islami u pėrhap mė shumė nė Shqipėrinė e Mesme si dhe nė teritoret shqiptare qė tashmė ishin nėn pjesėn sllave. Nė shekullin e 18-19-tė islami pati njė lulėzim fetar dhe kulturor nė Shqipėri. Nė kėtė periudhė u zhvillua letėrsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letėrsia e bejtexhinjėve”, qė studiuesit e krahasojnė me letėrsinė “alhamiado” qė qe zhvilluar mė parė nė Spanjė. Islami la gjurmė nė jetėn zakonore tė shqiptarėve, pėrmes ndėrhyrjes sė disa normave tė sheriatit. Por sheriati nuk u bė asnjėherė kod sundues zakonor i shqiptarėve. Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qė do tė luante kjo fe pėr diferencimin e shqiptareve prej sllavėve (zona e Kosovės) dhe grekėve (zona Camėrisė) tė cilėt sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar njė politike asimiluese ndaj shqiptarėve Feja Islame nė Shqiperi ėshtė karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumicės sė muslimanėve sunitė dhe pakicės sė urdhėrit bektashij.

Nė kushtet e njė shteti tė pavarur shqipėtarė dhe tė pasluftes sė parė botėrorė muslimanėt Sunite riorganizohen nė 1921 nė njė alenacė kombėtare muslimane. Mė 1923 bashkėsia sunite do tė ndahet nga kalifati i Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranės .Nė keto vite nė Islamin shqiptarė shfaqet njė dell reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin pėrkthime nė shqip tė Kur'anit. Mė vitin 1923 del edhe revista "Zani I Naltė" me ndjenja tė theksuara patriotike dhe reformatore . Mė 1929 mbahet nje kongres i muslimanėve ku u vendos pėrdorja ekskluzive e gjuhės shqipe, unifikimi i medreseve etj. Ka vend tė besohet se nė kėtė reformė ka gisht Zogu me qellimet e tij pėr te bashkuar vendin dhe pėr ta oksidentalizuar Shqipėrinė duke ia hequr perfundimish imazhin e nje vendi islam. Thuhet se edhe Ataturku, reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit t'ia kalonet atij ne kete drejtim.




    Ora ėshtė 16/9/2014, 13:24