BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor


Vizitor


LDD’ja dhe AAK’ja kanė dėshtuar tė arrijnė marrėveshje pėr kandidatin e pėrbashkėt pėr kryetar tė Prishtinės. Blerim Shala nuk pranoi tė futej nė garė, e pėr Naser Rugovėn nuk ekzistonte konsensusi i nevojshėm. Tash, dy partitė po shikojnė ndarazi kandidatėt e tyre pėr kryeqytetin. AAK’ja po mendon pėr Avni Arifin dhe Rexhep Gjergjin. Nė LDD, opsion real ėshtė kandidatura e Naser Rugovės.

Kur kanė mbetur mė pak se dy javė deri te qartėsimi i kandidatėve pėr kryetarė tė komunave dhe listave pėr kėshilltarė tė asambleve komunale, partitė politike u kanė dhėnė ritėm pėrpjekjeve tė tyre pėr tė gjetur njerėzit me tė cilėt mendojnė tė arrijnė atė qė synojnė.

Meqė kėrkon njė kujdes tė veēantė, gara pėr Prishtinėn ėshtė duke u bėrė interesante ende pa filluar mirė.

Pasqyra lidhur me kandidaturat pėr kryetar tė kryeqytetit aktualisht duket e qartė vetėm nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe nė Aleancėn Kosova e Re. E para ka zgjedhur t’ia besojė kandidaturėn edhe pėr njė mandat kryetarit aktual, Isa Mustafės, ndėrsa e dyta ėshtė pėrcaktuar pėr Vegim Gashin.

Ndėr partitė e tjera, zhvillime tė ēuditshme dhe tė papritura janė duke ndodhur pėr shkak tė opsioneve qė kanė ndryshuar nga java nė javė dhe tė tjera pritet tė ndodhin nė dhjetė ditėt e ardhshme.

Afati pėr dorėzimin e listave tė kandidatėve nė KQZ skadon mė 15 nėntor dhe shihet se pėr Prishtinėn, shumica e partive do ta zgjedhin tė presin momentin e fundit pėr t’i qartėsuar emrat.

Njė burim i sigurt brenda Lidhjes Demokratike tė Dardanisė i ka thėnė gazetės se kjo parti, bashkė me Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės, kanė qenė gjatė javėve tė kaluara nė negociata serioze pėr mundėsinė e lidhjes sė njė koalicioni parazgjedhor, nė tė cilin ka pasur shenja se mund tė inkuadrohet edhe Partia Reformiste Ora.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto