BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Vėllaznimi ndali Trepēėn prej 4/9/2009, 00:08

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Vėllaznimi – Trepēa 1:0
Pas tri fitoresh radhazi nė Superligė, Trepēa ėshtė ndalur tė mėrkurėn nė Gjakovė, pasi humbi nga Vėllaznimi me rezultat minimal 1:0. Pas humbjes nė Prishtinė nga Flamurtari, gjakovarėt ia vunė vetes si obligim fitoren, dhe ia dolėn. Nė pjesėn e parė tė dyja skuadrat patėn rastet e tyre, por nuk i shfrytėzuan. Edhe nė tė dytėn nuk munguan rastet, por vetėm njėri u shndėrrua nė gol. Ishte pikėrisht minuta e 86-tė kur i palodhshmi Robert Gjeraj harkon deri tek sulmuesi Alban Bekteshi, i cili nuk fal, 1:0. Gėzimi tek publiku gjakovar ishte i pa pėrshkruar. Marrė nė pėrgjithėsi, Vėllaznimi fitoi me meritė, mundi iu shpėrblye nė fund.

Kosova (V) – Hysi 1:0
Kosova e ka shėnuar fitoren e dytė tė sezonit, pasi e mposhti Hysin me rezultat minimal. Pas njė pjese tė parė tė baraspeshuar, ku patėn raste tė dyja palėt, vushtrriasit e gjetėn golin e fitores nė pjesėn e dytė, pas sulmeve tė njėpasnjėshme. Ndodhi kjo nė minutėn e 57-tė pėrmes Ilir Izmakut, i cili e mposhti portierin mysafir Neziri.

KEK-u – Drenica 6:0
KEK-u bėri njė paraqitje tė shkėlqyeshme, duke e dėrrmuar Drenicėn, tė cilėn e pėrcolli nė shtėpi me 6 gola. “Elektricistėt” i treguan dhėmbėt qysh nė pjesėn e parė, ku shėnuan plot 4 gola. Serinė e golave e nisi Ymer Xhaferi, pasi mori njė top nga Virtyt Hashani (min 13). Vetėm njė minutė mė vonė, Virtyt Hashani e shtoi epėrsinė nė 2:0 pasi nga largėsia e paraboloi portierin mysafir. I njėjti futbollist e ngriti avantazhin e vendėsve nė 3:0 nė minutėn e 21-tė, pas harkimit nga e djathta tė Berat Grabovcit. Ky i fundit shėnoi gol tė bukur 3 minuta pa pėrfunduar pjesa e parė, 4:0. Listės sė golashėnuesve iu shtua edhe Visar Zogiani, i cili realizoi nė minutėn e 58-tė. Ndėrkaq, goleadėn e mikpritėsve e mbylli sulmuesi Kastriot Rexha, pėr rezultatin pėrfundimtar, 6:0.

Ferizaj – Prishtina 1:0
Kampioni aktual, Prishtina, e ka pėsuar edhe humbjen e tretė. Bardhekaltrit u mposhtėn tė mėrkurėn nga Ferizaj. Vendėsit ishin mė tė mirė dhe sulmuan qė nga minutat e para. Ata e qėlluan tėrthorėsen nė minutėn e 11-tė me anė tė Sherif Topallit. Mikpritėsit e gjetėn golin e fitores nė minutėn e 58-tė pėrmes futbollistit Florim Berisha, tė cilit iu kthye topi nga portieri Statovci, pas njė gjuajtjeje tė Fitim Sadriut.

Flamurtari – Besa 2:1
Flamurtari e ka konfirmuar formėn e mirė, duke e mposhtur edhe Besėn e Pejės.
Kuqezinjtė kaluan nė avantazh tė parėt nė minutėn e 22-tė. Mė parė, Zejnullahu harkon nga kėndi i djathtė i fushės, e gjen Desaret Dervishin, qė me kokė e mposhtė portierin Valmir Bytyqi. Nuk kaluan as 7 minuta, e vendėsit e dyfishojnė avantazhin. Sėrish nė aksion mori pjesė kėmbėshpejti Zejnullahu, qė e gjen sulmuesin me pėrvojė Malėsor Gjonbalaj, 2:0. Pejanėt lėshuan disa raste tė mira nė pjesėn e parė, ndėrsa nė tė dytėn nuk arritėn mė shumė se njė gol tė shėnuar, atė nė minutėn e 87-tė nga penalltia, me realizator Mensur Durakun.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto