Artiola Toska: “Kam pesė vjet e martuar, tani dua njė fėmijė”

Share

LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti: Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia: Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 121239
<b>Pikėt</b> Pikėt: 257857
<b>Votat</b> Votat: 308
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: Mbrėmė erdhe pranė meje... Aroma jote mė shoqėronte... Kujtimet kujtonim ne tė dy... Si njė yllė shkėlqenin sytė e tu... Ishe ti vallė vėrtetė, apo ėndėrrat e mia...?!

Buzqeshje Artiola Toska: “Kam pesė vjet e martuar, tani dua njė fėmijė”

Mesazh nga LePuRuShJa prej 13/6/2008, 21:56

Njė “tironse” 48 karat, qė repertorin e saj nuk ka vetėm kėngė nga kjo trevė.





Eshtė njė nga ato kėngėtare tė cilėn e njeh ēdo moshė; kėngėt e saj i dėgjon i madh e i vogėl, nėn tingujt e zėrit tė vet me lodioz, tė gjithė gjejnė diēka pėr tė kėrcyer. Tė gjithė e njohin atė pėr kėngėt e saj, qė krijojnė njė atmosferė tė hareshme, tė shumtė janė ata qė zėrin e saj e duartrokasin nė nėpėr koncerte e nėpėr dasma. Artiola Toska, njė “tironse” 48 karat, e cila nė repertorin e saj nuk ka vetėm kėngė nga kjo trevė, por dhe kėngė shkodrane, edhe kėngė nga Shqipėria e Jugut. Nė njė intervistė pėr “Summer Pages”, ajo na rrėfen pėr fillimet e saj nė muzikė, pasionin pėr muzikėn popullore dhe atė tė lehtė, jetėn mes Tiranės dhe udhėtimet jashtė Shqipėrisė, dashurinė e saj me bashkėshortin, marrėdhėniet me vjehrrėn, si dhe planet pėr tė ardhmen.

Si keni hyrė nė botėn e muzikės?

Unė kam ėndėrruar pėr t’u bėrė violiniste, por qė ka mbetur njė ėndėrr e parealizuar, njė ėndėrr nė sirtar. Mė pas jam marrė qė nė moshėn 10-vjeēare me aktivitete nė Pallatin e Pionierėve, nė festivale tė ndryshme, nė ato kombėtare tė organizuara nė Shkodėr, si dhe nė festivale ndėrkombėtare qė kanė qenė nė Turqi, nė vitet 1989-’89. Mė pas, nė shkollėn e mesme “Sami Frashėri”, ku kam marrė pjesė nė festivale dhe koncerte me zėra tė rinj, kryesisht me muzikė tė lehtė, kam fituar 3 herė ēmim tė parė dhe ēmime tė dyta. Por muzikėn popullore e kam kėnduar qė nė periudhėn kur kam qenė e angazhuar nė Pallatin e Pionierėve, me ansamblin e tij. Mė pas u hodha disa vite tek muzika e lehtė dhe mė vonė u riktheva tek ajo popullore.

Ēfarė ėshtė pėr ty muzika popullore dhe pėrse e zgjodhe?

Ėshtė ajo qė shkon shumė shpejt tek telat e zemrės sė publikut. Kuptohet qė njė interpretim i mirė ėshtė pjesa kryesore, por qė vėrtet ėshtė shumė depėrtues nė publik. E kundėrta ndodh me muzikėn e lehtė, duhet tė jetė njė kėngė vėrtet shumė e bukur qė “tė ngjisė”. Unė me muzikėn popullore kam punuar qė nė moshėn 14 vjeē, duke parė dhe nuancėn e zėrit, por qė nuk do tė thotė qė muzikėn e lehtė nuk e preferoj. Pėrkundrazi, mund tė jem ndėr ato tė vetmet kėngėtare, qė zgjedh tė dėgjoj mė shumė muzikė tė lehtė sesa atė popullore.

Domethėnė, nuk dėgjoni muzikė popullore?

Faktikisht nuk dėgjoj shumė, por vetėm atė pjesė qė mė duhet pėr punė. Kur kam pėr tė bėrė ndonjė album, e dėgjoj qė tė mė thyhet veshi gjatė asaj kohe, por muzikėn e shpirtit tim e kam kryesisht muzikė instrumentale tė lehtė. Kjo ndoshta, ngaqė mė ėshtė lodhur dhe veshi nga puna e tepėrt.

Po mė pas angazhimeve nė gjimnaz, si ece nė muzikė?

Gjėrat rrodhėn vetė, pas 1993-it shumė kėngėtarė tė muzikė popullore u punėsuan jashtė Shqipėrisė pėr muaj tė tėrė nėpėr restorante. Ndoshta tingėllon pak keq, por pėr mua ishte njė shkollė e vėrtetė. Kjo periudhė mė ndihmoi nė repertor, mė ndihmoi profesionalisht nė vokal. Domethėnė u rrita profesionalisht, kjo falė tė kėnduarit “live”.

Cili ėshtė pėr ty ndryshimi nga tė kėnduarit “live” dhe ai me CD?

Interpretimi ‘live’ nga ai me CD nuk kanė tė krahasuar. Shumė herė, kur unė kam pėr tė kėnduar me CD, mundohem qė interpretimin ta bėj sa mė mirė, por kur nuk e ke shpirtin, mua mė duket sikur nuk i lėviz sa qerpiku publikut. Pėr mua, mundėsisht tė ishte ēdo gjė “live”.

A keni ndonjė plan pėr njė album tė ri?

Unė zakonisht kam nxjerrė albume ēdo dy vjet. Pėr kėtė herė e kaloi afatin, sepse nxora njė kėngė singėl, qė ishte “Borxhliu”. Mund tė them qė jam nė njė fazė, qė ndoshta dhe shumė kėngėtarė tė tjerė mund tė jenė. Ndoshta sepse dhe publiku ėshtė ēorientuar paksa nga shijet, kanė dalė shumė kėngė, megjithėse ēdo kėngėtar ka pjesėn e tij. Momentalisht jam duke kėrkuar muzėn e frymėzimit dhe nuk po e gjej. Tė paktėn pėr njė kėngė “hit” duhet vetėm njė fjalė qė tė mė prekė, pastaj kėnga ėshtė e bėrė. Pastaj ėshtė dhe tregu qė duket i ēorientuar, shtėpitė diskografike me tė drejtat e autorit, etj. E kam nė plan, por ende nuk e di se kur do tė realizohet.

Kėngėt tuaja kanė aftėsinė qė sa dalin, bėhen “hite” dhe pėlqehen nga tė gjitha grupmoshat, si i zgjidhni dhe si punoni me to?

Kryesisht unė punoj me fabula, mė pėlqen qė tė gjej atė pėr tė cilėn do tė flasė kėnga dhe mė pas t’ia tregoj autorit tė tekstit, qė deri tashmė ka qenė Jorgo Papingji. Mė pas kėnga niset pėr tek kompozitori, sepse unė punoj kryesisht me kompozime, duke pėrjashtuar repertorin e Shqipėrisė sė Mesme. Pėr shumicėn e kėngėve, fabulat i kam dhėnė vetė.

Dhe pėr kėngėn e vjehrrės?

Po ju tregoj njė sekret, kėnga e “vjehrrės” ėshtė ripunuar 3 herė, domethėnė varianti qė ka dalė ka qenė ai i treti, sepse tek dy tė
parėt kishte diēka qė nuk mė pėlqente. Ndėrsa pėr sa i pėrket kompozimeve, kam punuar pėr shumė vjet me Shpėtim Saraēin, qė ėshtė njė ndėr orkestruesit mė tė mirė qė kemi. E mė pas, disa kėngė me Edi Balilin, qė rezultuan shumė tė suksesshme edhe ato.

Po si i studion temat qė do tė bėhen fabula?

Nisem nga jeta e pėrditshme, p.sh, tema e vjehrrės, ėshtė, ka qenė dhe do tė mbetet aktuale, sepse do tė ekzistojnė gjithmonė mosmarrėveshjet mes vjehrrės dhe nuses, gjithashtu dhe pėr “Borxhliun” mendoj tė njėjtėn gjė. Ndėrsa pėr kėngėn “Unė e jotja mė nuk jam”, njė baladė paksa e hershme, me tekst tė Gjok Peēit, qė bėn fjalė pėr dy tė dashur dhe qė ajo vajza nuk e di qė partneri i saj ėshtė i martuar. E vetmja gjė qė i kam kėrkuar patjetėr, ka qenė fraza “nuk mbahen dy kunguj nėn njė sqetull” dhe ende tashmė kjo kėngė nuk kėrkohet me titullin e saj, por me frazėn, sepse ėshtė njė realitet nė kohėt e sotme.

Flasim pak pėr dashurinė, si je njohur me bashkėshortin?

Jemi njohur nė vitin 2001 dhe kemi 5 vjet tė martuar. Si kėngėtare e muzikės popullore, jam e pranishme nė shumė gėzime familjare dhe nė njė nga kėto gėzime jashtė Shqipėrisė kam njohur dhe tim shoq. Ishte njė dashuri me shikim tė parė.

Bashkėshorti ėshtė nė botėn e artit?

Jo, nuk ka tė bėjė fare.

Po me vjehrrėn si shkon?

Shumė mirė, jam “mirė me vjehrrėn, mirė me burrin” (qesh). Komunikojmė shumė mirė, ajo ėshtė shumė e kohės dhe kemi edhe shumė sekrete me njėra-tjetrėn. Ndoshta vjen dhe nga tipi im, qė me ēdo brez mund tė jem e komunikueshme.

Keni menduar pėr ndonjė fėmijė?

Unė i dua vėrtet shumė fėmijėt edhe bashkėshorti im gjithashtu. Kėshtu qė e duam njė fėmijė, por ai do tė na vijė kur tė na e sjellė Zoti. Nuk ka rėndėsi nė do tė jetė mashkull apo femėr, rėndėsi ka qė tė jetė i shėndetshėm.

Ke njė jetė mes Tiranės dhe jashtė vendit, udhėtime tė shpeshta ēdo javė, mund tė na thuash diēka mė tepėr?

Qė prej 1993-it kam lėvizur shumė deri nė 1997-’98, largohesha pėr periudha tė gjata, 2-3 muaj. Gjatė kėsaj kohe kam qenė nė vende si Zvicėr, Gjermani, Kosovė, Angli e deri nė Meksikė. Mė pas, qė prej 2001-it deri nė momentin qė po flasim, lėviz rregullisht ēdo fundjavė sė bashku me kėngėtarin Bujar Qamili nėpėr koncerte kryesisht nė Itali dhe Greqi, duke pėrjashtuar periudhėn e verės, kur ėshtė dhe sezoni i dasmave.

A ėshtė e lodhshme?

Po, sepse ėshtė e thjeshtė tė thuash se po shkon me avion, ose “i fut njė tra-la, la”. Por tė lodh mė shumė periudha e shkurtėr qė duhet tė shkosh dhe tė kthehesh brenda dy ditėsh, aq mė tepėr brenda ditės. Pagjumėsia ėshtė lodhja mė e madhe. Por tashmė na ėshtė bėrė njė mėnyrė jetese dhe duke qenė se lėviz ēdo javė, na duket e ēuditshme nėse nuk lėvizim.

Si ėshtė Artiola jashtė skenės, nė jetėn e pėrditshme nė komunikim me njerėzit?

Kjo varet, ka disa njerėz me tė cilėt ndihem mirė qė nė takimin e parė, ka disa raste kur nuk mė pėlqen personi qė kam pėrballė dhe sado tė komunikoj me tė, pėrsėri do tė kthehem tek opinioni qė kam krijuar nė fillim. Unė jam njė njeri i qeshur, tė cilit i pėlqejnė shakatė, humori, ambientohem kollaj dhe jam e komunikueshme.

Ti je tironse, po shpesh ju ngatėrrojnė me shkodrane?

Jam tironse 48 karat, 24 karat nga unė dhe 24 karat nga bashkėshorti. (Qesh) Por mė ndodh shpesh, ndoshta duke u nisur nga fakti qė unė kam kėnduar shumė dhe kėngėt shkodrane, qė njerėzit mė dinė me origjinė nga Shkodra. Shpesh mė pyesin se kur jam transferuar nga Shkodra pėr nė Tiranė. Kjo ndoshta, sepse mua kėngėt shkodrane mė shkojnė shumė nė vokal. Kėtu mund tė ndikojnė dhe bashkėpunimet me Bujar Qamilin.

Po preferenca juaj nuk janė vetėm kėngėt “tironse”..?

Nė muzikė, unė pėrzgjedh jo vetėm kėngė nga Tirana, por dhe nga shumė treva tė tjera, qofshin nga jugu ose nga veriu, mjafton qė kėnga tė jetė profesionale. Mė pėlqen tė rrezikoj dhe kjo tentativė ka rezultuar e suksesshme dhe kėtė e kam parė dhe nėpėr koncerte.

Si ėshtė lidhja juaj me paratė, a shpenzoni shumė?

Rrobat i kam tė mira, por mė qėllon gjithmonė qė xhepat tė jenė tė shpuar. (qesh) Nuk jam e fiksuar pas firmave, por mė pėlqejnė
shumė aksesorėt, syzet dhe ēantat. Tek bizhutė preferoj gurėt e ēmuar, por nuk do tė thotė qė nuk vendos dhe bizhu tė thjeshta. Blej shumė dhe kam tipin qė atė qė blej, dua ta vesh shpejt dhe pėr dy javė mė mėrzitet, kėshtu qė nuk dua tė marr diēka tė cilėn e di qė nuk do ta vesh shumė. Gjithashtu rrobat i fal, pasi mund t’i vesh dy-tri herė dhe sa tė mė qėndrojnė nė dollap, ua jap tė tjerėve. Nė pėrgjithėsi nuk jam tip i bezdisshėm qė tė shkoj shpesh nė dyqan dhe tė provoj e riprovoj. Fiksohem pas diēkaje dhe e marr menjėherė.

Ke menduar ndonjėherė tė largohesh nga Shqipėria?

E kam menduar tė largohem vetėm nė vitin 1997. Mė parė as qė e kam menduar qė tė jetoj nė njė vend tjetėr, edhe pse mundėsitė i kam pasur. Ndoshta sepse jam shumė e lidhur me familjen, gjykoj se kjo mund tė ketė qenė dhe pengesa kryesore. 1997-ėn, unė e pėrjetova shumė keq, dhe pse nuk kam qenė kėtu nė mars tė atij viti, por kam ardhur vetėm nė qershor, kur ende ishte gjendja e jashtėzakonshme. Ka qenė pikėrisht ajo periudhė, qė mendoja tė largohesha nga Shqipėria, por fati deshi qė unė nuk mora vizė. Mendoj se ka qenė njė ēėshtje fati.

Meqenėse suplementi titullohet “Summer Pages”, a keni ndonjė plan pėr pushime?

Nga planet e punės qė kam, i bie qė pushimet verore t’i bėj nė janar (qesh). Sepse nga shkurti e deri nė dhjetor jam shumė e ngarkuar. Dhe pse udhėtime me bashkėshortin bėjmė shpesh, por nuk mund tė them qė kanė qenė pushime nė formė relaksi.

Gazeta Shqiptare



S'tė dua me petale, stė dua me gjėmba
Por tė dua thellė nga zemra
Si yllė pėr mua, gjithmonė do mbetesh
Nė zemrėn time do digjesh e do tretesh ...!!



    Ora ėshtė 26/10/2014, 06:04