BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Interi ndalohet qė nė start prej Mon 24 Aug - 19:29

Vizitor


Vizitor


Kampioni nė fuqi i Serie A, Interi, ka treguar njė paraqitje jo aq bindėse pėr tė barazuar 1-1 nė Giuseppe Meazza pėrballė ekipit tė porsa-promovuar nė ligėn e parė italiane, Bari.

Nerazurėt kishin problem pėr tė thyer mbrojtjen e Barit, edhe pse patėn kontrollin e topin nė pjesėn mė tė madhe tė kohės. Pas pjesės sė parė pa gola, rezultati u hap vetėm nė fillim tė pjesės sė dytė nga penaltia e dyshimtė e fituar nga Diego Milito dhe e shndėrruar nė gol nga Samuel Eto’o (56’).

Vendasit do tė mund ta kishin bėrė 2-0 disa minuta mė pas, kur Milito i dha njė top tė pėrkryer Eto’o, por kamerunasi dėrgoi topin jashtė portės, edhe pse ishte i vetmuar me portierin.

Mysafirėt shfrytėzuan ‘lodhjen’ e vendasve dhe shėnuan me anė tė njė kundėrsulmi, kur Vitali Kutuzov (73’) kontrolloi njė pasim tė Antonio Langella dhe dėrgoi topin nė rrjetėn e Julio Cesar.

Bari madje pėr pak nuk siguroi njė fitore historike, pasi njė gabim i Thiago Motta i dha shansin e artė Emanuel Rivas, i cili e dėrgoi topin vetėm mbi gol.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto