1
Krizės ekonomike po i vjen fundi?! prej Wed 19 Aug 2009 - 8:21
Vizitor
Vizitor

Kriza ekonomike botėrore dalėngadalė po e humb intensitetin. Pas goditjes ekonomike dhe rėnies drastike tė ekonomive nė vendet mė tė zhvilluara, tė parat qė u rimėkėmben janė Gjermania, Franca dhe Japonia. Kėto lėvizje pozitive botėrore pėr njė pjesė tė opinionin ekonomik te ne janė sinjale se edhe nė Maqedoni do tė fillojė pėrmirėsimi ekonomik. Sipas profesoreshės Liljana Konevska nga Universiteti Evropian tanimė ka filluar tė ndjehet njė gjallėrim. Sipas asaj, kjo shihet nė kthimin e besimit tė qytetarėve drejt bankave.
Njerėzit tanimė ndjejnė njė siguri dhe kanė filluar ti rrisin kursimet nė denarė dhe devize, qė do tė thotė se roli mobilizues i aparatit bankar po rritet. Kjo do tė thotė se do tė rriten tė gjitha mjetet dhe do tė kemi njė politikė mė tė fleksibile kreditore tė bankave, deklaroi Liljana Konevska, profesore universitare.
Konevska vlerėson se pas lirimit tė politikave kreditore bankat do tė japin kredi tė volitshme pėr ekonominė qė do tė ndihmon nė tejkalimin e krizės.
Rritjen e kursimeve e vėrtetuan sot edhe nga ProKredit Banka. Sipas Kristina Maznit nga sektori i kursimeve tanimė ka filluar rritja e depozitave si nga qytetarėt ashtu edhe nga ndėrmarrjet. Por pėr tu liruar kreditė, nė mėnyrė tė koordinuar duhet tė vendosin bankat komerciale dhe Banka Popullore.
Megjithatė njė pjesė e ekspertėve ekonomik nga vendi thonė se pasojat nga kriza nė vend do tė ndjehen nė vjeshtė. Qė tė jetė mė e qartė, ata thonė se nuk do tė falimentojnė kompanitė dhe nuk do tė ketė kolaps ekonomik, porse kriza do tė reflektohet ndaj standardit tė qytetarėve. Nė shtator qytetarėt do tė ballafaqohen me mungesė tė parave sepse nė kėtė muaj nuk mund tiu shmangen shpenzimeve tė larta apo pėrgatitjeve tė fėmijėve pėr nėpėr shkolla dhe fakultete, blerja e drunjve pėr ngrohje si dhe pėrgatitjet e turshive.












