1
Nesta: Dua tė gjej formėn mė tė mirė prej 18/8/2009, 17:34
Vizitor
Vizitor

Mbrojtėsi i Milanit, Alessandro Nesta, ndihmoi ekipin e tij tė mposhtė Juventusin nė Berlusconi Trophy, pas gjuajtjes sė penaltive gjatė mbrėmjes sė tė hėnės.
Nesta ka munguar nė ndeshje garuese pėr po thuajse njė vit, pėr shkak tė njė varg lėndimesh dhe tash synon tė jetė pjesė edhe e ndeshjes sė parė tė sezonit tė ri gjatė vikendit kundėr Sienės.
Kam kaluar njė vit nė shtėpi dhe kam kuptuar se sa vėshtirė ėshtė tė jesh larg fushės sė lojės dhe tė mos luash. Dua tė pėrpiqem dhe tė rikthehem tė luajė nė nivelin qė kam luajtur mė herėt dhe tė pėrpiqem tė pensionohem sa mė vonė qė ėshtė e mundur, ka thėnė Nesta.
Jam i lumtur me arritjen e Thiago Silva, tash duhet ende ta rikuperojmė Kaladze, por unė mendoj se nė aspektin e mbrojtjes, jemi mirė, ka shtuar italiani.
33-vjeēari ėshtė lojtar i Milanit qė nga viti 2002, ku ka luajtur plot 157 ndeshje nė ligė.












