Vizitor
Vizitor

Serbit tė dyshuar pėr krime lufte nė Kosovė, Goran Vuēkoviq, i ėshtė caktuar masa e paraburgimit nė kohėzgjatje prej 30 ditėsh nga gjyqtari hetues i Gjykatės sė Qarkut nė Prizren.
Vuēkoviq, 33-vjeēar, nga fshati Gorosellė i komunės sė Prizrenit, ėshtė arrestuar tė martėn, nė bazė tė dyshimit se gjatė viteve 1998 dhe 1999 ka kryer krime tė luftės nė Kosovė.
Dyshohet se ai ka qenė pjesėtar i grupit paramilitar serb "Dora e zezė" dhe njėri ndėr personat kryesorė qė e kanė shkatėrruar ndėrtesėn muzeale tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Lidhur me rastin e Vuēkoviqit ėshtė njoftuar edhe Prokuroria Speciale e EULEX-it. Zyrtarėt e kėtij misioni kanė bėrė tė ditur se aktualisht nė Kosovė zhvillon hetime pėr mbi 1.200 krimeve tė luftės, tė kryera nė fund tė viteve '90 nė Kosovė.
Zėdhėnėsja e EULEX-it, Kristina Herodes, ka thėnė se EULEX-i i ka trashėguar tė gjitha kėto lėndė nga UNMIK-u. Sipas saj, hetimet pėr identifikimin e kryerėsve tė krimeve tė luftės nuk po bėhen vetėm ndaj serbėve, por edhe ndaj shqiptarėve.
"Ne po merremi me tė gjitha komunitetet. Puna jonė ėshtė qė tė punojmė nė tė gjitha rastet, pavarėsisht prej pėrkatėsisė etnike", ka thėnė Herodes.



Forumi



No Comment.