BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 2 e 2]

1Buzqeshje Poezi nga Ismail Kadare prej 3/6/2008, 14:19

Tironsja


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
First topic message reminder :

Ti ishe per mua

Une pashe lulet e para qe ēelnin kudo permbi dhe
Pashe zogjt e pare shtegtar, qe u k'thyen serisht tek ne

Ne brigje, ne kopshte, ne ara, gjithēka eshte e pare gjithēka
Ndermen dashuria e pare, ato kur i pashe me ra

Do vyshken te gjitha te parat dhe prap do kthehen ato
Perveē dashurise se pare.. As vyshket, as k'thehet ajo ...







16Buzqeshje Re: Poezi nga Ismail Kadare prej 2/7/2010, 23:21

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Kercenimi

Shtat’qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t’i vras qente shtat’qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.

Erdh’pas tij i nenti,i dhjeti radhaz.
Sa ngadale ne epos mllefi del…
Shtat’qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t’i vras qente shtat’qind vjet.

http://www.botashqiptareforum.com

17Buzqeshje Re: Poezi nga Ismail Kadare prej 2/7/2010, 23:22

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Ti qave

Ti qave dhe me the me zė te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s’ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m’u duk,
Athere kuptova c’kisha humbur,
C’kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re…
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m’e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.

http://www.botashqiptareforum.com

18Buzqeshje Re: Poezi nga Ismail Kadare prej 20/6/2011, 13:21

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆
Kristal

Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej
si tė harroj une dalėngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokėt dhe gjithēka.

Tani kėrkoj poshtė e lartė
njė vend ku ty tė tė lėshoj
nje strofė a notė, a njė brilant
ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.

Nė s'tė pranoftė asnjė varr
asnjė mermer, a morg kristal
mos duhet vallė prapė tė tė mbart
gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė.

Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
do gjej njė fushė a njė lulnajė
ku butėsisht porsi polen
gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė.

Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
dhe tė tė puth tė ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

19Buzqeshje Re: Poezi nga Ismail Kadare prej 20/6/2011, 13:22

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

GjUHA SHQIPE

Kur nė sulm hodhėn turqit
Hordhitė e pambaruara,
Kėshtjellat e sintaksės
S'i muar, qė s'i muar.

Nė bedena poemash
Popullore mbetėn
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.


Kur panė se gjuhės
S'i hodhėn dot prangat,
Lėshuan drejt saj
Gjithfarė merimangash...

Nė pėrēartje ta kthenin
Nė delir nė jerm,
Ishin vite tė rėnda,
Ishin shekuj plot helm.

Tė tė bėnin ty, donin
Shqipėri memece,
Po ja erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.

Dorėn e zbehtė
Mbi ballė tė vuri,
Tė tė hiqte zjarrllėkun
Prej tė sėmuri.

Dhe vdisnin pjesėzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhė, qė provoi
Akrepėt e shkretėtirės,
Ē'do tė thotė pėrēartje
E di, oh, e di mirė.
E di ē'do tė thotė

Kllapi hermetizėm,
Qoftė e ardhur nga Roma,
Qoftė e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhė martire,
Lehonė e pėrjetshme
Qė lindi mes dhimbjesh
Art tė pavdekshė





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

20Buzqeshje Re: Poezi nga Ismail Kadare prej 20/6/2011, 13:23

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆
NJĖ VAJZĖ



Duke tė puthur, pa tė dashur
Nė shpirt ai ty tė plagoi
Buzėpėrgjakur nga tė kuqtė e tu,
si vrasės tinėz shkoi

Krenar qė ty "tė shtiu nė dorė"
Gjith' shokėve emrin tėnd ua tha.
Pranė gotės sė birrės pėr
ty folėn
nė park, tė dielave ata.

Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenė sytė e ty nė net bilbilash
Si sheshi i shkretė, ku posa ndodhi
Njė katastrofė automobilash.

Tani kur shkon Rrugės sė Dibrės
Ata me sy tė ndjekin pas
Pataj me bėrryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."

Dhe ti ul kokėn shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa mė shpejt
Tė pėrsėrisėsh fjalėt standart:

"Ah, njėlloj janė tė tėrė
djemtė"

Tė dyja t'ulura pranė radios
Do ndizni heshtur njė cigare
tek supi i saj, nėn fjalė lajmesh
njė ēast dremitja do tė t'marrė


Dhe do tė tė ēojė tek njė
rrugė tjetėr
M'e gjerė, m'e bukur dhe mė e re
Atje nė sfond fabrikash, njerėzit
Nga kembėt s'do tė tė venė re.


Atje ku t'ecėsh midis turmash
Nė njė grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerė shokut:
"E sheh filanen? Ishim miq..."





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

21Buzqeshje Re: Poezi nga Ismail Kadare prej 20/6/2011, 13:24

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

LAOKOONTI


Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės
Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė,
Une ty s'do tė harroj.

Do tė kujtoj
Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu,
Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim
Si njė dėborė e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjė e jashtėzakonshme,
Veē ndonjė nate
Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu
Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė.


Mė shihni tek mbytem nga gjarpėrinjtė
nė muze tė Luvrit, nė Madrid , nė Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistėsh.
qindra vjet kam qė vuaj
ngaqė sflas dot

Si tė flas?
A mundet njė nofull mermeri
tė lėvizė njė grimė, tė korrigjojė diēka?
vini re sytė e mi, te zgavrat e thella
njė enigmė, si amebė tė tharė atje ka.

Njė tė fshehtė tė madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, nė Paris, nė Madrid.
Ah, do tė doja dyfish tė m'i shtonit,
veē sekretin e madh tė shkarkoja njė ditė.

Tek mė vini rrotull, unė them me vete
kaq tė verbėr tė jeni sa tė mos tė ndjeni kėtė,
qė ky ngėrē e ky ankth nė qenien time
s'ėshtė nga gjarpėrinjtė, por nga njė tjetėr gjė?

Mijėra herė nė mijėra net e ditė
tė vėrtetėn e frikshme pėrsėris pa pushim.
Me shpresėn e marrė se nga kjo pėrsėritje
ndoshta mermeri pėson njė ndryshim.

Po s'ndėrron ai kurrė.
Art i skulpturės
gėnjeshtrėn mbi tė ka ngrirė pėrgjithnjė.
I mbėrthyer nė dėshminė e saj tė rremė,
tė vėrtetėn kujtoj e qaj pėr tė.


Si ēdo gjė e tmerrshme ėshtė i thjeshtė sekreti,
qė brenda boshllėku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat tė dėgjoni tė vėrtetėn,
mua s'mė mbytėn gjarpėrinjtė
por trojanėt mė vranė.

O, sikur tė mundja gjithēka tė tregoja.
Si do tė ngrinit para meje si gur,
kur unė i dėnuar mes rropamės suaj moskokėēarėse
monologun tė thurr.

Ju e dini se pėrpara Trojės ahere,
kali i drunjtė, dhurata e grekėve u shfaq.
Ky kalė nė dy grupe i ndau trojanėt:
ta pranonin atė, ose ta flaknin sakaq.

Pajtim me armikun, ulėrinin tradhtarėt
mjaft mė me luftė, zjarr edhe helm.
Erdhi koha qė shpatat ti kthejmė nė parmenda
armiqtė nė miq erdh koha tė kthejmė.

Nė mbledhje tė gjatė "pro" dhe "kundra" kalit,
unė "kundra", kryesova me tėrbim.
Dhe juve ju kanė thėnė ahere se hyjnitė
gjarpėrinjtė mė dėrguan si ndėshkim.

Ē'pėrralla kalamajsh, ē'trillim pėr budallenjtė
unė gjarpėrinjtė do t'i mbrapsja me njė shkelm.
Po ē'ti bėj fushatės sė tradhtarėve kundėr meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.

Ditė e natė e me javė polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart nė qeveri.
Ishte vjeshtė.
Nėn qiellin e hirnosur me erė
kali i drunjtė pėrjashta priste nė shi.


Atė kalė unė i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, kėtė s'do tė ma falnin pėrjetė.
Mė nė fund "vijė e butė" fitoi mbi tė "ashprėn",
dhe ne "kokėfortėt" na vunė nė arrest.



Nė burg, me gotėn e ujit, nė mesnatė
helmin na dhanė ata tė pijmė
ata qė ulėrinin kundėr dhunės e shpatės
Qė dinin tė kafshonin tamam si gjarpėrinjtė.

Nė mėngjes qė pa gdhirė nė breg tė detit
ma hodhėn kufomėn drejt mbi zhavor.
Rapsodėt anembanė pėrhapėn
versionin fals tė gjarpėrinjve hyjnorė.

Ky ishte mbarimi i polemikės pėr kalin,
ju e dini me Trojėn se ē'ndodhi pastaj.
Tre mijė vjet rrjesht,
nga muzeu nė muzera,
unė hamalli i mermertė, gėnjeshtrėn mbaj.

Tre mijė vjet...Akoma zjarret e Trojės
si floknajė e kuqe mė rrinė nė sy.
Po mė i tmerrshėm se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u bė qetėsi.

Trojė e braktisur.
Gėrmadhė.
Hi i ftohtė;
dhe poshtė ne tė vdekurit shtrirė rresht.
Dhe papritur, nė muzg sipėr tokės sė mardhur
u ndje diēka qė atė ēante pėrmes.

Ē'ish kjo gėrvimė kėshtu, kjo jehonė?
Vumė veshin. Kuptuam. grekėt e ligj
pėrmbi qendrėn e qytetit me parmendė lėronin
pėr tė thėnė se Troja pėrjetė vdiq.

Ja mė nė fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na ēante mė dysh!
Nga tradhėtia e Trojės, nga gjithė dhembjet,
ky kafshimi i parmendės mė i hidhur ish.



T'i kthejmė shpatat mė nė fund nė parmenda.
Kėshtu thėrritnin atėherė ata.
Midis fjalėve tuaja, si mallkim, si gjėmė
veshėt mė kapėn edhe kėtė hata.

Mė kanė lodhur mė shumė, besomėni, ca fjalė,
se kjo peshė e neveritshme gjarpėrinjsh.
Ju, qė gjer nė hėnė kini shkuar, si vallė
s'depėrtoni dot deri nė gjoksin tim?


Gumėzhima juaj si zhaurimė deti
mė vjen nga ēdo anė mė pėrplaset nė vesh,
nga copėra bisedash shumėgjuhėshe rreth meje
shqetėsimet e mėdha tė botės marr vesh.

Degjoj emra shtetesh tė reja qė kanė dalė,
emra kombesh e popujsh tė rinj dėgjoj,
veē ai, i vjetri, i tmerrshmi kalė,
ashtu si ahere ka mbetur njėlloj.

Prej potkonjve tė tij unė rrėqethem akoma
dhe kėshtu nė mermer i mbrojtur siē jam,
kurse ju, tė panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vėrtiteni mospėrfillės nga salla nė sallė.

Vėrtiteni,
flisni pėr teatrin e pėr plazhet,
pėr gjithfarė motorėsh e gjithfarė qeverish,
pa ju shkuar mendja qė ai mund tė shfaqet
nė njė ditė tė rėndomtė, njė mėngjes me shi.

Ashtu si ahere...
po mjaft,
u lodha.
Nga vėrtitja juaj po mė erren sytė,
nga rropama juaj veshėt mė gjėmojnė
nė muze tė Londrės nė Luvėr e Madrid,

nė pafshi ndonjė ditė tė behem copėra,
nga marazi, siē thonė, tė plas, t'ia bėj "krak"
jo kujtimet e Trojės, as gjarpėrinjtė monstra,
por indiferenca juaj
do tė bėhet shkak.





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 2 e 2]

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto