MALL
Ca pika shiu ranė mbi qelq
Pėr ty unė befas ndjeva mall
Jetojmė tė dy nė tė njejtin qytet
Dhe sa rrallė shihemi sa rrallė...
Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhi kjo vjesht ky mėngjes
Qiejt e ngrysyr pa lejlekė
Dhe shirat pa ylber nė mes.
Dhe thėnia e vjetėr e Heraklitit
Seē mu kujtua sot pėr dreq
"Tė zgjuarit janė bashkė nė kėtė botė
Kurse tė fjeturit janė veē"
Nė ē'ėndėrr kemi rėnė kaq keq
Qė dot s'po zgjohemi vallė?...
Ca pika shiu ranė mbi qelq
Dhe unė pėr ty seē ndjeva mallė.
MALLI I SHQIPĖRISĖ
Mė ka marrė malli pėr Shqipėrinė tonė
Sontė, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" qė pinte dikush
Dridhej, kaltėronte bėnte spirale,
Sikur tė fshehta mė thosh me gjuhėn e shqiptarėve
Mua bashkeatdhetarit
Tė shikoj dua mbrėmjes nė rrugėt e Tiranės,
Ku kam bėrė dikur ndonjė marrėzi.
Dhe nė rrugėt ku s'kam bėrė marrėzi.
Mė njohin ato porta tė vjetra tė drunjta,
Inatin akoma do ta mbajnė,
Kokėn do ta tundin,
Po unė s'do ta marr pėr keq,
Se malli mė ka marrė.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe tė thara
Gjethe tė thara gjethe vjeshte,
Pėr tė cilat krahasimet gjenden aq lehtė.
Mė ka marrė malli pėr Shqipėrinė tonė
Pėr atė qiell tė madh, tė gjėrė e tė thellė,
Pėr vrapin e kaltėr tė dallgėve adriatike
Pėr retė qė nė muzg si kėshtjella digjen,
Pėr alpet mjekėr bardha e mjekėr gjelbra,
Pėr netėt e najlonta qė nga flladet fėrgėllojnė,
Pėr mjegullat qė si indiane tė kuq
muzgjeve shtegtojnė.
Pėr lokomotivat e kuajt,
Qė tė djersitur avullojnė e hungėrojnė,
Pėr qiparisat, kopetė, e varret
Malli mė ka marė, malli mė ka marė,
Pėr shqiptarėt.
Mė ka marė malli e sė shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi dėshira,
Sa i largėt, aq edhe i dashur je, Atdhe.
Aerodromi do tė dridhet nga uturima
Mjegulla do tė rrije pezull mbi humnera.
Ata qė shpikėn shpejtėsinė reaktive
Larg Atdheut sigurisht do tė kenė qenė ndonjehere.
NĖ PARKUN QĖ MBULUAN FLETĖT
Nė parkun q'ė mbuluan fletėt
Tė dy ne ecim qetėsisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim tė verdhė natyrisht.
Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė
Ju fanit njė muzg i vonė
Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondėt me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tėnd as dinosaurėt
Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.
Qė ti tė vije kaq e bukur
Me kėta flokė, me kėtė hap
Toka tė egrėn klimė e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe
Tė ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh tė zhdukeshin pėrbindshat
Qė te kjo botė tė vije ti...
TI DHE HĖNA
Kėsaj nate me hėnė tė vjeshtės
Dola fushės tė bredh kuturu.
Retė shtohen me vrap pa reshtur,
Hėna duket aty-kėtu.
Porsi vetė mendimet e mia
Po mė shtyhen ndėr mėnd mė shpesh
dhe pas tyre gjithnjė gjendesh ti
si kjo hėnė qė duket mes resh.
Hėna shpejt do tė zhduket dhe netėt
do tė mbeten pa tė, kurse ti
nė ėndėrrimet e mia pa jetė
perendim s'do tė kesh kurrsesi.