BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Partia Socialiste ripė-rsėrit qėndrimin e saj nė lidhje me mosnjohjen e rezultatit tė zgjedhjeve tė 28 qershorit. Anėtarja e Asamblesė sė PS-sė, Erisa Spiropali nė njė deklaratė pėr mediat ripėrsėriti qėndrimin pėr mosnjohjen e kėtyre zgjedhjeve. Gjithashtu, ajo i bėri thirrje kryeministrit qė tė mos kryejė diversion me PS-nė. “Zgjedhjet e vjedhura nuk legalizohen, sepse populli nuk jeton pėr tė mbajtur nė kurriz njė oborr tė korruptuarish, qė duan tė korruptojnė ēdo gjė dhe tė mbretėrojnė sikur asgjė nuk ka ndodhur. Partia Socialiste nuk ėshtė nė ankand dhe Sali Berisha nuk do mundė kurrė ta blejė opozitėn reale dhe as tė vendosė kryetarin e PS. Ne nuk e pranojmė rezultatin e zgjedhjeve dhe do tė bėjmė gjithēka pėr t’i dhėnė popullit pėrfaqėsimin e merituar nė tė gjitha rrugėt demokratike nė kėtė betejė mes dy botėsh. Fitorja e Saliut do tė jetė disfata e tij”, deklaroi Spiropali. Asambleja e PS-sė e mbledhur njė javė mė parė ka mbajtur u pėrplas ndėrmjet qėndrimeve pėr tė bojkotuar Kuvendin dhe pėr tė mos njohur rezultatin e zgjedhjeve tė 28 qershorit. Nė kėtė Asamble u paraqitėn dy rezoluta tė ndryshme, njė nga kreu i PS-sė, Edi Rama dhe tjera nga Ben Blushi sė bashku me disa anėtarė, mbi tė cilat njėra ishte pėr mos njohjen e zgjedhjeve. Nė fund ėshtė rrėzuar teza e mos pjesėmarrjes nė Kuvend, duke i fokusuar vetėm te mos njohja e zgjedhjeve. Kreu i PS-sė, Edi Rama, gjatė prononcimeve pėr mediat ditė mė parė, bėri tė ditur se do tė kėrkonin qė Kuvendi tė marrė vendim pėr ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar pėr procesin zgjedhor tė 28 qershorit. Ndėrsa njė variant tjetėr i bėrjes sė opozitės ėshtė edhe nisja e protestave. Socialistėt pritet tė pėrballen nė fund tė kėtij gushti, pasi sipas statutit tė PS-sė duhet tė zgjidhet kreu i PS-sė. Ndėrsa gjatė kėsaj periudhe kėrkohet qė Edi Rama tė japė dorėheqjen nga posti i Kryetarit tė PS-sė, nė respekt tė statutit tė PS-sė, i cili e ka tė pėrcaktuar nė mėnyrė automatike se nė rast tė humbjes sė zgjedhjeve, kryetari jep dorėheqjen nga posti qė mban.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto