BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje A po kthehet PS nė njė ish-PD?! prej 3/8/2009, 22:39

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Partitė politike, nė ēdo vend demokratik, sidomos dhe nė mėnyrė tė veēantė partitė pėrfaqėsuese, janė edhe institucione demokratike. Si tė tilla, ato duhen parė e trajtuar jo thjesht si shoqata apo grupime vullnetare, por edhe si institucione rregullash. Edhe historikisht, kur kėtij grupimi ende nuk i kishte lindur as emri, ka patur rregulla dhe kode, tė cilat kanė patur nė thelb tė tyre ...veprimtarinė e grupit, edhe pse pa njė “ligj” tė shkruar. Nė Shqipėrinė komuniste, mė pas socialiste, ku veprimtarinė e udhėhiqte njė parti e vetme dhe qeveria ishte njė institucion gati formal, kishte pėr ēudi disa rregulla, tė cilat zbatoheshin rigorozisht (nuk po i futemi trajtimit tė kėtyre rregullave pėr njė arsye tė thjeshtė, pėr vetė faktin se sistemi totalitar ishte njė sistem, njė cikėl i mbyllur, ku gjithēka ngrihej dhe zhvillohej nėn kultin e Partisė sė vetme e udhėheqėsit tė vetėm). Por, ama, edhe pse formalisht, rregulla kishte.
Nė Shqipėrinė pluraliste, demokratike, ndodhi hapja dhe si ēdo vend tjetėr me regjim apo sistem si yni, partitė, tashmė jo njė, por shumė, u krijuan dhe zhvilluan veprimtarinė e tyre mbi bazė tė tė tjera rregullave dhe ligjeve tė krijuara e zhvilluara prej tyre, sigurisht mbi bazėn e pėrvojave ndėrkombėtare tė vendeve me demokraci tė zhvilluar. Pavarėsisht “marifeteve” qė mund tė jenė luajtur nėpėr kėto rregulla, ku nė pėrgjithėsi kanė tė bėjnė pikėrisht me drejtimin “okult” tė tyre, mund tė theksohet se me kalimin e kohės, kėto rregulla janė ngritur nė nivele, e bashkė me to ėshtė rritur edhe ndjeshmėria dhe pėrgjegjshmėria e lidershipeve tė kėtyre partive.
Duke lėnė mėnjanė partitė e vogla, pak ose asfare pėrfaqėsuese, ose pėrfaqėsuese “me tė shtyrė” apo “satelite” tė partive tė mėdha, jetėn politike institucionale pėrfaqėsuese pėr gati dy dekada postkomunizėm, nė Shqipėri e kanė luajtur dy parti tė mėdha: Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.
Partia Demokratike ėshtė dominuar nga njė lidership e lider i fortė, siē ka qenė dhe mbetet Sali Berisha. Nė periudhat e fillimit, u pa herėt se sa ambient fluid e tė papėrshtatshėm kishte nė kėtė parti mendimi ndryshe, apo pėr mė keq, mendimi kundėr. Edhe figura tė spikatura themeluese tė saj, “humbėn” nė mjegullėn e madhe tė rregullave pa rregulla qė ekzistonin nė kėtė parti. Rasti i largimit nga kjo parti tė disa prej themeluesve, qė krahas me Berishėn ishin “ikona” tė saj si i ndjeri Pashko, Ceka, Imami, Ruli, Zogaj, Demeti e mė pas Pollo, Shehu etj., tregoi se nė kėto institucione, siē janė partitė, nuk ka shumė rėndėsi “klasi” apo “kauza”, por pragmatizmi dhe ushtrimi i dorės sė fortė tė pushtetit brenda saj pėr tė fituar njė produkt tjetėr mė tė rėndėsishėm, pushtetin jashtė saj. Pushtetin qė fiton kredite politike e publike, pushtetin qė fiton kredite monetare dhe pushtetin qė fiton kredite autoritare. Jemi tė gjithė dėshmitarė se si ndaj disa anėtarėve tė strukturave tė larta tė kėsaj partie, dikur ėshtė ushtruar dhunė psikologjike e gjer fizike, duke krijuar njė klimė tensioni nga ku tė krijohej pėrshtypja se rregullat e funksionimit tė partisė ishin si njė e shkruar nė rėrėn e detit, ku mė pas pritej njė rrebesh i rėndė shiu… (U tha njėherė se z.Dosti e rrahėn nė banjon e sallės sė Pallatit tė Kongreseve gjatė seancės sė pushimit, gjatė njė mbledhjeje forumi tė tensionuar tė PD-sė kur ky doli kundėr vijės sė lidershipit). Mė pas, edhe pse situata e lidershipi nuk ka ndryshuar, rregullat kanė ndryshuar gjer nė atė pikė, sa pothuaj tė gjithė “plangprishėsit” janė rikthyer nė “bazė”. Njė tjetėr “prognozė” ka paraqitur partia tjetėr e madhe, Partia Socialiste. Sa pėr rrjedhojė tė kėtyre rregullave, sa edhe pėr performancėn liberale tė lidershipit tė saj, shpesh ėshtė theksuar se PS-ja nė kėtė pikėpamje ka qenė shumė mė e hapur e demokratike se PD-ja. Madje ėshtė theksuar se ka patur edhe liri e liberalizėm ekstrem po tė kemi parasysh ndonjė nga tė ashtuquajturat mbledhje tė KPD-sė, ku gjithsekush ishte i lirė tė pėrdorte ēdo lloj fjalori, gjer tek ai mė i papėrshtatshėm. Sot, Partia Socialiste paraqet njė tjetėr panoramė. Rregullat duken se nuk funksionojnė mė. I ashtuquajturi “solidaritet”, pėr shumė e shumė arsye qė nuk po i analizojmė kėtu, duket tashmė njė term i humbur dhe i harruar. Tashmė kur ėshtė e qartė se kjo parti do tė riqėndrojė nė opozitė edhe pėr legjislaturėn nė vazhdim, asnjė emocion apo qėndrim emocional pėr shkak tė tronditjes nė tė tilla raste, nuk mund tė shpėtojė nga pėrgjegjėsia as lidershipin dhe askėnd nė kėtė parti “konglomerat” vullnetarėsh, pėr situatėn qė po agravohet atje vetėm pėr shkak tė qėndrimeve tė disa prej figurave qendrore tė saj. Rasti i furtunės mbi dy kryetarė partie nė rrethe vetėm pėr shkak tė qėndrimeve tė tyre ndaj kryetarit, rasti i paprecedent i tė njėjtės deklaratė nga strukturat e partisė pėr tė dy rrethet (gati ekstreme nė kufij me njėri-tjetrin), tregon qartė se sa e rėndė po bėhet situata nė kėtė parti, ku gjithnjė e mė shumė po humb sensi i logjikės demokratike dhe po fiton terren gjuha e forcės. Nuk kisha parė e dėgjuar kurrė njė simpatizant tė kėsaj partie pėr veēse dje, kur nė njė emision tė njohur televiziv, duke iu referuar njė eksponenti tė lartė tė partisė qė kėrkon dorėheqjen e kryetarit, u shpreh me njė gjuhė lufte e plumbash, tė cilėn unė nuk kam ndėrmend ta pėrmend nė respekt tė mijėra e mijėra socialistėve qė nuk mendojnė si ky “taleban”.
A po kthehet PS-ja nė metodat e ish-PD? Nuancat dhe simptomat po duken. Shpresojmė qė politika tė mos jetė si puna e modės, me cikle qė pėrsėriten…

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto