1
zgjedhje nė Ballagat prej 3/8/2009, 22:38
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Pak mė shumė se njė muaj nga zgjedhjet e 28 qershorit, banorėt e komunės sė Ballagatit, nė Lushnjė, do ti drejtohen sot sėrish kutive tė votimit. Kjo pėr shkak se gjatė kėtij procesi elektoral do tė zgjidhet kryetari i ri i Komunės. Zgjedhjet nė kėtė njėsi vendore mbahen pasi qeveria ka shkarkuar nga detyra kandidatin fitues tė 18 shkurtit 2007, Fatos Sharka, tė cilin e ka akuzuar pėr shpėrdorim detyre. Nė 2007-ėn Fatos Sharka fitoi si i pavarur ndaj kandidatėve tė mbėshtetur nga dy forcat e mėdha politike. Nė zgjedhjet e muajit tė ardhshėm nga Partia Demokratike kandidon Serbet Sharka dhe nga Partia Socialiste, Neshat Sharka. Nė votime do tė marrin pjesė 2511 votues, ndėrkohė qė nė 28 qershor PD-ja fitoi me rreth 60 vota mė shumė se PS-ja. Pak ditė mė parė nė kėtė komunė ishte Kryeministri Berisha, i cili inauguroi fillimin e punimeve pėr ndėrtimin e rrugės Ballagat-Peqin, 12 km e gjatė dhe qė kushton 150 milionė lekė tė reja.














